ISIS publikon klipin , tregohen pamjet duke u shkatërruar “Shtëpia e Bardhë”
ISIS ka publikur një video e cila më shumë duket si një pjes...
Drama e naftëtarëve, fytyra e vërtetë e bandës së Edi Ramës
Nga Koço Kokëdhima
Naftëtarët e ARMO-s kanë dalë sërish në rrugë për të protestuar duke u përplasur edhe me policinë, sepse qeveria e Edi Ramës i ka lënë përfundimisht rrugëve; të mashtruar, të papaguar dhe pa punë. ?Ne votojmë vetëm për PS-në dhe PS-ja na groposi. Ne duam drejtësi dhe drejtësinë ta bëjë Edi Rama. Nëse nuk na jepni zgjidhje, edhe nëse na shtypni me makinë, ne nuk largohemi?. Këto fjalë të trishtuara nxjerr nga goja një prej naftëtarëve. ZGJIDHJA e kupton hallin e madh ekzistencial edhe për bukën e gojës së fëmijëve, që ka kapur naftëtarët e Fierit dhe është pranë tyre, por ata përfundimisht duhet të hapin sytë dhe të kuptojnë se nuk duhet të shpresojnë te ?drejtësia? e Edi Ramës i cili i ka tradhtuar me kohë siç i kanë tradhtuar kryetarët e partive të vjetra sistematikisht.
Naftëtarët i kujtojnë atij se kanë votuar gjithmonë për Partinë Socialiste, e cila sot po i gropos, por duhet ta dinë përfundimisht se ajo parti ka vdekur, nuk ka asnjë lidhje me popullin dhe me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, është kapur e uzurpuar nga mafia e kanabisit dhe e korrupsionit, nga një klikë grabitqare e pashpirt dhe mizore, që nuk ka mëshirë as për ata dhe as për gjithë popullin, ?i majtë? apo ?i djathtë? qoftë në bindje. Duhet ta kuptojnë përfundimisht, se është pikërisht Edi Rama ai që i çoi në këtë derexhe duke ja dhënë ARMO-n mikut dhe klientit të tij për të zhvatur shpejt e shpejt, çfarë të mundej nga pasuria e shqiptarëve dhe mundi i tyre.
Kujtohuni se çfarë ju tha vetë Rama, në shtator të vitit 2016-ë. ?Ajo që gjetëm ne ishte faktikisht, një situatë e tmerrshme ku jo vetëm rafineria nuk punonte më, por edhe ju kishit kaluar muaj e muaj pa marrë asnjë cent. Në fakt këta shokët më treguan edhe përpëlitjet për të ushqyer familjen me lista nëpër dyqanet e zonës. Kur ne kemi negociuar me këta investitorë, që dolën më të vendosurit dhe më seriozët për ta çuar këtë punë përpara, sepse kemi pasur gjithfarëlloj takimesh, gjithfarëlloj përpjekjesh, kushti ka qenë që ditën e parë, gjithë këtyre njerëzve siç ia premtova ju në takim, i duhen paguar rroga e prapambetur dhe duhen siguruar?.
Çfarë bënë ?investitorët e tij seriozë? Grabitën miliona euro dhe ikën duke i lënë juve rrugëve, përballë policisë arrogante të kanabisit, me pagat të padhëna, borxhet nëpër dyqane të shtuara dhe mbi të gjitha, pa asnjë shpresë për të ardhmen e tyre si naftëtarë. Shikoni se çfarë ju thotë tani (17 janar 2017) pas më shumë se 1 viti ministri i tij Ahmetaj, sepse vetë nuk ka as guxim dhe as fytyrë të flasë: ?Qeveria qëndron e angazhuar të jetë pranë naftëtarëve, duke i ndihmuar me procedurat, duke iu vënë në dispozicion zyrat e punës, në mënyrë që ata punonjës, ata naftëtarë dhe familjarë, të përfitojnë menjëherë pagesën e papunësisë?. Çfarë meritojnë këta shërbëtorë të krimit, që tallen dhe ju ofrojnë lëmoshë 11 mijë lekë në muaj për 1 vit dhe zyrat e tyre të punës, ku vetëm punë nuk gjen dot?
Naftëtarët e kanë punën e tyre të nderuar në sektorin më fitimprurës që ka Shqipëria, por këta katilë të popullit të tyre nuk janë vetëm të paaftë, por edhe të pashpirt, siç kanë qenë të gjithë paraardhësit e tyre në pushtet, duke e lënë shtresën më të varfër të punonjësve të naftës si skllevërit në një minierë diamantesh. Fytyra e vërtetë e kësaj qeverie është dëshpërimi dhe protesta e naftëtarëve. Situata e naftëtarëve tregon gjithë të vërtetën e tmerrshme, që po kalon ky vend.
ZGJIDHA është me naftëtarët, deri në fund. Beteja e vërtetë që kemi përpara të gjithë së bashku është zhdukja e tërë kësaj race grabitqare politikanësh, që e kanë lënë popullin shqiptar, më të varfrit në Europë. Populli shqiptar po bëhet gati për betejën e madhe historike: Do ta përmbysim mafien e partive, elitën e kalbur politike që ka tradhëtuar popullin tonë, këtë qeveri kusarësh e banditësh që po na vret e shtyp çdo ditë!/ CNA.al
ISIS ka publikur një video e cila më shumë duket si një pjes...
Partia Demokratike së bashku me Lëvizjen Socialiste për Inte...
Kryeprokurorja ka pritur në takim një çift nga Fushë Kruja, ...
Aktorja, këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi i ka shqetës...
Nëse vajzat adhurojnë aktorin joshës dhe karakteristik Johnn...
Vetëm pak javë më parë, prezantuesja e famshme shqiptare Vio...
Policia Kufitare në Qafë Prush në bashkëpunim me SHÇBA, ka a...
Kanë mjaftuar vetëm disa foto të saj dhe menjëherë është bër...
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reagu...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas qendrimit te radhes se ...
Duket se është bërë e udhës që vajzat e politikanëve shqipta...
Ditën e sotme, kryeministri Rama do të zhvillojë një mbledhj...
Protesta është formë demokratike që bashkon njerëzit në një ...
Ilda Bejleri feston sot 30 vjetorin e saj të lindjes. Modera...
Përmes një postimi në Instagram aktorja shqiptare ka treguar...
Shqipëria dhe Kosova kanë normën më të ulët të tregtisë ndaj...
Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pa...
Kejvina Kthella është një prej vajzave bukuroshe të ekraneve...
Pak ditë pas hyrjes në fuqi të Kodit Penal për të miturit, k...
Prokurori Ardian Braho është zgjedhur me short për të hetuar...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...