Protesta e 27 janarit/ Këlliçi thirrje ish-të përndjekurve: Bashkohuni!
Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ...
Instituti i Studimeve Politike sapo ka mbyllur në Tiranë një studim mbi dekriminalizimin e institucioneve, ku flitet me shqetësim për zvarritje dhe rezultate të pakëta në zbatimin e këtij procesi.
Gjatë tre viteve të fundit janë larguar nga postet e larta shtetërore vetëm tre persona, ndërsa dhjetra të tjerë kanë arritur ti shmangen penaliteteve të këtij ligji duke vazhduar të qetë karrierën nga një institucion te tjetri. Të dhënat janë pjesë e një studimi mbi dekriminalizimin e institucioneve, të realizuar nga Instituti i Studimeve Politike
Drejtuesi i këtij Instituti Afrim Krasniqi thotë se për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit mungon vullneti politik i partive dhe institucioneve shqiptare dhe duket se ligji u bë vetëm për të kënaqur pritshmëritë e institucioneve ndërkombëtare.
Pasi janë larguar nga Parlamenti ata janë emëruar më poshtë nëpër ministri, prefektura, bashki dhe inspektoriate pa u shkëputur për asnjë ditë nga angazhimet partiake.
Zoti Krasniqi thotë se në mënyrën më paradoksale zyrtarë të ndryshëm janë larguar nga Parlamenti prej dekriminalizimit, por kanë vazhduar karriera politike dhe administrative akoma më të suksesshme.
Studimi vëren se nga nxitimi në përgatitjen e ligjit, rrjeta ka lënë shumë hapësira nga po shpëtojnë shumë prej zyrtarëve të inkriminuar. Aty përdoret si shembull mospërfshirja e rekordeve të policisë zviceriane ku kanë lënë vepra e të dhëna kriminale shumë shqiptarë.
Dekriminalizimi mbetet për një kohë të gjatë një temë e nxehtë debati mes partive politike të cilat shpesh vënë në dyshim akuzat e ndërsjellta për inkriminime te politikanëve të njohur midis tyre.
Zoti Krasniqi thotë se për fat të keq ky ligj po përdoret si gjueti shtrigash dhe mjet presioni ndaj politikanëve të ndryshëm dhe thjesht po i njollos ata pa i dënuar.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është përfshirë herë pas here në debate të ashpra kur ka shqyrtuar kërkesa të prokurorisë për ndërprerje mandati deputetësh me të dhëna kriminale.
Edhe pse këto të dhëna kanë ardhur nga polici të ndryshme evropiane deputetët i kanë vënë në dyshim dhe i kanë hedhur poshtë dhe anëtarët e kqz kanë replikuar pro dh kundra sipas humoreve politike dhe aleancavve partiake të momentit.
Studiuesit mendojnë se ligji për dekriminalizimin është i dyti që po rrëshqet drejt dështimit pas ligjit të mëparshëm mbi pastërtinë e figurave të përzjera me diktaturën komuniste.
Sipas tyre, si të inkriminuarit e diktaturës ashtu dhe te inkriminuarit e korrupsionit të sotëm po i shpëtojnë njëlloj masave parandaluese dhe po arrijnë të depërtojnë pa pengesa në nivelet më të larta të administratës shtetërore dhe të partive politike./VOA/
Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ...
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Beli...
Në 27 tetor 2010 Xhezmi Elezaj 37 vjec emigrant shqiptar me ...
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, pas takimieve tre di...
Vijojnë denoncimet e qytetarëve digjitalë në adresë të ish-k...
Në nënkomisionin AD-Hoc është hedhur shorti për anëtarët e K...
Eurokratët janë të gatshëm të bien dakord për një afat kohor...
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Në takimin e katërt të përbashkët të Komisionit Parlamentar ...
Nënkomisioni Ad Hoc për KLGJ dhe KLP do të zgjedhë me short ...
Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj prej disa kohësh janë në një lid...
Teksa vijon komentimi në emisionin “Rudina” në TV Klan, për ...
Ishte fustani i 2017-s, por Oriola Marashi vendosi që ta rik...
Deputetja e Partisë Demokratike, njëkohësisht dhe psikolgia ...
Të sjellësh në jetë një fëmijë është një ndër gjërat më të m...
Një vajzë denoncon se nëna e saj është larguar nga shtëpia.M...
Ata bëjnë fotografi, organizojnë jetën tonë, na mbajnë në ko...
Gazetari i kronikës, Artan Hoxha, ishte i ftuar në studion e...
Tre aspektesh janë sot ata që dallojnë të jenë të mërzitur n...
Ne të e gjithë e bëjmë atë.Herë pas here, kur mendojmë se as...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...