Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Në veri të Kosovës, ende nuk ka përfunduar procesi i shuarjes së strukturave paralele, të cilat mbështeten nga Beogradi zyrtar, thonë përfaqësues të shoqërisë civile. Përderisa nga Policia e Kosovës në veri të vendit, thuhet se gjendja është dukshëm më e mirë, krahasuar me vitet paraprake.
Katër komunat veriore të Kosovës, ku bëjnë pjesë Leposaviqi, Zubin Potoku, Zveçani dhe Mitrovica e veriut, janë të banuara nga popullata shumicë serbe.
Përfaqësuesit e organizatave joqeveritare thonë se autoritetet e rendit nuk po arrijnë që të kenë kontrollin e duhur në atë pjesë.
Naim Rashiti, drejtor i Grupi Ballkanik për Politika, thotë se shtyrja e themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe ka bërë që në veri të Kosovës të jenë ende të pranishme institucionet paralele serbe që funksionojnë pa ndonjë pengesë ligjore.
?Të gjitha struktura e administrimit, komunat funksionojnë ende, agjencitë e ndryshme shtetërore të Serbisë. Krahas arsimit dhe shëndetësisë që veprojnë në gjithë Kosovën, funksionon lirshëm edhe një zyre të Bankës Qendrore të Serbisë. Nuk është bërë shumë për tërheqjen e tyre ose nuk është bërë asnjë plan për tërheqjen e tyre?.
?Ajo që ka ndodhur është shuarja e policisë, integrimi i policëve dhe gjykatësve që zyrtarisht institucione të sigurisë dhe ligjit, nuk ka në veri -jo zyrtarisht natyrisht që dihet prezenca e strukturave, por zyrtarisht organet e tilla, të cilat mund të arrestojnë apo veprojnë, nuk ka në veri?, thotë Rashiti për Radion Evropa e Lirë.
Sipas tij, veriu i Kosovë ka qenë i pamenaxhuar dhe i paadministruar për më gjatë se 18 vjet, dhe pothuajse edhe sot vazhdon të jetë gjendje e ngjashme.
?Fakti se 80 për qind e veturave operojnë pa tabela [regjistrimi], fakti se nuk ka regjistra të qarkullimit të njerëzve flet mjaft; nuk ka kontroll të mjaftueshëm mbi kufijtë. Ka shumë kalime ilegale si në asnjë kufi tjetër në rajon. Është kufiri më i thyer, më i qarkulluar ilegalisht, dhe kjo natyrisht që na shtyn të kuptojmë që aty ka vepra dhe zhvillohen vepra shumë të rrezikshme kriminale dhe infiltrim i shumë grupeve të interesit?, theksoi Rashiti.
Ai vlerëson se për të ndryshuar gjendja në veri të Kosovës, dhe për eliminimin e të gjitha rreziqeve dhe grupeve që qarkullojnë në mënyrë të paligjshme, duhet edhe pak kohë. Sipas tij, autoritetet e rendit, me gjithë përpjekjet, nuk janë duke vepruar atje sa duhet.
?Policia është në proces e sipër dhe është në rrugë të mirë. Unë besoj se pas një kohe do të vihet rend, por ende autoritetet e Kosovës, apo edhe KFOR-i, nuk e kontrollojnë kufirin siç duhet. Kemi parasysh që për 4-5 vjet ka qenë e pamundur të operojë Policia e Kosovës në veri. Kurse tani operon në një masë deri diku?, thekson Rashiti.
Prania e strukturave paralele nuk mohohet as nga autoritetet e rendit. Por, sipas tyre, ato struktura janë zbehur dhe nuk kanë më fuqi siç kishin vite më parë.
Besim Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës në veri, thotë se gjendja e sigurisë në përgjithësi është e qetë. Ai megjithatë, mendon se zhvillimet aktuale dhe dinamizmi i veprimeve politike ndikojnë në stabilitetin e asaj pjesë.
Hoti thekson se Policia në veri të Kosovës ka nevojë për mbështetje dhe përkrahej nga institucionet si ato të nivelit lokal, po ashtu edhe atij qendror.
?Sapo të kemi një stabilitet ekonomik në këtë pjesë të vendit, flasim edhe për stabilitet shoqëror. Nuk është vetëm policia, mekanizmi i vetëm i sigurisë, i cili duhet të funksionojë në tërë këtë hallkë të sigurisë së vetë qytetarëve. Mirëpo, ato detyra dhe obligime të cilat dalin me ligje dhe janë proceduar për Policinë e Kosovës, sigurisht që policia krahas shumë zhvillimeve që kanë ndodhur këto vitet e fundit me integrim e dialog, kanë ndikuar në ndryshimin e formave dhe të të menduarit për çështjen e sigurisë?, shprehet Hoti.
Kurse, sa u takon kalimeve ilegale të kufijve në veri, Hoti thotë vendkalimet kufitare janë në monitorim të plotë, por nuk përjashtohen rastet kur grupet të caktuar për interesat të ndryshme tentojnë ta kalojnë kufirin ilegalisht.
?Ka interesim të grupeve të ndryshme, të cilat tentojnë ilegalisht të fusin mjete apo persona në kalimin e kufirit jashtë pikave të autorizuar. Policia kufitare i ka detyrat e veta dhe bën punën e vet në identifikim e këtyre grupeve apo individëve?, thotë Hoti.
Për autoritetet e Kosovës, shuarja strukturave paralele në veri dhe pjesët tjera të vendit, është një nga kushtet kryesore për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, si një prej marrëveshjeve kryesore të arritura në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel.
Që bashkëshorti i Aurela Gaçes, Skerdi, është një burrë i pa...
Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, nga...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ka ...
Deputeti i Dibrës, Xhemal Gjunkshi mbështeti protestën e sho...
Vrasja e Aleksandër Ndokës mbrëmjen e djeshme në qytetin e L...
Regjizori i famshëm i Hollywood-it, Oliver Stone ka zhvillua...
Vërshimi i lumit Vjosë vazhdon të mbajë nën pushtetin e ujit...
Frymëmarrja është sekreti i një seksi të bukur dhe mbi të gj...
Policia italiane ka bërë të mundur vënin në pranga të dy shq...
Një fëmijë-sirenë, me bisht dhe me këmbë ka ardhur në jetë n...
Vangjel Dule akuzon kreun e qeverisë se nuk ka vullnet polit...
Një amerikan, që ishte futur me dhunë në një xhami dhe kisht...
Sytë nuk janë thjesht dritarja e shpirtit. Ata ndonjëherë fs...
Enca është një nga këngëtaret më të përfolura në showbiz-in ...
Pas njoftimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, se ka konst...
I ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi pë...
Lajme jo shumë të mira për baballarët: Bebet duhet të ndajnë...
Në çdo sallë kirurgjie në spitalin Rajonal të Shkodrës ka ni...
Një kompani ka vendosur të revolucionarizojë kujdesin shënde...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...