web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tërheqja taktike e komandantëve për Gjykatën Speciale

3 Shkurt 2018, 16:57, Aktualitet CNA

“Tërheqje taktike” i ka quajtur deklaratat e sotme të tre ish komandantëve të luftës, përkatësisht presidentit Hashim Thaçi, kryekuvendarit Kadri Veseli dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, gazeta “Zeri”, në një publikim që mban për autore Doruntina Thaçin. Më tej shkrimi vijon:

“Tre liderët politikë në vend përfundimisht janë tërhequr nga iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale që kishte nisur javë më parë e që ishte nënshkruar nga 43 deputetë të Kuvendit të Kosovës.

?Gjykata Speciale nuk mund të shfuqizohet dhe nuk do të shfuqizohet?.

Kjo deklaratë e presidentit Hashim Thaçi bëri të ditur se ai dhe dy liderët tjerë janë tërhequr nga iniciativa për zhbërjen e Speciales.

E menjëherë pas kësaj deklarate u zmbraps nga qëndrimi i tij i prerë për shfuqizimin e Speciales edhe kryeministri Ramush Haradinaj. Në kabinetin e tij qeveritar thonë se Kryeministri ka qenë kundër Gjykatës Speciale para se ajo të formohet dhe se në momentin që është formuar ky ka qenë një fakt i pandryshuar, por në anën tjetër Haradinaj pati deklaruar se do t?i përkrahë deputetët e tij në iniciativën për zhbërje.

?Kryeministri Haradinaj ka pozicionin e tij politik në lidhje me Gjykatën Speciale, i cili është shprehur publikisht edhe gjatë kohës sa ka qenë në opozitë. Por, gjithashtu kryeministri Haradinaj ka obligimet kushtetuese të cilat ndër të tjera janë respektimi i Kuvendit dhe përmbushja e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe e obligimeve që rrjedhin nga to?, thuhet në një përgjigje dhënë gazetës ?Zëri? nga zyra e kryeministrit Haradinaj.

Ndërkohë, kujtojmë se javë më parë një tërheqje ?taktike? ndaj shfuqizimit të Gjykatës Speciale e kishe bërë edhe Kadri Veselim i cili kishte nënshkruar krahas 43 deputetë. Por, pas vendimit të tre liderëve për zmbrapsje nga kjo iniciativë janë tërhequr edhe këta të fundit.

Partia e cila ka qenë më unike dhe që kishe një qëndrim të prerë për shfuqizim të Speciales ishte partia e kryeministrit Haradinaj. Por deputetja e këtij subjekti politik Time Kadrijaj ka deklaruar për gazetën ?Zëri? se do t?i tërheqin nënshkrimet e tyre për zhbërjen e Speciales”.





Lajmet e fundit nga