web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mafia shqiptare hap front të ri “pune” me Italinë

30 Janar 2018, 18:04, Aktualitet CNA

Krimi i organizuar shqiptar ka zbuluar një marifet të ri për të bërë para. Refugjatët e luftës sirianë, por edhe gjithfarë afganësh, marokenësh, jemenasish etj. do të hynë në Shqipëri nga kufiri i gjelbër (Greqi-Shqipëri) kryesisht nga drejtimi i Selanikut për Devoll e Korçë. Më pas bandat e strukturuara kriminale shqiptare do të ?kujdesen? për këto refugjatë për t?i shoqëruar deri në bregdet. Si pikënisje për në Itali do shërbejë zona rreth Vlorës,por edhe ligatinat në jug të Shëngjinit e deri në Kep të Rodonit. Si mjete transporti do përdoren, apo më mirë të shprehemi po përdoren motorskafë, gomone, por me raste edhe trapa shpëtimi prej gome (inflatable rafts), që për shkak të distancës së konsiderueshme nga bregdeti shqiptar në atë italian do të thotë rrezikim serioz i jetës së refugjatëve të mjerë.

Është vërtet ironike, që ?geishat? e Rilindjes mburren me kontributin e anijeve tona patrulluese Orik, Iliria etj. për të shpëtuar jetë refugjatësh poshtë në Egje, ndërsa mafia shqiptare me bekimin dhe ortakllëkun e pushtetarëve po e shndërron Adriatikun në Egje përsa i përket trafikut të refugjatëve. Çfarë shkruam më sipër nuk është fantazi ala Scy-fy por realitet. Ky është një projekt në zhvillim e sipër i krimit të organizuar shqiptar dhe atij transnacional.

Interceptimi nga roja bregdetare malazeze e motopeshkatores italiane ?Erica? me 17 refugjatë, ndër të cilët 4 fëmijë është provë se ky operacion kriminal shumë fitimprurës ka filluar. Të 17 refugjatët e mjerë ishin duke rrezikuar mbytjen mbi një trap prej gome, kur u shpëtuan nga kjo peshkarexhë në veri të grykëdedhjes së Lumit Buna. Trapi me refugjatët ishte nisur nga një zonë mocalore në bregdetin shqiptar. Në këtë operacion të përbashkët të krimit të organizuar shqiptar dhe atij ndërkombëtar ka vetëm një pikëpyetje: Cili është ?referenti? politik i një ?operacioni? kaq fitimprurës dhe njëkohësisht kaq të ndërlikuar dhe problematik për diplomacinë e sklerotizuar të Brukselit? /GJERGJ THANASI/CNA.al





Lajmet e fundit nga