Aksident pranë urës së Milotit/ Plagosen 4 persona, përfundojnë te “Trauma”
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Gjatë pasdites së sotme, zv.ministrja e Punëve të Brendshme, Romina Kuko, e shoqëruar nga Drejtori i Parë i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Kastriot Skënderaj dhe nga zv.drejtori për Sigurinë në DVP Tiranë, Drejtues Dhimitraq Ziu, inspektoi sallën operative të Drejtorisë Vendore të Polcisë Tiranë, në të cilën janë janë instaluar një sërë aplikacionesh në shërbim të qytetarëve, si numri unik 112, Komisariati Dixhital, kamerat e sigurisë, kamerat e turpit të punonëjsve të policisë etj.
Shefi i Sallës Operative Klodian Bilushi, ka bërë një ekspoze të funksioneve që kryhen në këtë sallë, si dhe të punës për përballimin e fluksit të telefonatave dhe raportimeve, qoftë tek numri unik 112, ashtu edhe tek Komisariati Dixhital.
Më tej punonjësja e Komisariatit Dixhital Xhoi Kutrolli, ka shpjeguar mënyrën si funksion marrja e denoncimit dhe gjithë procedurën deri në kthimin e përgjigjes nga punonjësi i policisë, për zgjidhjen e shqetësimit që është raportuar nga qytetari, të cilit i ruhet anonimati.
Zv.ministrja e Brendshme Kuko, ka vlerësuar punën e kryer nga ekipi i sallës operative dhe ka nxitur qytetarët të raportojnë shkeljet e ligjit, pasi në këtë mënyrë, ndihmojnë punën e policisë, parandalojnë ngjarje dhe shpëtojnë jetë.
Nga ana tjetër, Koko tha se nëpërmjet denocimit të shkeljeve të ligjit, bëhen drejtpërsëdrejti kontributorë mjaft të rëndësishëm, partnerë të Policisë së Shtetit, për rritjen e parametrave të rendit e sigurisë.
“Jam këtu për një vizitë inspektimi në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për inspektimin e aplikacionit të Komisariatit Dixhital dhe gjithashtu të 112 – ës dhe kamerave të trupit.
Komisariati dixhital është një aplikacion i cili i jep një përgjigje të shpejtë qytetarëve. Drejtori më informoi se raportimet vazhdojnë të jenë të larta dhe konstante, kështu që nxisim qytetarët që të vazhdojnë ta përdorin këtë aplikacion, sepse Policia do të jetë në një kohë sa më të shpejtë pranë tyre.
Është shumë e rëndësishme që sisteme të tilla të përqafohen nga qytetarët, sepse dhe sot mënyrat e marrjes së informacionit janë të shumëfishta, dhe sigurisht teknologjia është sa më efiçente për të dhënë nje përgjigje”.
Nga ana e tij, Drejtori vendor i Policisë Tiranë Kastriot Skënderaj, ka inkurajuar qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të ligjit tek Komisariati Dixhatal, duke i siguruar për ruajtje të anonimatit dhe reagim në kohë dhe të paanshëm.
“Unë u bëj thirrje qytetarëve që të vazhdojnë ta përdorin aplikacionin e komisariatit dixhital. Për çdo rast të raportimit të tyre, ne do të ruajmë anonimatin dhe do t’u japim zgjidhje në kohë problematikave që ata do të raportojnë”.
Komisariati Dixhital është krijuar në Maj të vitit 2015.
Raportimet ndahen në disa kategori: parkime të gabuara/aksident, korrupsion, ndërtime pa leje, dhunë/armëmbajtje, vjedhje dhe ankesa të ndryshme
Për periudhën Janar ? Shkurt 2018 kanë ardhur rreth 4907 raportime.
Nëpërmjet portalit të Komisariatit Dixhital qytetarë të ndryshëm kanë raportuar informacione të vlefshme për të cilat Policia e Shtetit i ka evidentuar dhe ka bërë të mundur, parandalimin e konfliketeve, arrestime të shpërndarësve të lëndëve narkotike, parandalime të vjedhjeve, kapje të personave që qarkullojnë me armë etj. /CNA.al
Avokati Altin Goxhaj, në një postim në rrjetet sociale, ka p...
E ftuar në emisionin “45 Minuta” në Report TV, deputetja e P...
123 mijë familje, apo rreth 400 mijë persona, jetojnë në kus...
Analisti Fatos Lubonja, në një lidhje telefonike për rubrikë...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, zh...
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, është e ftuar n...
Në një deklaratë për mediet, ministri i Bujqësisë, Niko Pele...
Pas sulmit terrorist kundër ambasadës amerikane, në Malin e ...
Kryeprokurorja Arta Marku ka zhvilluar ditën e sotme një viz...
Deputetët e Bashës me deklaratat e tyre vijojnë të tërheqin ...
Kryetari i partisë “ZGJIDHJA”, Koço Kokëdhima në një postim ...
Kreu i Grupit parlamentar të LSI –së, Petrit Vasili, gjatë s...
Konferenca e Kryetarëve ditën e sotme ka miratuar kërkesën e...
Ndërkohë që në seancën plenare po fliste kryeministri Rama, ...
Kreu i grupit parlamentar të PS –së, Taulant Balla, ka reagu...
Kreu i PD –së Lulzim ka kërkuar që të tregohet skema se si u...
Ish Kryeministri Sali Berisha ka qenë i ashpër sot në Kuvend...
Pasi u zhvilluan dy interpelanca me ministren e Arsimit, Lin...
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla u thirr sot në interpela...
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla është thirrur sot në nj...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...