web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Topalli braktis "teatrin" e Lulit

11 Dhjetor 2017, 16:55, Aktualitet CNA

Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, njëherësh ish-nënkryetare e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, nuk ka pranuar që të jetë pjesë e festës së organizuar nga Lulzim Basha, me rastin e 27-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike.

Burimet e CityNews.al, thonë se Jozefina Topalli ka refuzuar “shfaqjen teatrale” të Lulzim Bashës, dhe kësisoj nuk do të jetë në këtë organizim.

Lulzim Basha këto janë shenjat e para të konfirmimit të panikut të kryedemokratit në lidhje me pjesëmarrjen, i cili i gjendur në të tillë situatë, ftoi rreth 120 mijë demokratë për të marrë pjesë në një sallë që zë vetëm 3 mijë persona.

Mesazhi i Lulzim Bashës drejtuar anëtarëve të PD:

?Pershendetje. Diten e hene, dt. 11 dhjetor, ora 17.30, ne Pallatin e Kongreseve, festohet 27 vjetori i themelimit te Partise Demokratike te Shqiperise. Kerkohet pjesemarrje e te gjithe kryesise se Deges (porosi nga Sekretariatet ne PDSh). Ju lutem lajmeroni per pjesemarrje dhe anetaresine ne seksionet tuaj. Faleminderit?. /CityNews





Lajmet e fundit nga