KLSH kallëzon penalisht kryetarin e Bashkisë së Kukësit
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë kallëzim penal ndaj krye...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ndodhet në Danimarkë në një vizitë zyrtare, gjatë së cilës zhvilloi një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Danimarkës z. Anders Samuelsen.
Ministrat Bushati dhe Samuelsen diskutuan mbi procesin e integrimit evropian, dinamikën e marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin rajonal dhe çështje të sigurisë evropiane e më gjerë.
Ministri Bushati i shprehu mirënjohjen kolegut Samuelsen për mbështetjen ndër vite të Danimarkës për proceset transformuese demokratike në vendin tonë dhe në procesin e integrimit evropian.
Duke u ndalur tek integrimi evropian, ministrat ndanë mendimin për impaktin transformues që ka politika e zgjerimit në vendet e rajonit të Ballkanit. Ministri Bushati e njohu kolegun e tij me procesin e reformave ne Shqipëri, me fokus reformën në drejtësi dhe progresin e bërë në plotësimin e pesë prioriteteve.
Ministri Samuelsen, duke konfirmuar mbështetjen e Danimarkës për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe duke vlerësuar punën e bërë, u shpreh se Komisioni Evropian është institucioni më i mirë për të vlerësuar progresin dhe se Danimarka do të mbështesë rekomandimin e Komisionit Evropian në raportin e tij për Shqipërinë në muajin prill. Ministri Samuelson shprehu vlerësim për bashkëngjitjen e plotë të Shqipërisë me vendimet e BE-së në politikën e jashtme dhe të sigurisë.
Ministrat diskutuan mbi situatën në rajon. Ministri Samuelsen vlerësoi rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si faktor i qëndrueshëm stabiliteti dhe bashkëpunimi rajonal. Në këtë kontekst, ministrat nënvizuan rëndësinë e forcimit të perspektivës evropiane të rajonit të Ballkanit, përmes një vizioni të qartë dhe gjithpërfshirës në Strategjinë e Zgjerimit që pritet të miratohet së shpejti.
Gjatë takimit, ministrat shkëmbyen mendime per çështjet e sigurisë globale me të cilat po përballet Evropa dhe bota. Ministrat Bushati dhe Samuelsen vlerësuan bashkëpunimin dhe rolin e vendeve te tyre, edhe si vende anëtare të NATO-s, në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, IS, dhe rolin e aktorëve të tretë në krizat rajonale.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi dhe një takim me Nën-Sekretarin e Përhershëm në Kryeministri, z. Michael Starbæk Christensen, gjatë të cilit u diskutuan çështje të bashkëpunimit dypalësh dhe integrimit evropian.
Ministri Bushati zhvilloi gjithashtu një takim me përfaqësues të Komitetit për Çështjet Evropiane dhe të Politikës së Jashtme në Parlamentin e Danimarkës. Gjatë takimit u shkëmbyen mendime në lidhje me perspektiven evropiane të Shqipërisë./ CNA.al
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë kallëzim penal ndaj krye...
Pas kallzimit në prokurori nga ana e Kryeinspektorit të koma...
Një ish punonjëse seksi, ka bërë një rrëfim mbreslënës për “...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ankelejd Alibeaj ka deklarua...
Ka përfunduar seanca gjyqësore për padinë e prokurores Roven...
Whatsapp është një ndër platformat më të sigurta të komuniki...
Në një deklaratë për mediat rreth mesditës së sotme, deputet...
Ajo njihet si trajnerja e fitnessit më seksi dhe provokuese ...
Zv.kryeministrja Senida Mesi ka vizituar Fushë-Arrëzin ku ës...
Angela Martini tashmë ka hequr dorë nga modelimi. Pas celebr...
Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit pasi aku...
Pas sherrit të sotëm në ambientet e Bashkisë së Dibrës, ka r...
Tashmë dihet se kompanitë e ndryshme përpiqen të shesin shër...
Mbledhja e sotme e Komisionit të Jashtëm parlamentar është s...
Të kapësh partnerin duke të të tradhtuar është një nga situa...
Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka reaguar li...
Më shumë se një muaj pasi festoi ditëlindjen e tij të 113, b...
Territori i vendit duke filluar nga sot pasdite do të mbizot...
Revista e famshme “The Vogue” ka konfirmuar se këngëtarja me...
Tre operacione antidrogë janë zhvilluar nga Policia e Tiranë...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...