"Një çoban e denoncoi"/ Si ra policia e Korçës në gjurmët e autorit të vrasjes së efektivit
Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje me emisionin Opinion...
Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje me emisionin Opinion...
Gazetarja Eni Vasili prej disa ditësh ka filluar të hedhë akuza të forta ndaj një kaste gazetarësh që i quan ?gjobaxhinj?, një betejë që kërkon ti japë dhe tone feministe, por pak e vonuar për Enin. Gjithsesi, është e mirëpritur jo vetëm në opinion por dhe nga kolegët për të vërtetat e saj të pamohueshme.
?Gjobaxhinjtë? janë të rracave dhe llojeve të ndryshme, funksionojnë në mënyra të ndryshme. Fillojnë te Fari Balliu dhe nuk mbarojnë te debatuesit e Lulit.
Problemi nuk fillon te gazetarët, problemi i medias në fakt nuk janë këta të fundit, sepse disa ?gjobaxhinj? me jetë luksoze dhe me rrogë disa mijëra euro janë një pikë uji në kazanin mediatik që zien me drutë e paguara nga pronarët.
Pra, problemi janë fillimisht botuesit dhe pronarët e medieve. Një sekt i korruptuar që po goditet shpesh, të cilit i shërben ndoshta edhe Eni.
Por, le të kthehemi te debati i saj dhe përgjigja që i ka dhënë së fundi njërit prej atyre që ka tjetër stil. ?Gjobaxhi? ose jo, shërbëtori i përlyer dhe i mirëpaguar, pa asnjë diskutim.
Mjafton të kujtojmë Lelën kur shërbente te MAPO e Henri Çilit dhe bërtiste në televizione për reformat e qeverisë dhe ligjin për arsimin e lartë, ky ?parimor? në shërbim të Edi Ramës sepse ashtu i interesonte Çilit, i cili edhe e paguante me mijëra euro. Pasi nuk i duhej më ai e hoqi. Tani ka hapur një media periferike që ka klikime në muaj aq sa ne kemi në një apo dy ditë dhe që thjeshtë shërben për ndonjë foto të shëmtuar editoriali, i cili brenda s?ka asgjë.
Eni Vasili thotë se e ka paguar Lelën të flasë në studion e hapur. Në fakt për këtë fajin e ka vetë. Shikoni audiencën e Top Story të raportuar dhjetëra herë në media, kur është Lela ?shkëlqimi? për dështim është i garantuar.
Shpesh ne e kemi quajtur kamarierin që një ditë u shfaq në Shqipëri si analist, i mirëpaguar nga një klientelë e qeverisë së PD dje, më pas e Ramës dhe sot është futur në sqetullën e bizneseve pranë Bashës. Sot shtrëngon pallton, që ti duken vithet kur e ke afër, nga frika apo diçka tjetër, kjo ngelet për tu provuar. Megjithëse, ndoshta mirë bën që ka edhe frikë.
Sa për portalin, Eni bën mirë të mos ja përmendë emrin, sepse thjeshtë do ti ngrinte audiencën dhe do ti bënte reklamë periferisë së dështuar mediatike, ku disa audio përgjime të disa muajve më parë, kërkoi ti shiste si lajme ekskluzive. Shpenzoi shumë dhe dështoi me sukses, prandaj ai do të bënte gjithçka për pak reklamë.
Megjithëse kamarieri i kthyer në gazetar, që nuk i mbahet mend puna e fundit në gazetari, çfarë nuk do të jepte që të përmendej produkti i dalë prej duarve të tij, financuar nga klientela e Lulzim Bashës apo paratë e paguara nga shembja e pallatit në Vlorë, që dalin nga xhepat e shqiptarëve.
Një përgjigje për Enin dhe një sqarim për publikun me fakte konkrete.
Kulla, ku ka zyrat pseudo-opozitari, i ka qeratë nga 20-40 euro për metër katërore. Por, le të marrim një mesatare prej 30 euro. Ai ka një sipërfaqe rreth 50-60 metër katërore, pra qeraja varion nga 1500-1800 euro, afërsisht sa rrogat e tre apo katër gazetarëve, e gjithë shpenzimet e tjera të nevojshme. E nëse do i bashkonim të gjitha, vetëm qera dhe staf janë rreth 4 mijë euro në muaj, për një media të pajoshur, siç e quan Vasili.
Në rast se shtojmë rrogën e majme të Lelës, kostot rriten së tepërmi dhe nuk mund të bësh media opozitare nën luksin e klientelës oligarke të Lulzim Bashës.
Në fund le të shohim portalin, ka thjeshtë dhe vetëm dy reklama që vijnë drejtpërdrejt nga qeveria dhe një nga ortakëria e Olsi Ramës me një biznesmen të rëndësishëm.
Pra, Lela, e dashur Eni, nuk financohet vetëm nga klientela e Lulzimit, apo ndonjë biznesmen që një ditë u gdhi deputet qesharak. Ai financohet edhe nga qeveria dhe klientela e kryeministrit Rama, apo dhe vetë vëllai i tij.
Lela sot po shijon frytet e marrëveshjes së 18 majit, në zyra luksoze dhe me reklama të Edi Ramës, në një portal që të mbijetojë ndoshta edhe 100 vjet pa asnjë mbivlerësim në distancë, nuk do ta arrijë dot kurrë qoftë audiencën e emisionit të fundit ?Studio e Hapur? të debatit të Lubonjës me Bashën.
Lela me shokë janë ata që i duhen disa ?maçokëve? në biznes dhe politikanëve të dështuar si Lulzim Basha. Të mirëpaguar, me makina luksoze, me zyra luksoze dhe në fund bëjnë dhe moral, kur në gazetari ata janë ?imoraliteti?./ Elvi Fundo-CNA.al
Ajo është konsideruar si një ndër lojtaret më të forta të “B...
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policis...
Hermesi është kthyer tashmë prej kohësh në një personazh mja...
Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në Elba...
25 familje, të cilat banojnë në pallatin 10-katesh në lagjen...
Policia ka ndaluar një shtetas i cili ka thyer masën e sigur...
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka njoftuar se...
Gazetarja Eni Vasili i ka kthyer përgjigje Alfred Lelës, për...
Mjekët e Spitalit Amerikan: Në shtim rastet edhe tek 20-30 v...
Persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur banesën e ...
Kylie Jenner është bërë nënë më 1 shkurt. Ajo u ka kërkuar f...
Ministria e Mbrojtjes jep informacion për situatën e përmbyt...
Revista e njohur gjermane «Stern» shkruan në një reportazh t...
Banka e Shqipërisë ka lajmëruar emetimin e një kartëmonedhë ...
Dashi 21. mars – 20. prillKëtë jave çdo gjë do jete e bukur ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Moti sot dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në...
Kjo është një ditë e shkëlqyer, ku do ju buzëqeshë fati në t...
Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcen, perpara se te martoheshin m...
Sjellja në jetë e një fëmije mund të shkaktoj ankth dhe frik...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...