Zgjedhja e kryeprokurorit/ Rama kërkon të mbyllë dosjet e krimit
Në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar ...
Përgjigjja mund të jetë ?të dyja?
Varet
Konsumi i tepërt i mishit të kuq është lidhur me sëmundje serioze dhe vdekje të parakohshme. Por, a është fjala për çdo lloj mishi të kuq?
Dhe fundja, cila është sasia që quhet e tepërt?
Mishi i bagëtisë apo mishi i gjahut është një produkt ushqimor që ka rezultuar vendimtar në evoluimin e njeriut. Nga pikëpamja ushqyese ai është i çmuar sepse përmban proteina me vlerë të lartë biologjike, hekur me biodisponibilitetinmë të lartë dhe një sërë elementesh të tjerë ushqyes që i nevojiten njeriut. Anemia është një ndër sëmundjet më të përhapura, sidomos në moshat e vogla. Miliona vdekje fëmijësh mund të parandalohen në botë nëse merren masa për të plotësuar hekurin në dietë, dhe mishi i kuq është burimi më i mirë dhe më efiçent i tij. Mishi i kuq, në aspektin antropologjik është një nga ushqimet më të përshtatshme për njeriun. Por, përse sot mishi i kuq gjendet nën akuzë dhe shihet si një kërcënim për njeriun?
Sasia
Paraardhësit tanë kanë kaluar jetën e tyre në kërkim të mundimshëm të ushqimit. Kanë shpenzuar energji të shumta për të siguruar ushqimin që gjente në territorin përreth tij. Pa dyshim që këtu bënte pjesë edhe gjahu, i cili ishte një trofe e një lufte të gjatë. Mishi ka qenë një luks për njeriun deri pak dekada më parë. Edhe në vendin tonë, deri pak kohë më parë, mishi sigurohej për raste festash ose pak herë në muaj. Kjo sepse nuk ishte e lehtë të rrisje kafshë, kishte mund dhe shpenzime. Madje, edhe disa rite fetare, si për shembull kreshmet, mendohet të kenë qenë një mënyrë për t?i dhënë frymë bagëtisë. Ndërsa sot mishi i kuq konsumohet pothuajse çdo ditë. Që të përmbushet kjo kërkesë ?maniake? e njeriut të sotëm, industritë ushqimore kanë siguruar prodhimin intensiv të kafshëve, të cilat kalojnë jetën e tyre të izoluara nga natyra, të ushqyera me koncentrat drithërash dhe aspak jeshillëk, të trajtuara me antibiotikë dhe hormone rritje, dhe të kryqëzuara gjenetikisht për të arritur masë trupore maksimale shkruan Shendeti.
Cilësia
Nëse sërish i hedhim sytë pas, do të konstatojmë se mishi që përftohej deri disa dekada me parë rritej në aq kohë sa i kish përcaktuar natyra, me ushqim të gjelbër, duke kullotur i lirë dhe duke jetuar në harmoni me klimën dhe natyrën. Studimet kanë treguar se këto kafshë kanë një profil yndyrash krejtësisht ndryshe nga kafshët që rriten në regjim stallor. Ato përmbajnë yndyra esenciale shumë më tepër se këto të dytat, faktor ky tepër i rëndësishëm në sëmundjet kardiake, metabolike dhe tumorale. Kafshët e prodhimit intensiv trajtohen me antibiotikë, fakt ky që mendohet të jetë përgjegjës për rezistencën ndaj antibiotikëve dhe transformimin e baktereve, si dhe transformimin e florës bakteriale të njeriut që i konsumon. Flora bakteriale është një ndër armët më të forta të organizmit tonë kundër sëmundjeve auto- imunitare, sëmundjeve kronike dhe atyre tumorale. Nëse kafshët trajtohen edhe me hormone, konsumatori i mishit të tyre vendoset në rrezik për një sërë sëmundjesh që lidhen me funksionin hormonal, siç është edhe kanceri i gjirit.
Ruajtja
Mënyra e therjes, higjiena, kullimi i gjakut dhe ruajtja në ambiente të freskëta, janë hapa tepër të rëndësishëm në parandalimin e formimit të nënprodukteve të metabolizmit të mikrobeve, të cilat mund të rezultojnë në substanca të dëmshme për shëndetin e njeriut.
Përpunimi
Trajtimi i mishit me nitrate, zakonisht për t?i ruajtur nga baktere të rrezikshme, siç ndodh në rastin e sallameve dhe proshutave, është një ndër shkaqet e formimit të nitrosaminave ? përbërës kancerogjen të një shqetësimi të madh. Për këto përbërës ekziston një limit i caktuar si ?i sigurt?, por shpesh kontrollet ushqimore kanë hasur nivele më të larta, si për shembull, të panceta. Tymosja e mishit është gjithashtu një procedurë problematike duke shkaktuar prodhim lëndësh toksike.
Gatimi
Studimet tregojnë se mënyra e gatimit është një faktor shumë i rëndësishëm në pasojat që mishi ka në shëndetin e njeriut. Gatimi në skarë apo në tigan, në temperaturë të lartë, kontakti me flakë dhe tym dhe koha e gjatë e gatimit, luajnë rol vendimtar në formimin e substancave kancerogjene, veçanërisht promotore të kancerit të zorrës së trashë.
Në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar ...
Sipas një raporti të ri të Bloomberg, YouTube do të nisë një...
Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike, ...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë një vizitë të paprit...
Megan Fox është shndërruar në një modele të brendshmesh për ...
Kryetar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoni, Al...
Një person është në paraburgim pas shpërthimit pranë një met...
Sa shance ka të jesh duke parë albumet fotografike të fëmijë...
Jemi ende larg Krishtlindjes, por të rinjtë australianë i ka...
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orën 6.30 të mëngjesi...
Edicioni i 19-të i “Kënga Magjike” është shoqëruar me kontes...
Mbrëmjen e sotme në “C’est la vie”, këngëtari Kristi Karkana...
Fardinand Elezi është zyrtarizuar si kandidatura e parë për ...
E ftuar së fundmi në emisionin “Një kat më lart” ishte këngë...
Në fjalën e tij në konferencën e përbashkët për shtyp me pre...
Mbledhja e sotme e Komisionit të Sigurisë është shoqëruar me...
Ata kanë plot 10 vite që janë së bashku, pro deri më sot nuk...
Presidenti Meta ka reaguar sot, për herë të parë për çështje...
Pranë shtëpizave promovuese në Tiranë, në sheshin Skëndërbej...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...