web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ministrja e Drejtësisë gënjen për ekstradimin e Seitit/ PD zbulon provat 

31 Janar 2018, 13:58, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Demokratike, Ankelejd Alibeaj ka deklaruar se ministrja e Drejtësisë gënjen, kur deklaron se nuk ka qenë në dijeni se financiari i bandës Tahiri-Habilaj po hetohej në Shqipëri.

Në një dalje për mediat, Alibeaj u shpreh se PD disponon provën zyrtare që provon se, Gjonaj ka gënjyer për t?i shërbyer Edi Ramës që të mbyllë dosjen ?Tahiri?.

Ndër të tjera Alibeaj, theksoi se sipas ligjit shqiptar, kur një person ka një proçedim penal në Shqipëri, ekstradimin e tij është i ndaluar.

Alibeaj bëri publik një proçesverbal të mbajtur nga policia për arrestimin e Nazer Seitajt.

Në proçesverbalin e arrestimit të financierit të drogës së Tahirit dhe Habiljave, thuhet se Nazer Seitaj u ndalua për llogari të Prokurorisë së Krimeve të Rënda më 19 Tetor 2017, pas aksionit në Babicë të Vlorës, ku u sekuestruan 4 tonë drogë.

?Ky proçesverbal rrëzon dekaratën e Ministres së Drejtësisë se nuk e dintë që për Nezir Seitajn kishte një çështje penale në Shqipëri.?- u shpreh Alibeaj.

Deklarata e plotë:

Javën e fundit, me urdhër të Edi  Ramës, qeveria kreu një nga aktet më të rënda për prishjen e hetimeve, që përfshijnë Saimir Tahirin në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Nazer Seitaj, financieri i bandës së Saimir Tahirit dhe Habiljave është rrëmbyer nga shteti shqiptar ditën kur pranoi të ishte bashkëpunëtor i Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të rrëfyer milionat e marra nga Saimir Tahiri si përfitim nga trafiku ndërkombëtar i drogës.

Ky është një akt më i rëndë edhe sesa vetë trafiku I d rogës nga Saimir Tahiri. I pari tregon lidhjen e Ministrit të Brendshëm me trafikun e drogës. I dyti tregon sesi I gjithë shteti, Ministria e Drejtësisë, Ministria  e Brendshme, Prokuroria, Drejtoria e Burgjeve,  më urdhrin e Edi Ramës kanë rrëmbyer dëshmitarin e vetëm, kur ai rrezikonte zbërthimin e çështjes ?Tahiri.

Për këtë arsye, Partia Demokratike ka vendosur të thërrasë në një interpelancë urgjente Ministren e Drejtësisë,  Etilda Gjonaj, si përgjegjëse kryesore për ekstradimin e paligjshëm të Nezar Seitajt, financierit të bandës Tahiri-Habilaj.

Ne jemi të bindur se kjo interpelancë urgjente me Ministren e Drejtësisë do t?i shërbejë zbulimit të mëtejshëm të skemës së Edi Ramës për të mbyllur dosjen e përfshirjes së Saimir Tahirit në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Pjesë e skemës është vendimi për të rrëmbyer dhe larguar nga Shqipëria financierin e bandës Tahiri-Habilaj, Nezar Seitaj, i cili është në dijeni të të gjitha parave që Saimir Tahiri ka përfituar nga trafiku i kanabisit drejt Italisë.

Deri para ekstradimit të paligjshëm, Nezar Seitaj, ishte i vetmi anëtar i bandës të Habiljave, që po hetohej nën arrest nga Krimet e Rënda si pjesë e dosjes Tahiri-Habilaj. Pjesa tjetër janë ose në arrest në Itali, osë oficerë policie në arrati me ndihmën e Edi Ramës, ose deputet në Kuvendin e Shqipërisë, nën mbrojtjen e Edi Ramës.

Partia Demokratike disponon provën zyrtare që provon se, për t?i shërbyer Edi Ramës që të mbyllë dosjen ?Tahiri?, Ministrja e Drejtësisë gënjen, kur deklaron se nuk ka qenë në dijeni se financiari i bandës Tahiri-Habilaj po hetohej në Shqipëri. Sipas ligjit shqiptar, kur një person ka një proçedim penal në Shqipëri, ekstradimin e tij është i ndaluar.

Ky është proçesverbali i mbajtur nga policia për arrestimin e Nazer Seitajt.

Në proçesverbalin e arrestimit të financierit të drogës së Tahirit dhe Habiljave, thuhet se Nazer Seitaj u ndalua për llogari të Prokurorisë së Krimeve të Rënda më 19 Tetor 2017, pas aksionit në Babicë të Vlorës, ku u sekuestruan 4 tonë drogë.

Ky proçesverbal rrëzon dekaratën e Ministres së Drejtësisë se nuk e dintë që për Nezir Seitajn kishte një çështje penale në Shqipëri.

Proçesverbali i policisë tregon, gjithashtu, se financieri i bandes Tahiri-Habilaj është arrestuar më 19 dhe jo më 20 tetor, siç deklaron Ministri i Brendshëm, i cili vetë është pjesë kyçe e skemës së Ramës për ekstradimin e dëshmitarit të vetëm të arrestuar që mund të tregonte paratë e drogës së Saimir Tahirit.

Vënia e shtetit me urdhër të Kryeministrit për rrëmbimin e dëshmitarit të vetëm të arrestuar kundër Saimir Tahirit, tregon se në Shqipëri nuk do të ketë drejtësi derisa peshqit e mëdhenj që po shkatërrojnë hetimet për Saimir Tahirin të mbajnë përgjegjësi para ligjit. / CNA.al





Lajmet e fundit nga