Protesta, "mollë sherri" në Konferencën e Kryetarëve/ Zhupa-mazhorancës: Po fabrikoni prova
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një analizë të situatës së fundit në skenën politike shqiptare, ndërsa ka reaguar edhe në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar ditën e djeshme mes Kryeprokurores Arta Marku dhe ministrit të Brendshëm, fatmir Xhafaj.
Sipas Ngjelës, tani mund të thuhet se Reforma në Drejtësi u vendos në shinat normale ku do të ecë e sigurt, sepse dje u gjet formula për të eliminuar bllokimin e saj.
Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se Koncepti amerikan i garancisë në teknikën legjislative, po triumfon dhe se Prokurorja e Përgjithshme e dha provën e dytë të madhe që është me ligjin – dhe, me shqiptarët e për shqiptarët.
Postimi i plotë:
Koncepti amerikan i garancisë në teknikën legjislative, po triumfon.
Prokuroria e Përgjithshme merr përsipër që të krijojë Seksione të Posaçme të përkohshme, në Prokurorinë për Krime të Rënda dhe në Prokuroritë e Rretheve gjyqësore, Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Vlorë, Fier, Korçë, Gjirokastër, Lezhë.
Dhe kjo strukturë do të funksionojë normalisht kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar deri sa të formohet SPAK-u.
l.Tani mund të thuhet se Reforma në Drejtësi u vendos në shinat normale ku do të ecë e sigurt, sepse dje u gjet formula për të eliminuar bllokimin e saj.
Korrupsioni i lartë është në panik, se Prokurorja e Përgjithshme dhe Këshilli i Prokurorisë krijuan apendiksin e ri në strukturën e prokurorisë me prokurorë të rinj specialë në hetimin e korrupsionit shtetëror shqiptar, derisa të krijohet SPAK-u.
Të gjithë prokurorët e korruptuar dolën jashtë karakterit special të prokurorisë.
Në funksion të kësaj:
Prokurorja e Përgjithshme dhe ministri i Brendshëm nënshkruan protokollin e tyre të parë të rëndësishëm. Kurse ambasadori amerikan, Donald Lu, u takua gjithashtu dje gjatë me kryeministrin shqiptar në zyrën e këtij fundit.
Gjithçka kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Prokurorja e Përgjithshme e dha provën e dytë të madhe që është me ligjin – dhe, me shqiptarët e për shqiptarët.
Që nga viti 1924; kjo është zonja e fortë që shenjat janë se do të hyjë në historinë e Shqipërisë si inisiatorja e vendosjes së drejtësisë. Dhe kjo nuk është pak për karierën individuale të një personaliteti shtetëror. Në fakt, shqiptarët kanë mëse një shekull që po e prisni një individ të tillë.
II. Tabloja e krimit në Shqipëri është një rrjedhojë direkte e kulturës së papërgjegjshmërisë në qeverisjet shqiptare. Kjo lloj kulture antiligj e qeverisjeve shqiptare ka krijuar në Shqipërinë njëqind vjeçare korrupsionin kryeministror, i cili në fakt kërkon tani që të likuidohet nga skena e sundimit të tij më anë të Reformës në Drejtësi.
Nga të gjithë eruditët shqiptarë që sigurisht se e njohin qartë këtë kulturë sunduese në Shqipëri, ka pasur mosbesim logjik për vetë Reformën, brenda pyetjes: si mund ta kryejnë një reformë antikrim ata të cilët i kap kjo Reformë?
Në fakt, kjo ka qenë arsyeja bazë e skepticizmit të përgjitshëm në Shqipëri.
Sigurisht që pyetja është e drejtë edhe logjika është e saktë; por ajo që kapërcehet në këtë rast logjik është fakti i politikës si natyrë. E pra, kjo po ndodh dhe do të ndodhë se është brenda natyrës dhe filozofisë së politikës.
Cila është kjo natyrë?
Është arsyeja e frikës. Na duhet të kujtohemi në këtë rast se arsyeja e frikës operon me një pragmatizëm invers: midis dy të këqijave zgjedh të keqen më të vogël. Sepse, në rast se nuk operon kështu, vetë individi shkon në shkatërrim.
Po në Shqipëri sot, kush e sjell politikën e lartë të individëve në pushtet qeverisës që ta pranojnë Reformën në Drejtësi si të keqen më të vogël të tyre?
Politika amerikane.
Megjithatë të tremburit bënë çmos që të bllokonin Reformën, dhe deri tani e kanë bllokuar. Por dje u gjet dhe zgjidhja që u nënshkrua nga ministri i Brendshëm dhe Prokurorja e Përgjithshme. Të dy e kanë treguar më fakte që janë të palëkundur për Reformën ; atëherë duhet të pranojmë se tani gjithçka është e zgjidhur.
Reforma nuk pengohet se, në funksion të frikës, krijimi dhe funksionimi i SPAK-ut është frikë më e vogël nga skema e re e Prokurores dhe ministrit të Brendshëm.
Për këtë arsye tani gjithçka është e sigurt që do të miratohet, sepse në funksion të luftës kundër korrupsionit akuza aktuale shqiptare dhe mbështetja e Policisë së Shtetit nuk ka më asnjë pengesë.
Koha hyri më në fund në hullinë e vet konkretë të luftës për drejtësinë shqiptare dhe kundër krimit abuzues të pushtetarëve.
Po, a do të ketë reaksion nga arradha e korrupsionit me pushtet. Po, do të ketë, por asgjë nuk do të bëjë dot. Në këtë luftë fiton ai që ka policinë me vete.
Koha për drejtësinë shqiptare, duket se ka mbërritur me akte konkrete, më në fund./ CNA.al
Në një lidhje telefonike për Report TV, shefi i Emergjencave...
Këshilltari i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të T...
1- Dekadenca dhe korrupsioniDikur ishte Perandoria Romake, e...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, njëkohësish...
Një tjetër denoncim është bërë pasditen e sotme nga ish-krye...
Gazetari i kronikës, Artan Hoxha thotë se është e pamundur q...
Një grua ka rënë pre e grabitësve në qytetin e Fierit, pasdi...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar denoncimin e një...
Çështja e bisedimeve me Greqinë mbetet temë e nxehtë e polit...
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me autorin e vrasjes...
Një elektricist ka humbur jetën në fshatin Rragan, Tropojë.T...
Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Burimas, ku ...
Grabitja e bankave nuk është një fenomen i ri, por është shq...
Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi ka bërë thirrje për të gj...
Në një postim në rrjetet sociale, ZGJIDHJA ka publikuar një ...
Gazetari i kronikës, Artan Hoxha ka dhënë të tjera detaje në...
Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, për herë të...
Një pemë është rrëzuar pasditen e sotme te Komuna e Parisit,...
Mbi 2500 autobusë me protestuesë pritet të zbarkojnë në Athi...
Gazetari i kronikës, Artan Hoxha ka zbuluar të tjera detaje ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...