Zbulohen 80 bomba të Luftës së Dytë Botërore
80 bomba të Luftës së Dytë Botërore janë nxjerrë nga lumi i ...
Banorët e njësisë numër 4, në lagjen Allias i Ri, ankohen në emisionin ?STOP? për ndotjen e ajrit pranë shtëpive të tyre. Kjo pasi aty punon pa asnjë kriter fabrika e asfaltit, e cila është në varësi të Bashkisë së Tiranës. Vetëm pak metra nga fabrika ndodhet një qendër shëndetësore, që ngjan më shumë me një pikë grumbullimi skrapi, një shtëpi për të moshuarit, një shkollë për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe shkolla 9 ? vjeçare ?Ardian Klosi?.
Shëndeti i banorëve është i rrezikuar nga tymi e ndotja, që nuk ndalen as ditën e as natën. Aparati matës e nxjerr ndotjen nga 4 herë deri në 10 herë më të lartë se normat e Bashkimit Europian. Por përfaqësuesit e fabrikës janë të qetë. Veç faktit që nuk kanë leje mjedisore, ata thonë se do të zhvendosen në fillim të vitit të ardhshëm.
Disa qytetarë kanë denoncuar në redaksinë e emisionit ?STOP?, fabrikën e përpunimit të asfaltit, e cila ndot ajrin fare pranë banesave të tyre, duke e provuar edhe me pamje filmike.
Gazetarja e emisionit iu drejtua kësaj fabrike, që ndodhet në njësinë numër 4, në lagjen ?Allias i Ri?, për të pyetur nëse janë të pajisur me leje mjedisore për ta zhvilluar aktivitetin e tyre. Çka ra në sy ishte mungesa e një rrethimi, gjë që bën që të hyjë e të dalë kushdo, duke patur kontakt me materialet.
Banorët kanë thënë se në mes të fabrikës ndodhej një oxhak, që shërbente për djegien e materialeve, por tanimë e kanë larguar për të ?humbur gjurmët?.
Gazetarja gjatë investigimit të fabrikës së përpunimit të asfaltit u përball me një punonjës të saj, i cili kërkonte që grupi i xhirimit të largohej nga ?rrethimi?.
Punonjësi ?Ec, dilni jashtë rrethit!
Gazetarja ? S?ka këtu jashtë, brenda!
Punonjësi ? Atje tek asfalti, nuk keni punë brenda!
Gazetarja ? Po, por nuk ka rrethim këtu. Do futem!
Punonjësi ? Ec atje, se e di unë ku është rrethimi.
Gazetarja ? Jo, do mbaroj këtë dhe pastaj do iki.
Punonjësi ? Po dil e mbaroje, filmoje atje!
Gazetarja ? Këtu dua ta mbaroj unë se s?ka rrethim këtu.
Punonjësi ? Pse e rrethuar është, ja ku është?
Gazetarja ? Nuk është rrethuar. S?e shikoj unë, ku është rrethuar? Vini mo rrethim që të mos futem.
Punonjësi ? Dilni moj atje! Hiqe ti kameran nga unë!
Gazetarja ? Mirë, ik tani se do flas unë!
Punonjësi ? Hiqe kameran andej! Hiqe pra kameran tashi! Po hiqe kameran nga unë, ti!
Pak metra larg kësaj fabrike që ndot ajrin ndodhet qendra shëndetësore numër 10, e cila më së shumti ngjason me një pikë skrapi. Pranë fabrikës ndodhet një qendër sociale për të moshuarit dhe fëmijët me aftësi të veçanta, një shkollë, e cila është ndërtuar së fundmi, si dhe shtëpi banimi.
?Fabrika, që ju shikoni mbrapa, ka 25 vjet që prodhon asfalt. Ne nuk hapim dot as dyer e as dritare. Problemi më i madh janë fëmijët. Do ta heqim në Shtator, do ta heqim në Janar, s?ka për t?u bërë. Nuk kemi besim që do hiqet?.
Banorët ankohen se kjo fabrikë punon gjatë mbrëmjes, duke e bërë të pamundur jetesën pranë saj. Ata gjithashtu ngrejnë pyetjen se përse kanë ndërtuar institucione pranë fabrikës së ziftit, kur të gjithë janë në rrezik.
?Nuk dalim dot përjashtë nga tymi, sidomos në darkë. Na mbahet fryma. Unë vij nga një zonë e largët, por këtu kam gjetur belanë! Nuk kollitem dot. Sa herë kam vajtur në spital, mushëritë i kam të bllokuara. Ne jemi të moshuar, duam të rrimë 2-3 ditë rehat, sa na ka mbetur. Por më keq është për fëmijët! Ku do të marrin frymë fëmijët në këtë ambjent kaq të ndotur??
Nxënësit e shkollës ?Ardian Klosi?, që ndodhet pak metra larg fabrikës, ankohen se u djegin sytë dhe se gjatë pushimit nuk ushqehen dot për shkak të erës së keqe të ziftit.
?Ne e kemi shkollën shumë të bukur, por ne nuk i hapim dot dritaret sepse kur ndizet fabrika e ziftit, ne s?mund të marrim erën e ziftit sepse na ndot mushkëritë!?
Njëri prej qytetarëve, që banon ngjitur me fabrikën, tregon se janë munduar të mbjellin fruta e perime, por tymi i ziftit nuk i ka lejuar, duke qenë se është kanceroz.
?Po bëjmë që të mbijetojmë, por nuk mbijetohet dot kur ? ?
Gazetarja e emisionit ?STOP? është rikthyer pranë fabrikës së përpunimit të asfaltit gjatë mbrëmjes, ndërkohë që po punohej, për të matur nivelin e ndotjes së ajrit. Duke krahasuar normën me atë të Bashkimit Europian, aparati e nxorri nivelin e ndotjes së ajrit nga kjo fabrikë 4 herë më të lartë, ndërsa kur makineritë përfunduan përpunimin arriti në 10 herë.
Edhe magazinierja e fabrikës ankohet për dëmin që i shkakton tymi i ziftit.
Gazetarja ? Çfarë funksioni ke ti këtu moj zonjë?
Magazinierja ? Unë veç jam punëtore magazine, që? edhe rri.
Gazetarja ? Kush operon tek kjo fabrikë?
Magazinierja ? Drejtoria Nr. 2 është.
Gazetarja ? Ka leje mjedisore, zonjë?
Magazinierja ? Nuk e di unë. Po edhe mua? në mushkëri, s?i duroj dot.
Ndërsa një përfaqësues i fabrikës shprehet se problemi nuk është dhe aq i rrezikshëm, pasi digjet me dru dhe kanë vendosur mjete për pastrim filtrash. Ai thotë se fabrika është e pajisur me leje mjedisore dhe se është në varësi të Bashkisë së Tiranës, përkatisht drejtorisë numër 2.
?Me dru është, higjenike. Ka dhe filtra. Por megjithatë janë marrë masa që do iki. Është bërë oxhaku i ri me tulla nga brenda, po rri tani! Këtu është zonë e populluar. Nuk e mohojmë dot që ka familjarë e fëmijë. Do ikim vitin që vjen. Është porositur fabrikë e re moderne në një vend të hapur. Ku nuk e di unë, atë e di kryetari i Bashkisë??
I pyetur nga gazetarja e emisionit ?STOP? se kur do të shpërngulet fabrika, ai pohoi se do të ndodhë në muajin Janar të vitit 2018 dhe u largua, duke i uruar punë të mbarë dhe të mos ketë merak për ndotjen nga fabrika.
80 bomba të Luftës së Dytë Botërore janë nxjerrë nga lumi i ...
Gazeta “TemA” e Mero Bazes, ka vijuar me sulmet kundër telev...
Ish-kryeministi Sali Berisha, ka vijuar me postimet e tij në...
Gjatë pasdites së sotme, në aeroportin e Rinasit janë kthyer...
Përfundon seanca dëgjimore me kandidatët potencialë në Komis...
Nga Lorenc VangjeliDorëheqja e kreut të SHISH, pothuaj një m...
Gazeta “Tema” e gazetarit Mero Baze, ka sulmuar televizionin...
Në një dokument të siguruar nga mediet kroate e që Komisioni...
Reshjet e shumta të rëna orët e fundit në qytetin e Lezhës k...
Sot në ambientet e Prokurorisë së Tiranës është paraqitur pa...
Pas akuzave adresuar ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahir...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ishte i ftuar në studion e la...
Një trup i pajetë është gjetur në një godinë të braktisur në...
Deputeti i Partisë demokratike, Gent Strazimiri, ka reaguar ...
Kandidaturën për vendin vakant të Prokurorit të Përgjithshëm...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka publikuar një koment n...
Polica e Triestes ndaloi për kontroll makinën me targa rumun...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, sot kryetar i Partisë Bas...
E ashtuquajtura “Syri i Popullit”, organizata që bëri listë...
Në takimin e organizuar me ambasadorët e BE në Shqipëri, kry...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu bjellorus Alexa...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...