Fyeu Albin Kurtin/ Jep dorëheqje nga funksionet partiake Aida Dërguti
Deputetja e Vetëvendosjes Aida Dërguti, sot, me një postim n...
Kur ke talentin mjafton ta gërshetosh me vullnet dhe padyshim që do dalë një vepër e bukur që do pëlqehet nga shumica.
Rasti në fjalë është i shqiptarit 23-vjeçar nga Presheva e Kosovës, Adrian Limani, i cili me fotografitë e tij ka fituar famë të madhe.
Megjithëse, në vendlindje mund te mos jetë shumë i njohur, Limani është Shqiptari i parë që fiton çmimin prestigjoz ?Gold Medal of Excellence?, në Linz të Austrisë.
Me fokusin e përqendruar te hëna, ai ka mundur të realizojë një set fantastik fotosh. Duke luajtur me iluzionin optik, 23-vjeçari ka sjellë foto që kanë rrëmbyer vëmendjen e yjeve ndërkombëtarë si Jessie J, Calvin Harris, P. Diddy e Tyrese Gibson.
Fotot e tij gjithashtu janë publikuar nga Daily Mail e media të tjera prestigjoze jashtë vendit.
Në një intervistë për ?Konica.al? Adriani rrëfen për fotografinë dhe lidhjen e tij me hënën.
Thonë që Limani ka një filozofi të bërit foto? Cila është filozofia jote që të bën të fitosh trofe të tillë dhe vëmendje përtej kufinjve?
Besoj se çdo fotograf ka teknikat e veta se si i bën dhe i përpunon fotografitë. Unë jam autodidakt dhe çdo herë jam munduar të eksploroj dhe provoj gjëra të reja duke mësuar dhe përvetësuar kështu teknikat e mia që në njëfarë mënyrë kam arritur të bëj një stil të veçantë të fotografive që unë kam realizuar deri më tani.
Mendoj se pretendimet dhe vetëbesimi janë ato çfarë e bëjnë njeriun të bëj dhe arrijë atë çfarë dëshiron. Unë çdo herë jam munduar që artin tim ta shpalos përtej kufijve dhe në njëfarë mënyrë kam arritur të kem sukses falë punës së pandalshme e mirë të përkushtuar.
Sot ka miliona fotografi online dhe për të tërhequr vëmendjen nuk është edhe e lehtë prandaj duhesh të bësh diçka unike dhe origjinale në mënyrë që të karakterizohesh për atë çfarë ti ke bërë.
Ku (vendi) dhe kur (në ç?kohë) të pëlqen të fotografosh?
Më pëlqen të bëj fotografi në kohen e lindjes dhe perëndimit të diellit, sidomos ajo periudha që unë i them Golden Hour, për mendimin tim dalin fotot shumë të bukura dhe unike. Më pëlqen të fotografoj në natyrë më shumë, po ashtu edhe në ndonjë objekt brenda apo në rrugë, rrugica interesante.
Pret gjatë për të realizuar foton e projektuar në mendje?
Sa i përket fotografisë është një fushë e gjerë dhe ka kategori të ndryshme, arti që kam realizuar më shumë i përket kategorisë FineArt/Konceptuale dhe ky zakonisht përbëhet duke kombinuar fotografitë dhe objektet e ndryshme në 1 të vetme dhe kur punoj në këto lloj foto zakonisht e kam në mendje idetë dhe vetëm dal i realizoj fotografitë pastaj i përpunoj.
Mirëpo sa i përket kategorive të tjera përshembull landscape ose ndonjë perëndim të diellit është e zakonshme që duhet të presësh momentin e duhur për të kapur një çast t?bukur. Përveç fotografive konceptuale unë bëj edhe fotografi të tipit landscape, portrete, street, arkitekturë.
Loja me hënën i bën kaq të veçanta fotot e tua! Si e krijove konceptin e lojës me hënën?
Ishte një ditë kur dola të realizoj disa silueta të ndryshme pasi që siç thashë më pëlqen të fotografoj në perëndimin e diellit. Dhe modeli në fotot e mia zakonisht është vellai im, dhe i thoja të bënte lëvizje të ndryshme, dhe për një moment më erdhi ideja t?i them ta bënte lëvizjen sikurse po gjuante një top, pastaj më erdhi në mendje se këto silueta mund t?i kompozoj aq bukur sa që të duken shumë reale.
Cili është sekreti i një fotoje unike?
Ideja!
Çfarë komponentësh duhen për të realizuar foton ideale?
Për të realizuar fotografitë konceptuale duhet të kesh ide dhe aftësi për t?i bërë ato. Ndërsa sa i përket komponentëve që e bën të bukur një fotografi për mua kryesore është drita dhe kompozicioni.
Është pasion i zbuluar me kohën apo keni studiuar për këtë?
Unë kam studiuar për shkenca kompjuterike. Fotografia është pasion që ka lindur me kohën. Kam filluar të merrem nga mosha 17 vjeçare.
Ke menduar për ndonjë ekspozitë në Shqipëri?
Po, unë kam pasur një ekspozitë të vogël në Tiranë në muzeun kombëtar në eventin TedX Tirana, po ashtu edhe në Zyrih të Zvicrës. Planet e mia për momentin janë më të përqëndruara për të hapur ekspozita në shtetet tjera siç janë: Gjermania, Anglia, SHBA.
Mirëpo definitivisht do të punoj për një ekspozitë personale në Tiranë. Do kisha patur shumë dëshirë që turin e ekspozitave ta përmbyll me qershinë mbi tortë në kryeqytetin tonë të bukur, Tiranën./CityNews
Deputetja e Vetëvendosjes Aida Dërguti, sot, me një postim n...
Tradhtitë janë bërë më se të zakoshme, por skandali i një kë...
Dy ishin qëllimet kryesore të reformës në drejtësi, për të c...
Një hetim tronditës i disa gazetarëve investigativ ka tregua...
Kur flasim për njerëzit më të pasur në botë, të gjithëve u s...
Në datat, 22 -24 dhjetor do të organizohet aktiviteti “Korça...
(Në vend të një urimi klasik për 27-vjetorin e themelimit)Pë...
Kryeministri Edi Rama, nuk heq dorë nga Lulzim Basha.Sërish ...
Shumë nga ne e kemi kuptuar, ndoshta edhe pse e kemi vuajtur...
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi priti sot në një takim të v...
Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Lulzim Basha në n...
Përgjigjja mund të jetë “të dyja” Varet Konsumi i tepërt i m...
Në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar ...
Sipas një raporti të ri të Bloomberg, YouTube do të nisë një...
Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike, ...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë një vizitë të paprit...
Megan Fox është shndërruar në një modele të brendshmesh për ...
Kryetar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoni, Al...
Një person është në paraburgim pas shpërthimit pranë një met...
Sa shance ka të jesh duke parë albumet fotografike të fëmijë...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...