web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Enver Hoxhaj i kundërpërgjigjet Serbisë/ Pa njohur Kosovën, nuk ka pajtim

4 Shkurt 2018, 21:45, Aktualitet CNA

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratave të bëra nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili tha se nuk ka shanse që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Në reagimin e tij, Hoxhaj është shprehur se dikursi politik që po përdor Serbia, po vë në rrezik dialogun Prishtinë-Beograd, ndërsa shtoi se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk mund të normalizohen pa anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, ashtu siç edhe pajtimi mes popujve është i pamundur pa njohjen e ndërsjellët mes Kosovës dhe Serbisë.

?Diskursi destruktiv i liderëve të Serbisë, dëmton dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE-ja. Marrëdhëniet mes dy shteteve nuk mund të normalizohen pa anëtarësimin tonë në OKB, ashtu siç nuk mund të ndodh pajtimi mes popujve pa njohjen e ndërsjellët?, është shprehur Hoxhaj. /CNA.al





Lajmet e fundit nga