web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpërthen këngëtarja shqiptare/ Kënga Magjike festival intrigash

9 Dhjetor 2017, 18:37, Aktualitet CNA

Duket se dita e sotme do të ketë vetëm lajme nga këngetarët e pakualifikuar në finalen e festivalit Kënga Magjike. I pari ishte Klejdi Mahmutaj ai i cili u shpreh se vetëm me pazare mund të ecej para në artin Shqiptar. Pas tij Evi Reci e cila dukej më diplomatike në deklaratën e saj ku thoshte se nuk do të ishte pjesë e finales dhe falenderonte të gjithë mbështetësit. Por vetëm para pak minutash Rovena Stefa shkruan në intsgramin e saj:

?Nuk do të jem sonte por nuk mërzitem sepse një natë e ngritur mbi intriga votash nuk më pengon të këndoj me shpirt. Shumë mbrëmje të tjera për popullin tim. E juaja Rovi?

Duhet përmendur se kënga ?Veç një jetë? e Rovenës ishte një ndër më të pëlqyerat e këtij edicioni./CityNews





Lajmet e fundit nga