PS “ndez motorrët” për zgjedhjet lokale/ Riorganizon degët në Tiranë, ja lëvizjet
Partia Socialiste mesa duket po “ndez motorrët” për zgjedhje...
*Majtas e djathtas rrugët dhe rrugicat mbajnë emra vrasësish. Po të vazhdosh të ecësh mbi këto rrugë, pas pak do çmendesh. Ik. Ik e mos u duk. Mozaiku kriminal ta mpin trurin. Nuk jetohet në këtë vend me këtë shesh e këtë simbol. Ik nga kurvizmi kriminal propagandistik, ik nga syt këmbët. Në bulevard ta err shikimin varri i kurvit. “Është vepër arkitektonike”, “dëshmi historike,” “brezat e ardhshëm duhet të dinë çfarë ka ndodhur”, janë gënjeshtra trashanike për të mos i lënë shqiptarët t’i largohen kurvizmit. Ik o ik. Ik si zhapik duke u zvarritur. Si kunadhe duke u fshehur. Si gjarpër duke u përdredhur. Vetëm ik. Sheshi tek Pazari i ri mban emrin e një vrasësi me pagesë që e mbajnë për dëshmor. Ik-ik-ik, dhe kurrë mos u kthe. Krim në familje. Deputetë vrasës. Aleanca parlamentare pa asnjë lidhje me preferencat e elektoratit. Sajesa, shpifje, intriga. Me të tilla dhe të tjera gazetat ta mbushin ballin me djersë dhe trupin me mornica.
Mos humb kohë me gazeta. Ik. Ti duke u ngjitur, ai duke zbritur, këmbehesh nëpër shkallë me një sigurimist që të sheh vëngër sikur i ke vra babën. Një kat më lart banon një ish-komandant burgu të cilit po t’i thuash se Sigurimi ishte kriminal, të vret. Të hysh në Fejsbuk shesh tmerre dhe turpe që kapërxejnë çdo përfytyrim. Femra në kërkim të burrit duke fotografuar veten në një mijë mënyra. Burra-lavire pa asnjë zotësi dhe asnjë talent të cilët në perëndim i ka hedhur sigurimi, burracakë të pështirë që sa më larg të ndodhen aq më trima hiqen. Ik nga këta këllira, ik e mos u duk. Ke plotësisht të drejtë të mos i shohësh plehrat e sotme dhe të shkuara që të serviren nga televizioni.
Nuk durohen. Ik nga kokën këmbët. Janë të gjitha propagandë. Barkaz a me kurriz, duke u përplasur a duke u rrokullisur, duke thyer brinjë e duke u gjakosur, vetëm ik. Kurvistat më të ndyrë kanë bërë vilat më të mëdha. Kalamajtë i kanë çuar me studime jashtë nëpër universitete të shtrenjta. Vetë mbajnë postet kyçe të rendit, të drejtësisë, të gjithave. Ik, ik, ik, ik dhe vetëm ik dhe kokën prapa mos e kthe. E ç’të duhen Lugina e Vjosës, Korabi, Cukali, Karavastaja, Tomorri, Devolli, Naimi, Noli, Lasgushi, Kadarea. Ik o budalla, ik. Ik këmbeji kaltërsitë e llogorasë me blozën e Birminghamit, diellin e Myzeqesë me ngricat e Stokholmit, freskun e Thethit me qelbësirat e haleve që do pastrosh. Ik qafën thefsh.
Ik edhe në Etiopi, në Nepal, në Indonezi, në Madakaskar, ik ku të mundësh. Vetëm në Shqipëri mos rri. Vetëm në Shqipëri kurrë mos u kthe. Ik o shqiptar ik. Ik nga kurvizmi. Ik sa më parë, sa më larg. Hiç mos u sëkëlldis se shqiptarët paksohen dhe Shqipëria zvogëlohet. Shqipëria kurrë nuk ka qënë më e vogël se e ka merituar. Shqiptarët nuk kanë qënë kurrë më pak se kanë mundur të jenë. Mos u merakos se pasi të kesh ikur do vijnë t’i pushtojnë vatrat e ngrohta, shtëpitë e gjalla, tokat e begata. Ku kurvizmi u kultivua me aq zell e pasion dhe në atë masë sa tashmë ka infektuar gjithçka, kurrë dhe askend nuk do ta marri malli t’i popullojë vatrat e ftohura, t’i ëmbëlsoje tokat e helmatisura, t’i ngjalli shtëpitë e vdekura./ CNA.al
Partia Socialiste mesa duket po “ndez motorrët” për zgjedhje...
Prokuroria e Elbasanit ka depozituar në gjykatën kërkesën pë...
Nga Mitro Çela*Ulur. Bari në Top Channel. Shijoj kafenë e Pi...
Prej dy ditësh një adoleshente 16-vjeçare nga Elbasani rezul...
Një shtyllë e tensionit të lartë është rrëzuar në zonën e Xh...
Dhjetë mijëra njerëz nga Ballkani Perëndimor punojnë në të z...
Këngëtarja do jetë e ftuara e Ermal Mamaqit në emisionin “Xi...
139 mijë shpendë dimërorë të ujit popullojnë 21 ligatinat sh...
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi një vizitë në Ma...
Nisur nga situata e shtimit të numrit të informacioneve të m...
Një histeri e madhe publike kryesisht nga pseudo-opozitarë s...
Nuk e di kush është këshilltar politik i PD, por di të them ...
Një sasi prej 60 kg kanabis është sekuestruar sot në Berat, ...
Një 24 vjeçar ka pësuar një aksident të rëndë mesditën e sot...
Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar abuzimet me tokat...
Ilaçi Ibuprofen, nëse merret nga vajzat dhe gratë shtatzëna ...
Në mediat rozë para disa javësh qarkulloi me shpejtësi lajmi...
Eni Vasili tashmë do të jetë në transmetim edhe ditën e enjt...
Deri para dy vitesh, Allison Marchesse ishte një mësuese e r...
Ish-kreu i Departamentit të të Përndjekurve Tomor Alizoti ka...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...