web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mos-arrestimi i peshqve të mëdhenj/ Ish Kryeprokurori: Kanë munguar provat

4 Janar 2018, 21:45, Aktualitet CNA

Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, ish kryeprokurori Sollaku thotë se me rëndësi është që prokuroria dhe gjykata të vendosin para akuzës cilindo zyrtar nëse ka prova.

“Problemi i peshqve të mëdhenj apo të vegjël, kjo është çështje që koha do ta tregojë.Por organi i procedurës, prokuroria dhe gjykata tani, kanë për detyrë që i madh apo i vogël, po janë faktet, po janë provat për ti vënë para akuzës duhet të vihen. Pavarësisht se çfarë emri ka, është politikan apo qytetar i thjeshtë.Do të thuash që në këtë periudhë është hezituar në vendosjen para përgjegjësisë penale të zyrtarëve të lartë dhe politikanëve, kjo është jo vetëm e hezimit të prokurorisë dhe gjykatës por edhe e grumbullimit të provave për të provuar akuzën ndaj një zyrtari. Pavarësisht se është politikan, pavarësisht se shkruajnë mediat, edhe ai është qytetar dhe ka të drejtën të ketë disa garanci që të prezumohet i pafajshëm derisa akuza ti gjejë provat dhe ti thotë që akuzohesh për 1,2,3, 4, faktet janë 1,2,3,4 dhe më jep ti opinion tënd.Po nuk u gjetën prova, mendoj se nuk kemi nevojë për gjueti shtrigash por procese të rregullta ligjore pavarësisht nëse është Ministër, deputet, politikan apo qytetar i thjeshtë”.

Kështu ka deklaruar në ligjëratë të drejtë ish Kryeprokurori Theodhori Sollaku, gjatë qënies prezent në rubrikën “Intervista”, të Ora Neës, teksa diskutohej ndër të tjera edhe ardhja e janarit. muajit të meziritur nga shqiptarët falë deklaratave të bujëshme të ndërkombëtarëve asistues të situatës së drejtësisë shqiptare,  për arrestimin e peshqëve të mëdhenj./CityNews





Lajmet e fundit nga