Hëngri banane në videoklip/ Dënohet me dy vite burg këngëtarja
Një video muzikore, i ka kushtuar një këngëtareje egjiptiane...
Ndërtimi i Autostradës Tiranë-Elbasan nisi më 29 prill të vitit 2011. Pas ?Rrugës së Kombit?, ajo ishte vepra e dytë më e madhe publike që ndërtohej në historinë e Shqipërisë.
Projekti parashikonte që segmenti, që lidh kryeqytetin me Elbasanin në vetëm 31 kilometra rrugë, të shkurtonte kohën me 50 minuta për udhëtarët. Rruga parashikohej të kishte 4 korsi, 7 mbikalime dhe 4 nënkalime.
Vlera totale e investimit të segmentit, prej rreth 290 milionë dollarësh, u sigurua përmes disa donacioneve me mbështetjen e Bankës Islamike për Zhvillim.
Më 17 mars 2017, disa javë para zgjedhjeve të qershorit 2017, qeveria dërgoi në Parlament marrëveshjen e kredisë që përmbyllte plotësisht financimin e rrugës Tiranë-Elbasan. Marrëveshja parashikon marrjen e një kredie tjetër prej 35 milionë e 174 mijë dollarësh amerikanë nga Banka Islamike e Zhvillimit, e cila do të përdoret për të financuar koston shtesë të dalë mbi projektin fillestar.
Fillimisht ishte parashikuar që autostrada të përfundonte brenda vitin 2014. Por, gjatë ndërtimit, projekti rezultoi me probleme për shkak të rrëshkitjes së dheut në një zonë me gjatësi 4 kilometra rreth Ibës dhe Mulletit. Kapërcimi i kostos mbi vlerën fillestare të tenderuar dhe problemet financiare të kompanisë ndërtuese e zvarritën ndërtimin e rrugës për më shumë se 3 vite.
?Fiks Fare? i dërgoi një kërkesë zyrtare Autoritetit Rrugor Shqiptar, për të mësuar nëse ARRSH-ja kishte apo jo një datë të saktë se kur do të hapej përfundimisht ky segment.
Në kërkesën e tyre, gazetarët e ?Fiks Fare? kërkuan koston e projektimit, nga zona e Komunës së Parisit, deri në zonën e Bradasheshit në Elbasan. Gjithashtu kërkuan edhe koston totale të ndërtimit, të të gjitha loteve, e nëse vet ARRSH-ja ka pasur apo jo një studim për autostradën Tiranë-Elbasan, nga zona e Baldushkut.
Në përgjigjen e saj, ARRSH-ja bëri me dije se kostoja totale e projektimit të autostradës Tiranë-Elbasan, nga zona e Komunës së Parisit deri në zonën e Bradasheshit, është 160.250.000 lekë (pa TVSH). Nga Komuna e Parisit deri te ?TEG?-u është 4.900.258.470 lekë, kurse segmenti TEG-Tuneli i Krrabës-Bradashesh është 313.931.742 dollarë.
ARRSH shprehet se kostoja fillestare e parashikuar gjatë fazës së projektimit për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan ka qenë 356.000.000 dollarë amerikanë.
?Fiks Fare? pyeti një inxhinier ndërtimi rrugësh, i cili është një prej autorëve të projektit për austostradën e Elbasanit, që do të kalonte nga Bradasheshi.
Xhevair Ngjeqari shprehet se, për rrugën Tiranë-Elbasan kostoja totale e ndërtimit ka shkuar rreth 400 milionë euro. Për inxhinierin Ngjeqari, projektimi ishte gabim, pasi kishte kosto të madhe. Ai tregon edhe projektin e dytë që kishte për këtë rrugë, me një kosto më të ulët, e cila shkonte në rreth 120 milionë euro.
?Ndërtimi i rrugës në këtë zonë është i gabuar. Zona ka rrëshkitje të mëdha, madje duken edhe me sy të lirë. Të gjitha kodrat rrëshkasin, gjë që solli edhe vonesat në përfundimin e kësaj vepre?, përfundon inxhinieri.
Një video muzikore, i ka kushtuar një këngëtareje egjiptiane...
Vijojnë denoncimet në adresë të ish-kryeministrit Sali Beris...
Në vijim të diskutimit lidhur me cilësinë e ushtrimit të det...
Ish-prokurori, Shkëlqim Hajdari, i qenë present në emisionin...
Lori Hoxha është padyshim një nga vajzat më të komentuara të...
Mungesë sinjalistike horizontale dhe vertikale, rrethrrotull...
Çështja Tahiri është rikthyer sërish në debatet televizive, ...
I ftuar në “RepolitiX” në report Tv, gazetari Adriatik Doçi,...
I ftuar në emisionin “Arena”, gazetari Mentor Kikia, gjatë d...
Banorët e njësisë numër 4, në lagjen Allias i Ri, ankohen në...
80 bomba të Luftës së Dytë Botërore janë nxjerrë nga lumi i ...
Gazeta “TemA” e Mero Bazes, ka vijuar me sulmet kundër telev...
Ish-kryeministi Sali Berisha, ka vijuar me postimet e tij në...
Gjatë pasdites së sotme, në aeroportin e Rinasit janë kthyer...
Përfundon seanca dëgjimore me kandidatët potencialë në Komis...
Nga Lorenc VangjeliDorëheqja e kreut të SHISH, pothuaj një m...
Gazeta “Tema” e gazetarit Mero Baze, ka sulmuar televizionin...
Në një dokument të siguruar nga mediet kroate e që Komisioni...
Reshjet e shumta të rëna orët e fundit në qytetin e Lezhës k...
Sot në ambientet e Prokurorisë së Tiranës është paraqitur pa...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...