Prej 5 orësh pa drita/ Disa zona në Tiranë mbeten pa energji në mes të temperaturave ekstreme
Një defekt i rëndë në rrjetin elektrik ka shkaktuar ndërpr...
Një defekt i rëndë në rrjetin elektrik ka shkaktuar ndërpr...
Numri i personave që kanë depozituar kërkesat e tyre pranë Kuvendit për të kandiduar për postin e Kryprokurorit të Përgjithshëm ka shkuar në shtatë, duke përbërë kështu dhe mbylljen përfundimtare të procesit të pranimit të dokumentave nga kandidatët.
Pas kësaj, zyra e Kuvendit ka shpallur përfundimisht emrat e kandidatëve garues të cilët janë Arqile Koça, Besnik Muçi, Arta Marku, Ferdinant Elezi, Granit Shahu, Ermira Tafani dhe Artur Selmani. Mirëpo kush janë ata? Duke ju referuar të dhenave zyrtare dhe atyre mediatike mëson se:
Arqile Koça është nga Devolli. Profesionin e prokurorit e ka ushtuar në rrethet Devoll e Korçë dhe më pas është transferuar në Prokurorinë e Përgjithshme të Republikës, ku ka qenë dhe anëtarë i Këshillit të Prokurorisë nga viti 2005-2008, kur i mbaroi mandati.
Nga viti 2013 drejton Drejtorinë Gjyqësore dhe të Mbikqyrjes së Vendimeve Penale dhe Vuajtjes së Dënimit.
Besnik Muçi është pjesë e prokurorisë së Krimeve të Rënda. Karrierën e ka nisur në Prokurorinë e Tiranës. Ka hetuar dosjen e mbikalimit tek ?Zogu i zi?. Pas përplasjeve me kryeprokurorin e kohës Theodhori Sollaku, dha dorëheqjen nga Prokuroria dhe filloi punë pranë Policisë së Shtetit. Pas largimit të Sollakut, Muçi rikthehet sërish prokuror pas një vendimi të marrë nga Ina Rama, e cila e caktoi tek Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Arta Marku, 41-vjeçe nga Puka, shërben si prokurore në rrethin e Shkodrës. Ka përfunduar juridikun në vitin 1999 në Shkodër, ndërsa shkollën e Magjistraturës në vitin 2001. Ka një eksperiencë 15 vjeçatre si zv/prokurore e këtij rrethi. Ka mbajtur dhe postin e drejtueses së njësisë Task-Forcë, pranë prokurorisë së Shkodrës. Nuk ka hetuar asnjë dosje të rendë. Marku është nëna e dy fëmijëve, banon në Shkodër, në një apartament të blerë me kredi.
Ferdinand Elezi ka kryer funksionin e prokurorit prej vitit 1999, kur është emëruar në detyrën e drejtuesit të prokurorisë së rrethit Kavaje, deri në vitin 2002. Pas kësaj ka qenë zëvendësdrejtues i Prokurorisë së rrethit gjyqësor Durrës deri në vitin 2005, kur është emëruar drejtues i Prokurorisë së Apelit në Tiranë. Prej vitit 2006 e në vazhdim, ushtron funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Apelit Durrës. Prokurori i Përgjithshëm, Ina Rama, me urdhrin nr. 89, datë 2.5.2011 ?Për fillimin e procedimit disiplinor?, ka urdhëruar fillimin e procedimit disiplinor ndaj tij.
Granit Shahu, ka lindur në Poliçan të Skraparit. E ka nisur karrierën si prokuror i Tiranës në vitin 2003 duke patur gjatë asaj kohe në duar një sërë dosjesh të rëndësishme. Pas pak viteve është transferuar sërish në Shkodër, duke ushtruar profesionin e tij si prokuror. Me dekret të presidentit të asaj kohe Bamir Topi, së bahsku me 9 prokurorë të tjerë u transferua në Tiranë duke u rikthyer në prokurorinë e rrethit me 6 tetor të 2010-ës.
Pas 5 viteve shkëputje nga Shkodra prokurori Shahu rikthehet sërish në këtë qytet por kësaj here si drejtues i institucionit.
Emira Tafani, shërben si prokurore në gjykatën e Elbasanit. Në janar të vitit 2017 emisioni ?STOP? e përfshiu si pjesë të një skandali të ndodhur në Gjykatën e këtij qarku, lidhur me çështjen e nxjerrjes me minimumin e dënimit të të paraburgosurit Kristjan Leka, të akuzuar për tre vepra penale, gjë që, sipas denoncimit të STOP, e merrte përsipër gjyqtarja Pajtime Fetahu, kundrejt shpërblimit prej 2000 euro dhe prokurorja Emira Tafani, kundrejt 1500 eurove.
Artur Selmanin, në shkurt 2017, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla e pezulloi nga detyra së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Gjyqësore, Alma Muça, duke urdhëruar nisjen e hetimit ndaj tyre për veprat penale ?Korrupsion pasiv të gjyqtarëve dhe prokurorëve?, dhe ?Shpërdorim detyre?.
Shkak i urdhërit të Llallës u bë qëndrimi i dyshimtë që ata mbajtën në Gjykatën e Lartë, ku po shqyrtohej rekursi për një ngjarje të rëndë të ndodhur në lagjen ?Çole? të Vlorës, në 7 prill 2015, ku mbetën të vdekur 3 persona pas një konflikti të armatosur.
Masa ekstreme ndaj tyre erdhi pasi qytetari Shefki Velaj u ankua se procesi gjyqësor në Gjykatën e Lartë po devijohej dhe se të akuzuarit për vrasje po favorizoheshin. /CityNews
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, i ftuar në emisionin ...
Dhënia e lejeve mjedisore është cilësuar si një hap për tran...
Sherri në qytetin e Korcës midis drejtoreshës Laureta Asllan...
Të shtëna me armë zjarri janë konstatuar në hyrje të Orikumi...
I ftuar në emisionin “45 minuta” të gazetarit Denis Minga, A...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka hed...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, si një...
Në bazë të muajit kur keni lindur ju mund të mësoni disa tip...
Ah dashuria, e ëmbla dashuri që na krijon ndjenjën e flutura...
Valeria, një vajzë që u detyrua të ishte një punonjëse seksi...
Është zyrtarizuar kandidati i shtatë për zgjedhjen e kryepro...
E ç’janë fundi i fundit lagjet e tjera?As nuk krahasohen me ...
Presidenti Ilir Meta pas takimit me ministrin italian të Dre...
Ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi është i ftuar në emision...
Policia italiane ka konfirmuar mbylljen e gjyqit ndaj vrasje...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i ftua...
Deri ditën shtunë ideja që ka mbizotëruar mbi qëndrimin e Ed...
Gjatë vizitës së tij në Kosovë,paraditen e ditës së sotme, n...
Pakti mes Top Channel dhe kryeministrit Edi Rama, është thye...
Ka ardhur reagimi i deputetit të Partisë Demokratike, Tritan...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Izraeli është pajtuar të tërhiqet nga dy zona në Libanin j...
Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka lejuar kompaninë Anthro...
Në historinë e qeverive maqedonase ka pasur shumë ndryshim...
Pavarësisht armëpushimit, SHBA dhe Irani kanë kryer sulme ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...