Mbi 800 vatra aktive zjarri në Kanada/ Tymi arrin në SHBA, shkakton alarm për cilësinë e ajrit
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Nga Lorenc Vangjeli
Dorëheqja e kreut të SHISH, pothuaj një muaj e gjysëm më parë, tronditi gjithë Tiranën politike. Meta dhe Basha e Berisha nuk e fshehën habinë që njeriu që duhet të administronte sekretet, u vetëlargua pa asnjë zhurmë dhe paralajmërim nga posti delikat që mbante. Në mungesë totale të informacionit dhe të transparencës që do të duhet të shoqëronte një ikje të tillë, u shpikën dhe u stisën me dhjetra skenarë, nga të cilët, sa më të pabesueshëm skenaret, aq më shumë konkuronin ata në besueshmëri dhe ngjanin realë. Skenarë të cilët nisnin që nga presioni ndërkombëtar, që gjykohej kësaj here aleat me Ramën në marrjen totale të të gjithë pushteteve në Shqipëri, e deri në llogari estetike dhe hesape erotike që kushtëzonin, sipas tyre, një largim pa të shtyrë e zhurmë. Siç ndodh pothuaj në të gjitha rastet, e vërteta është zakonisht shumë më e thjeshtë se sofistikimi provincial që synon të bëjë më interesante Tiranën.
Sepse si rregull, në Tiranë nuk ka heronj, por ka llogari mbi heronj të supozuar.
Nuk ka shërbesë për publikun, por shërbim për veten.
Nuk ka idealizëm, por shtesë, shtysë e ide për egoizëm.
Kreu i SHISH u largua mbas një marrëveshjeje me kryeministrin për një histori vetjake dhe për një tërheqje pa bujë nga një majë e fshehtë publike, në një tjetër majë të qetë gati protokollare. Duke ikur ai hapi rrugën për dikë që do të ishte më i besuar në sytë e kryeministrit dhe në këmbim, mori besimin e kryeministrit për një detyrë që e bën direkt vartës luksi të kryeministrit.
Pothuaj një muaj e gjysëm më vonë, askush nuk e kujton më Visho Ajazi Likën, i cili mori dekretin presidencial që do ta çojë në Bruksel si ambasador. Por edhe kjo ikje vetjake, sado e çuditshme që të duket, ka kryer padashur një shërbim publik në vend.
Largimet e paraardhësve të tij kanë qenë shumë më të ndryshme. I pari, Gazidede, iku bashkë me ish-eprorrin e tij president nga një Shqipëri në prag të luftës civile.
Fatos Klosi nuk iku para se të merte me vete së paku kryeministrin e kohës Majko, i cili në fillim i shpalli luftë publikisht në emision televiziv kur ishte më i fortë se kurrë dhe tentoi ta mbajë në detyrë kur ishte më i dobët se kurrë. Klosi iku vetëm kur rrethanat dhe njerëzit më të pushtetshëm të kohës në Shqipëri, Nano e Berisha ju vunë kundër.
Bahri Shaqiri, drejtuesi tjetër jetëgjatë i SHISH, pati një trajektore tjetër. Ai qëndroi në detyrë deri me kushtin e pothuaj rrëzimit të kryeministrit Berisha në dy episode. Rezistoi për shkak të vetos së Ilir Metës, bëri më pas gjithçka kundër Ilir Metës për llogari të Edi Ramës dhe tani është në zyrën e Ilir Metës si president.
Visho, edhe pse kishte mbështjetjen e presidentit, tashmë firmë e fundit në emërim-shkarkimin e tij, vendosi vetë të largohet. Duke lënë pas një mundësi të hapur dhe shërbesën e fundit: demonstrimin e magjisë së sistemit. Demokracia bën që të jenë bashkë edhe njerëz që duhen, edhe njerëz që urrehen. Individë që pavarësisht ndjenjave reciproke njerëzore, detyrohen të bëhen bashkë për shkak të kontrollit dhe balancës mes institucioneve. Siç ndodhi kësaj here me Ramën dhe Metën. Kur njëri ka propozuar drejtuesin e ri të SHISH dhe tjetri e dekretoi. Deri në momentin kur do të shihen sërish sy më sy. Me apo pa Bashën në mes. Jo si një akt, por si një fakt. Si një provë që dëshmon se politika është arti në të cilin, një nga aktorët kryesorë të tij, Berisha, hyri me frazën fantastike: kurrë mos thuaj kurrë! /Javanews.al
Gazeta “Tema” e gazetarit Mero Baze, ka sulmuar televizionin...
Në një dokument të siguruar nga mediet kroate e që Komisioni...
Reshjet e shumta të rëna orët e fundit në qytetin e Lezhës k...
Sot në ambientet e Prokurorisë së Tiranës është paraqitur pa...
Pas akuzave adresuar ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahir...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ishte i ftuar në studion e la...
Një trup i pajetë është gjetur në një godinë të braktisur në...
Deputeti i Partisë demokratike, Gent Strazimiri, ka reaguar ...
Kandidaturën për vendin vakant të Prokurorit të Përgjithshëm...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka publikuar një koment n...
Polica e Triestes ndaloi për kontroll makinën me targa rumun...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, sot kryetar i Partisë Bas...
E ashtuquajtura “Syri i Popullit”, organizata që bëri listë...
Në takimin e organizuar me ambasadorët e BE në Shqipëri, kry...
Narkotrafikantët shqiptarë njëlloj si OJQ-irsat shqiptarë e ...
Gazetari Ylli Dylgjeri, ka reaguar në lidhje me dëgjesën me ...
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka organizuar një takim me a...
Tre vajza kanë tentuar t’i japin fund jetës, në kushte të rë...
Ditët e para të dhjetorit mediat shqiptare duke shfrytëzuar ...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka përshëndetur zgjatjen...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e Premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...