web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Imami tregon rëndësinë e lëvizjes dhjetoriste

9 Dhjetor 2017, 16:56, Aktualitet CNA

I ftuar në emisionin ?Kjo Javë? në News24, ish-studenti i lëvizjes dhjetoriste, Arben Imami, ka komentuar rëndësinë e kësaj lëvizjeje dhe ndikimin që ka pasur në emancipimin e Shqipërisë.

Imami është shprehur se kjo lëvizje bëri të mundur shkatërrimin e themelit monopartiak, pra diktaturës komuniste.

?Me shpalljen e Partisë Demokratike lëvizja e studentëve mori një kuptim. U shkatërrua themeli monopartiak dhe diktatura komuniste në Shqipëri. Lëvizja dhe finalizimi i lëvizjes së dhjetorit është një ngjarje unike. Kjo ngjarje është një nga ngjarjet më të rëndësishme për Shqipërinë në shekullin e kaluar?, ka deklaruar Arben Imami. /CityNews





Lajmet e fundit nga