web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Belgjikë/ Dalin para drejtësisë vrasësit e Xhuljano Brahimllarit

30 Janar 2018, 12:50, Aktualitet CNA

Policia belge pas një hetimi të gjatë dhe të vështirë arriti të dërgojë para drejtësisë vrasësit e studentit nga Patosi, 22 vjecarit Xhuljano Brahimllari. Dy vrasësit: Vinsent De Brycker 23 vjec dhe Denis Nikolovska 22 vjec janë studentë si Xhuljano.

Ata akuzohen nga gjykata belge se në natën e 6-7qershorit 2015 kryen vrasje me paramendim në rrethana rënduese duke përdorur maceta (hanxhar). Mbi to rëndon edhe akuza e përdhosjes së kufomës. Dy vrasësit, pasi e vranë viktimën, ia copëtuan me macete trupin.

Xhuljano madje u varros në vendlidje vetëm si trup pa kokë, sepse policia belge nuk arriti të gjente kokën e prerë të të ndjerit./ Gjergj Thanasi





Lajmet e fundit nga