web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kandidatët për KLP/ Altin Hazizaj përjashtohet nga shorti

29 Janar 2018, 13:07, Aktualitet CNA

Nënkomisioni ?ad hoc? për përzgjedhjen e kandidatëve jo gjyqtarë dhe jo prokurorë për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë është mbledhur sot për të miratuar listën e dytë me emrat për t?ia dërguar Kuvendit për miratim.

Altin Hazizaj, një nga kandidatët e Shoqërisë Civile për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, është përjashtuar nga shorti.

Hazizaj ishte kandidat për KLGJ nga radhët shoqërisë civile. Vendimi vjen pas akuzave të PD se Hazizaj prekej nga ligji i dekriminalizimit, pasi kishte fshehur një dënim të hershëm.

Vendimi është marrë me tre vota pro të PS, ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim./ CNA.al





Lajmet e fundit nga