web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

18 për 2018-n: Lista e qëllimeve që të gjithë mund t’i bëjmë

4 Janar 2018, 23:45, Aktualitet CNA

Le të jemi të sinqertë, sa prej nesh i kanë plotësuar qëllimet e Vitit të Ri?

Problemi me Qëllimet e Vitit të Ri është se ato shpesh janë shumë të vështira për t?u realizuara dhe të pamundura

Tashmë interneti ka nisur sfidën e listës #18for2018 (18 për 2018), ku mund të shkruani qëllimet që janë të arritshme. Në rast se doni pak frymëzim, ja disa ide:

Mos u bëni vegjetarian, por hiqni dorë nga pica dhe hamburgerët.

Mësimi i disa recetave të reja të thjeshta mund të transformojë ndjenjat tuaja për kuzhinën brenda disa orë.

Përjetimi dhe vlerësimi i kulturave të ndryshme është mënyra më e mirë për të ndriçuar veten dhe për të përjetuar botën në të cilën jetojmë.

Kjo nuk është e lehtë, por ka shumë aplikacione gjuhësore dhe faqe interneti që do t?ju ndihmojnë.

A keni pasur ndonjëherë një pasion që nuk keni pasur kohë ta përvetësoni? Pse mos të bëni një kurs dhe të nisni ëndrrën që keni patur?

Mund të bëni punë vullnetare në ndihmë të njerëzve në nevojë.

Ne e dimë se aktiviteti fizik nuk është diçka që u pëlqen të gjithëve, por gjëra të vogla si ecja ose ngjitja e shkallëve mund të bëjë ndryshime të vogla, por të dobishme.

Ne e kuptojmë që po e lexoni këtë në internet, kështu që kjo pikë bie pak në kundërshtim, por largoni nga rrjetet sociale për pak kohë herë pas here dhe kaloni kohë me njerëzit në botën reale.

Mendoni se nuk jeni të talentuar në muzikë, por nuk e dini këtë deri sa të provoni.

Mendoni sesa para do të kurseni nëse e bëni vetë drekën që konsumoni në punë. Plus, gjithmonë do të hani pikërisht atë që dëshironi.

Jo vetëm që uji është i mirë për hidratimin, por do të përmirësojë çehren tuaj dhe do t?i bëjë mirë lëkurës. Duhet të pini një shishe 1.5 litër çdo ditë.

Po, kafeina është një nxitës i mrekullueshëm për nisjen e ditës, por ne të gjithë e dimë që nëse e konsumoni shumë mund të bëhet e tmerrshme për ju.

Të gjithë fshehurazi dëshirojmë që të mund të ulnim konsumin e alkoolit.

Kjo mund të përfshijë gjithçka. Nga pikturat, raftet apo qilimat.

Pa marrë parasysh motin, duhet të dilni jashtë dhe të përjetoni atë që po ndodh në anën tjetër të derës dhe të merrni ajër të pastër.

Të gjithë kemi gjëra që nuk na duhen më dhe që na zënë hapësirën e shtëpisë. Hiqni nga shtëpia ose falini.

Në fund të ditës, njerëzit që janë më të afërt me ne, kanë rëndësi më të madhe. Mbajtja në kontakt me miqtë dhe familjen është një gjë jetike që shpesh e neglizhojmë./CityNews





Lajmet e fundit nga