web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasja e Kasmit/ Artan Hoxha: Ja pse Meshini u largua nga vendngjarja

3 Shkurt 2018, 17:36, Aktualitet CNA

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha ka dhënë të tjera detaje në lidhje me Mario Meshini, i shoqëruari I parë në polici pas vrasjes së Devi Kasmit disa ditë më parë në Tiranë.

I ftuar në emisionin ?Kjo Javë? të gazetares Nisida Tufa, Hoxha tha se Meshini dhe viktima Devi Kasmi ishin miq të ngushtë dhe në momentin e vrasjes ai do të takohej me të.

Sipas gazetarit Hoxha, Meshini shkoi të darkonte menjëherë pas ngjarjes pasi e dashura e tij kishte ditëlindjen.

Hoxha tha se ?E vërteta është se Mario Meshini njoftoi menjëherë bashkëshorten e Kasmit. Policia e akuzon pse ka lëvizur nga vendi i ngjarjes, pse nuk ka shkuar në polici,

Autori i ka drejtuar pistoletën, dhe kur iu drejtua armën ka ngritur duart lart. Ai ka patur ditëlindjen e të dashurës së vet, dhe rreth 1 orë pas ngajrjes, ka shkuar te e dashura e tij. Dhe të afërt të tij ,e kanë çuar sërish në banesë sepse kishin frikë se nuk dinin kush ishte autori,? tha Hoxha./ CNA.al





Lajmet e fundit nga