Çudia dhe falsiteti i kryebashkiakut/ Veliaj del përtej Qeverisë
I ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi pë...
Pas njoftimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, se ka konstatuar keqpërdorim të parasë publike, ka reguar ish Kryetari i Komunës Margegaj, Rexhë Byberi.
Ai ka mohuar akuzën e bërë nga KLSH, duke pohuar se ka dhënë dorëheqjen më datë 30.04.2015. sipas tij ai ka dhënë dorëheqjen në bazë të rregullave që parashikonte rregullorja dhe se arsyeja që ishte dorëhequr ishte sepse do të kandidonte për kryetar të Bashkisë Tropojë.
Përveçse në ish komunën Margegaj shkelje janë konstatuar edhe në ish komunat Tropojë Fshat, Bujan, Llugaj, Fierzë, Bytyç e Lekbibaj.
KLSH paraditen e sotme ka njoftuar se me Vendimin nr. 136, datë 30.09.2017 të Kryetarit të KLSH-së, është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe me shkresën nr. 495/26, datë 30.09.2017, me qëllim përmirësimin e gjendjes, i janë rekomanduar Bashkisë Tropojë, masa me karakter organizativ, masa për shpërblimin e dëmit ekonomik të shkaktuar në vlerën totale 24.7 milion lekë, si dhe të ardhura të munguara në vlerën prej 20.7 milion lekë.
Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e prokurimit publik me vlera të vogla dhe pagesa të paargumentuara e të pajustifikuara me dokumentacion, ndër të cilat më kryesoret janë:
1. Në 1 rast për pagesën e vlerës prej 2,000,000 lekë për 34 qytetarë, procedura të kryera me dokumente fotokopje, listë përfituesish të pa miratuar në këshillin e komunës, pa urdhër titullari për realizimin e transaksionit si dhe pa mandat pagese të arkës, ku të kenë nënshkruar punonjësit e njësisë dhe personat përfitues të vlerës së mësipërme, duke mos u dokumentuar përfitimi i shumave nga personat përkatës.
2. Në 5 raste janë kryer pagesa në vlerën totale 1,985,171 lekë për blerje mallrash dhe kryerje punimesh për mirëmbajtje, blerje fiktive, pra e pa kryer, pasi dokumentet financiare urdhërues dhe vërtetues, mbështetës të praktikës nuk argumentojnë nevojën e kryerjes së punimeve dhe kryerjen e tyre.
3. Në 12 raste janë kryer pagesa në vlerën totale 2,068,000 lekë për blerje me vlera të vogla për kryerje punimesh e mirëmbajtjesh, blerje fiktive, pasi nuk vërtetohet me dokumentacion nevoja e kryerjes së punimeve, arsyeja etj dhe nuk dokumentohet kryerja e tyre.
4. Për 3 raste të mos zbatimit të rekomandimeve të lëna nga Kontrolli i Lartë i Shtetit të cilat përmbajnë detyrime për arkëtime vlerash financiare në masën prej 6,493,043 lekë. Veprimet e mësipërme janë në kundërshtim me ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 ?Për Prokurimin Publik?, me Vendimin e Këshillit të Ministrave (VKM) Nr. 1 datë 10.07.2007 dhe VKM nr. 914 datë 29.12.2014 ?Për miratimin e rregullave të prokurimit publik?, me Urdhërin e Ministrit të Financave (UMF) nr. 33, datë 11.07.2013 dhe UMF nr. 57 datë 12.06.2014 ?Për Gjurmët standarde të auditit për prokurimin me vlerë të vogël dhe të lartë?, me ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010 ?Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin?, me UMF nr. 30 datë 27.12.2011 ?Për menaxhimin e aseteve në sektorin publik? dhe me ligjin nr. 154/2014 ?Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit?.
Për këto shkelje dhe për të tjera, KLSH ka kryer pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, me shkresën nr. 495/28 datë 10.11.2017 kallëzim penal ndaj R.B. me detyrë ish-Kryetar i Komunës, në cilësinë e Nëpunësit Autorizues, ndaj Z.I. me detyrë Përgjegjëse e Financës, në cilësinë e nëpunësit zbatues dhe ndaj Z.I. me detyrë Specialiste, në cilësinë e arkëtares, për konsumimin e elementëve të veprave penale të ?Shpërdorimit të detyrës? parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. KLSH, me qëllim përmirësimin e situatës, i ka rekomanduar Bashkinë Tropojë masa me karakter organizativ në lidhje me eleminimin e praktikave që kanë sjellë impakt negativ në buxhet, kryesisht në fushën e tatim taksave, në vlerën 20.7 milionë lekë dhe shpenzime me efekte negative në buxhet për vlerën 160.8 milion lekë. /CityNews
I ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi pë...
Lajme jo shumë të mira për baballarët: Bebet duhet të ndajnë...
Në çdo sallë kirurgjie në spitalin Rajonal të Shkodrës ka ni...
Një kompani ka vendosur të revolucionarizojë kujdesin shënde...
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka inspektuar punimet ...
Ish-kryeministri Sali Berisha mesditën e sotme ka publikuar ...
Pak nga pak po i afrohemi fundit të 2017-ës dhe shumë prej m...
Policia italiane ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi...
Bandat e strukturuara kriminale shqiptare po shndërrohen në ...
Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe p...
Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu ka reaguar, pas v...
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reagu...
Të bësh një dhuratë shpesh herë është e vështirë. Por ajo që...
Në autostradën e Breneros tre kamionë TIR u përfshinë në një...
Karabinierët e qytezës së Albas arrestuan një 55 vjecar shqi...
Shkëlqim Hajdari, ish-drejtues i Prokurorisë së Apelit të Ti...
Një ndër pikturat e pakta të Leonardo Da Vincit është shitur...
Modelja seksi CJ Franco është paraqitur në një paraqitje me ...
Meshari i Gjon Buzukut është një nga veprat më të vjetra të ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...