Zbardhen të tjera detaje/ Gjenden 3 armë në stanin ku fshihej Braçellari
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Një histeri e madhe publike kryesisht nga pseudo-opozitarë shpërtheu disa ditë më parë ndaj ish-ministres së Integrimit, Majlinda Bregu.
Nën varjantin ?gratë urrejnë më shumë gratë? dhe suksesin e tyre, ndaj Zonjës Bregu u ngrit një gënjeshtër e madhe, një mashtrim publik sikur Edi Rama po e shpërblente dhe po i jepte një post të rëndësishëm ndërkombëtar. Gënjeshtër ashtu si dhe ato të mëparshmet, kur u tha se zonja Bregu do të ishte ministre e Edi Ramës, të neveritshme si sulmet dhe akuzat e bëra kohë më parë ndaj saj nga disa figura mediatike, por dhe nga personazhe të opozitës.
Përtej pasqyrës ku shumica e femrave nuk shohin veten dhe duan ta thyejnë se ju shfaqet zonja Bregu, qëndron dhe ndonjë burrë si për shembull Lulzim Basha apo ndonjë bashkëpunëtor i tij, që në këto vite janë marrë më shumë me Majlinden sesa me opozitë. Sot PD do të ishte ndryshe, nëse do të merrej më pak me atë zonjë dhe më shumë me veten.
Shqiptarëve ju mungon opozita sepse është futur në kthetrat e Edi Ramës, PD-së i mungon Majlinda, një ish-deputete energjike, një ish-ministre me raporte të shkëlqyera të siguruara gjatë kohës si ministre e Integrimit.
Por, Majlinda është pasqyra që duhet thyer sepse vuri në lojë ndonjë gazetaruce të pamoralshme, sepse i tha disa herë Bashës në sy se po gabon, sepse lexonte dhe kuptonte politikisht më mirë se sa kryetari i opozitës, sepse nuk bëri kompromis në atë që besonte.
U sulmua dhe vazhdon të sulmohet, të gënjehet dhe abuzohet. Arsyeja duket të jetë diku tjetër ashtu si dhe në rastin e gënjeshtrës më të fundit që u tha për të.
Majlinda garon si një intelektuale dhe profesioniste nga Shqipëria në një institucion ndërkombëtar dhe aty ku po shkon zonja Bregu nuk të çon dot qeveria, por është një garë që zhvillohet në institucionet ndërkombëtare në Bruksel. Ajo po shkon vetë me CV-në dhe eksperiencën e saj, nuk e rekomandon dhe nuk e çon dot Edi Rama, për më tepër sa më shumë diversion apo mbështetje të bëjë qeveria apo PD-ja aq më shumë punë i prish.
Në këtë rast të gjitha palët duhej të ishin bashkë me Majlindën, që në atë institucion të shkonte si një shqiptare e mirë, si një zonjë intelektuale me të gjitha kapacitetet për të qënë pjesë e institucioneve ndërkombëtare. Por kjo nuk ndodhi, atë e sulmuan.
Majko ka shkuar si një kandidaturë e propozuar nga Berisha përpara disa vitesh për një post në OKB, askush nuk e sulmoi Majkon në atë kohë, ajo ishte një garë e tij, por rekomandimin ja dha Berisha.
Të gjithë do të donim të kishim një ish-ministër në një institucion ndërkombëtar, ashtu siç të gjithë duhet të duam që ish-ministrja e Integrimit të ishte në një institucion me peshë.
Majko ishte një kandidaturë e propozuar nga Berisha dhe nuk u sulmua nga askush, ndërsa pasqyrës së Majlindës po i qëllojnë me gurë për ta thyer, megjithëse po shkon e vetme duke tentuar të hedhë një hap të rëndësishëm, jo vetëm për karrierën e saj, por një hap që do bënte krenar çdo shqiptarë për peshën në një institucion prestigjoz dhe zonja Bregu do të ishte një ambasdadore e shkëlqyer për imazhin tonë.
Ndërkohë shume gazetarë, një pjesë të llumit të opozitës, për xhelozinë e Bashës dhe të familjarëve të tij ajo është pasqyra që duhet thyer.
Por në fakt ka edhe pak kohë që të ndalet histeria, shpifjet dhe lumi i mashtrimeve. Është momenti kur Shqipëria ka një garë dhe nuk e ka vetëm Majlinda. Është momenti që të gjitha palët duhet të lobojnë me çdo mjet dhe mënyrë që pozicionin që sot e mban një serb ta marrë një zonjë shqiptare. Të lobojnë fort përtej inateve, mllefeve apo xhelozive sepse është një betejë që rrit imazhin e Shqipërisë dhe vlerat e saj përballë ndërkombëtarëve, gjithmonë skeptikë ndaj nesh.
Ne kemi një kapacitet me vlera të padiskutueshme dhe atë duhet ta shfrytëzojmë si avantazh për të mirën e Shqipërisë, jo të marrim gurët dhe ti biem e ta thyejmë. Në fund po të mos zgjidhet zonja Bregu ajo thjeshtë do të humbë një garë, por Shqipëria do të humbte zërin e saj dhe përfaqësimin në një institucion të rëndësishëm ndërkombëtar. Prandaj gurët nuk thyejnë vetëm pasqyrën ku të mllefosurit shohin zonjën Bregu.
Dje denjësisht Berisha nuk e lejoi të ndodhë një gjë e tillë dhe doli në krah të Pandeli Majkos, sot kur Bregu po shkon e vetme në një garë, fatkeqësisht po ndodh e kundërta.
Ndonjë kokë e nxehtë dhe inat i tepruar ndoshta e ndihmojnë më tepër dhe i sigurojnë fitoren në një garë tepër të fortë Majlindës. Në atë moment ndoshta do të lumturohen edhe ata që nuk e duan nëpër këmbë me energjinë dhe mprehtësinë e saj./ CNA.al
Nuk e di kush është këshilltar politik i PD, por di të them ...
Një sasi prej 60 kg kanabis është sekuestruar sot në Berat, ...
Një 24 vjeçar ka pësuar një aksident të rëndë mesditën e sot...
Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar abuzimet me tokat...
Ilaçi Ibuprofen, nëse merret nga vajzat dhe gratë shtatzëna ...
Në mediat rozë para disa javësh qarkulloi me shpejtësi lajmi...
Eni Vasili tashmë do të jetë në transmetim edhe ditën e enjt...
Deri para dy vitesh, Allison Marchesse ishte një mësuese e r...
Ish-kreu i Departamentit të të Përndjekurve Tomor Alizoti ka...
Gjykata franceze dënoi me 15 muaj burg për heroinë Nebi Shah...
E njohur si prezantuese në radio dhe televizion, këngëtare, ...
Në Shqipëri kam ardhur për qejf. S’kam kryer asnjë krim”. Kë...
Fatmir Xhafaj, zyrtarisht është Ministër i Brendshëm, por pr...
Gazmir Moku 43 vjeç, ndërsa teorikisht vuante dënimin prej 3...
Redon Makashi është në grupin e artistëve, që nuk i pëlqen t...
Sherri mes dy të rinjve në Durrës ka përfunduar me plagosje....
Kreu i grupit parlamentar të LSI –së Petrit Vasili ka kërkua...
Një tentativë arratisje nga një i dënuar shqiptar është para...
Policia e Dibrës ka ndërhyrë, duke parandaluar një konflikt...
Me siguri të gjithë e mbani mend videon e famshme ku Kim Kar...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...