Ndarje të Kosovës?/ Haradinaj kundër Ramës e Thaçit:Çmenduri...
Shefi i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dalë kundë...
Autoritetet në Prishtinë nuk po arrijnë të sigurojnë informatat nga Beogradi në lidhje me zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviçit.
Katër kërkesa, në formë të shkruar, i janë nisur Qeverisë së Serbisë nga Ministria e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, por asnjë prej tyre nuk është kthyer në Prishtinë me përgjigjet në lidhje me informatat që u janë kërkuar autoriteteve serbe.
Qeveria e Kosovës, sipas ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri është shumë e interesuar që autori apo autorët e kësaj vepre kriminale të dalin para drejtësisë.
Oliver Ivanoviq, ishte qëlluar për vdekje më 16 janar, para selisë së partisë së tij në Mitrovicën Veriore. Ai ishte lider i Iniciativës qytetare ?Liria, Demokracia dhe Drejtësia?.
Ai ishte qytetar i Kosovës, por kishte edhe shtetësinë e Serbisë, andaj ishte paralajmëruar që hetimet të përfshijnë edhe shkëmbimin e informatave ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Por, sipas ministrit Tahiri, autoritet serbe deri më tani nuk kanë kthyer asnjë përgjigje nga katër shkresat sa kanë dërguar autoritetet e Kosovës në adresë të Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë.
?Gjatë kësaj jave ne do të dërgojmë edhe një kërkesë tek autoritet serbe në Beograd, përmes së cilës do të kërkojmë të na bëjnë të ditur statusin e këtyre katër kërkesave. Do të thotë se ku janë. A kanë vullnet të na përgjigjen në to apo si qëndron puna?, tha Tahiri për Radion Evropa e Lirë.
Institucionet e Republikës se Kosovës, nënvizoi Tahiri, kanë vullnet që të bashkëpunojnë me palën serbe në Beograd, sa i përket zbardhjes së vrasjes së politikanit serb.
Ministria e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, tha Tahiri, i është përgjigjur Ministrisë së Drejtësisë në Beograd, në secilën kërkesë që ka dërguar.
?Ne jemi jashtëzakonisht të interesuar që kryesit e kësaj vepre t?i nxjerrim sa më parë para drejtësisë. Kemi bërë progres jashtëzakonisht të madh në këtë drejtim. Ne kemi vullnetin që të bashkëpunojmë edhe me palën serbe, me Qeverinë e Beogradit, në rast se kanë mundësi të na ndihmojnë çfarëdo prove, që kryesit e kësaj vepre t?i nxjerrim para drejtësisë?, tha Tahiri.
Të shtunën, me urdhër të prokurorit të rastit, autoritetet kompetente kanë arrestuar dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës të nacionalitetit serb, në Mitrovicën e Veriut.
Besim Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës në rajonin Mitrovicës së Veriut, tha për Radion Evropa e Lirë se ata janë arrestuar dhe suspenduar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale manipulim me prova.
?Prokurorët kanë ngritur dyshime për dëmtime të mundshme të provave të vendit të ngjarjes. Për shkak të mossigurimit si duhet të vendit të ngjarjes. Mbi këtë bazë janë arrestuar dy zyrtarë policorë dhe janë suspenduar për 48 orë?, tha Hoti.
Ndryshe, edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, që është mbajtur më 7 shkurt, është diskutuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se gjendja e sigurisë në Kosovë është kërcënim edhe për rajonin derisa, ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku, duke iu referuar vrasjes së Ivanoviqit ka thënë se autoritetet kosovare nuk do të lënë gur pa lëkundur derisa përgjegjësit të vendosen para drejtësisë.
Shefi i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dalë kundë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka bërë një deklarat...
Një avion me 71 pasagjerë i nisur nga Rusia, raportohet të j...
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh krye...
Ngjarjet e vitit të kaluar kanë marrë kthesa të papritura. E...
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është duke e shq...
Kur ka kaluar veç një javë, nga sulmi me përmbajtje raciste ...
Ministria e Jashtme e Rusisë ka bërë thirrje që të respektoh...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar me anë të rrje...
Strategjia për Zgjerimin e Vendeve të Ballkanit Perëndimor, ...
Komisioni Evropian po raporton sot për funksionimin e regjim...
Gjermania mbështet me ndihma financiare azilantët që duan të...
Uragani “Maria” kërcënon rrezikshëm Puerto Rikon.Uragani i k...
Projektligji 700 miliardë dollarësh, i politikës së mbrojtje...
Në një konferencë të zhvilluar në Lima të Perusë, konspirati...
Ka nisur zyrtarisht edicioni i 184 i Oktoberfest në Mynih të...
Fotografia e një princeshe të Persisë në vitet 1900 ka bërë ...
Dukesha e Anglisë, Kate Midelton është detyruar të zbulojë s...
Në një intervistë për mediat e huaja, Michelle Obama ka folu...
Një peticion i krijuar me qëllim shpalljen e George Soros si...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...