Vrasja e politikanit serb në Mitrovicë/ Vuçiç: Kemi një imazh por nuk do të flas
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka bërë një deklarat...
Shefi i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dalë kundër idesë për ndarje të Kosovës. Avni Arifi ka thënë se Kryeministri s?është pjesë e asnjë bisede apo marrëveshje për ndarjen e Kosovës. Ka thënë se është qëllimkeqe, e pavërtetë dhe çmenduri të thuhet se Haradinaj është pjesë e skenarëve të tilla. Sidoqoftë, në skenarin e ndryshimit të kufijve të Ballkanit janë përfshirë përpos Hashim Thaçit, edhe Edi Rama dhe Ali Ahmeti.
Ramush Haradinaj e ka bërë të qartë pozicionin e tij në raport me temën e shkëmbimit të territoreve me Serbinë. Këshilltari i Kryeministrit, Avni Arifi, ka thënë se Shefi i Qeverisë asnjëherë s?ka qenë pjesë e bisedimeve të tilla. Madje, ka thënë se janë të pavërteta, qëllimkëqija dhe çmenduri të mendohet përfshirja e Haradinajt në skenarë të tilla.
?Kushdo që thotë apo dyshon që Ramush Haradinaj është pjesë e çfarëdo bisedimesh apo marrëveshjesh për ndarjen e Kosovës janë të pavërtetë dhe qëllimkeqe dhe i çmendur?, ka thënë Arifi, për Express, të dielën.
Sipas Shefit të Delegacionit të Kosovës në bisedime me Serbinë, idetë e Beogradit në 20 vitet e fundit vazhdimisht kanë qenë të tilla. Por, ka thënë se nëse dëshirojnë të ndajnë Serbinë, atëherë, është punë e tyre dhe mund ta bëjnë një gjë të tillë.
?E kuptojmë idetë nga Beogradi. Në 20 vite e fundit kurrë ide të mirë për rajonin nuk kanë pasur. Pra, as kjo ideja e fundit e tyre për shkëmbim territoreve. Nëse ata dëshirojnë të ndajnë Serbinë është problem i tyre por Kosova s?ka tokë me dhanë dhe as me shkëmbye?, ka shtuar ai.
Ndërkohë, gazetari Berat Buzhala ka shkruar se Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Ali Ahmetikanë biseduar për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Ka sqaruar se një skenar i tillë do të vlejë vetëm për ndryshimin e kufijve të Kosovës por jo edhe të vendeve tjera ballkanike.
?Presidenti Thaçi, Kryeministri Rama dhe Kryetari i BDI?se Ali Ahmeti, kane biseduar ne Tirane për ndarjen e Kosovës, per vizatimin e kufijve ne Ballkan, e per idiotesi te tilla te ngjashme. Nje gjë e tille, nje skenar i tille, nuk do te ndryshoje kufijte a as nje shteti, perveç kufijve te Kosovës?, ka shkruar Buzhala, në një postim në Fb, duke cituar edhe Zëvendëskryeministrin e Austrisë, i cili ka propozuar një autonomi për Veriun e Kosovës.
Express ka raportuar të premten mbrëma se klasa udhëheqëse në Kosovë, nën orkestrimin e Presidentit Hashim Thaçi, pasi dështoi ta zhbëjë Tribunalin Special, e ka filluar një aventure të re, po aq të rrezikshme, po ashtu të dyshimtë: ndarjen e Kosovës me Republikën e Serbisë. Kuptohet, kjo ide fillimisht do të provohet të kontrabandohet në opinion si këmbim i territoreve.
Në Presidencë kanë thënë se është herët të flitet për përmbajtjen e marrëveshjes që do të arrihet me Serbinë. Madje, kanë thënë se në këtë fazë edhe ideja e shkëmbimit të territoreve është vetëm spekulim.
Edhe Ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, ka thënë se ndryshimi i kufijve s?mund të bëhet pa tragjedi dhe humbje të jetëve të njerëzve. Ka thënë se ndryshimi i kufijëve apo shkëmbimi i territoreve pashmangshëm sjell edhe luftëra të reja dhe po propozohet nga aventurierë politikë.
Në të njëjtën frymë, për të njëjtin skenar, është shprehur ditë më parë edhe Aleksander Vulin, Ministër i Mbrojtjes së Serbisë. Ai ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi, “nuk është duke dhënë rezultate, andaj duhet të kërkohet një marrëveshje për ndarjen e Kosovës”.
Sidoqoftë, ndërkombëtarët besojnë që në këtë lojë është i përfshirë edhe Kryeministri Edi Rama, duke shfrytëzuar kontaktet e tij direkte me Presidentin serb Vucic. Një gjë e tillë, një komunikim i tillë, direkt me Tiranën vazhdimisht ka qenë edhe pjesë e strategjisë serbe. Edhe gjatë kohës kur në Serbi ka qanë në pushtet Sllobodan Milloshevic ka ekzistuar ideja që për Kosovën të bisedohet vetëm me Shqipërinë – kuptohet për ta ndarë Kosovën.
Kosova dhe Serbia kanë mbajtur tri raunde bisedimesh prej vitit 1999. Në kohën e luftës ishte organizuar Konferenca e Rambouillet për marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dokumenti ishte nënshkruar vetëm prej palës kosovare derisa serbët kishin refuzuar duke i hapur kështu rrugë bombardimit 78 ditor të NATO?s mbi caqet ushtarake e policore serbe.
Pasluftës, kishte nisur edhe një proces negociator, ku ishte caktuar Vjena si vend ku takoheshin kosovarët dhe serbët. Marti Ahtisaari ishte caktuar ndërmjetës kryesor duke propozuar pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën.
Një proces i tretë dialogues ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur në vitin 2010 me ndërmjetësim të Brukselit dhe mbikëqyrje të SHBA?së. Ende nuk ka një rezultat final prej këtij procesi./zeri
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka bërë një deklarat...
Një avion me 71 pasagjerë i nisur nga Rusia, raportohet të j...
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh krye...
Ngjarjet e vitit të kaluar kanë marrë kthesa të papritura. E...
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është duke e shq...
Kur ka kaluar veç një javë, nga sulmi me përmbajtje raciste ...
Ministria e Jashtme e Rusisë ka bërë thirrje që të respektoh...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar me anë të rrje...
Strategjia për Zgjerimin e Vendeve të Ballkanit Perëndimor, ...
Komisioni Evropian po raporton sot për funksionimin e regjim...
Gjermania mbështet me ndihma financiare azilantët që duan të...
Uragani “Maria” kërcënon rrezikshëm Puerto Rikon.Uragani i k...
Projektligji 700 miliardë dollarësh, i politikës së mbrojtje...
Në një konferencë të zhvilluar në Lima të Perusë, konspirati...
Ka nisur zyrtarisht edicioni i 184 i Oktoberfest në Mynih të...
Fotografia e një princeshe të Persisë në vitet 1900 ka bërë ...
Dukesha e Anglisë, Kate Midelton është detyruar të zbulojë s...
Në një intervistë për mediat e huaja, Michelle Obama ka folu...
Një peticion i krijuar me qëllim shpalljen e George Soros si...
Një djalë i ri adoleshent transgjinor ka kryer vetëvrasje pa...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...