Thethi i bllokuar nga bora/ Banori apelon për ndihmë (Video)
Deputeti i PD-së, Bardh Spahia, përmes një postimi në rrjet...
ZGJIDHJA akuzoi partitë e vjetra se kanë rënë në ujdi për të mos akuzuar, por vetëm për të mbrojtur njëra-tjetrën sa herë që u shkaktojnë fatkeqësi shqiptarëve. Në një reagim në rrjetet sociale, partia e drejtuar nga Koço Kokëdhima theksoi se kjo është ujdia e partive të vjetra, Rilindjes dhe PD-së që të mbajnë të nënshtruar dhe të gjunjëzuar shqiptarët. ZGJIDHJA u bëri thirrje të përmbyturve që të protesojnë të ulur përpara selisë së qeverisë, derisa të dëmshpërmblehen plotësisht.
Reagimi
Edi Rama dhe Lulzim Basha po e përdorin edhe fatkeqësinë e radhës së shqiptarëve për të bërë spektakël dhe për të forcuar ujdinë e partive të vjetra që t?i mbajnë të shtypur dhe të nënshtuar shqiptarët. Në kulmin e dështimit të pushtetit qendror dhe vendor për të parandaluar fatkeqësinë natyrore, përmes masave mbrojtëse, Lulzim Basha falënderoi Edi Ramën që futi ushtrinë, sepse ka falimentuar emergjencat civile, ndërsa Edi Rama falënderoi Lulzim Basha pse e lidhi gjuhën për të mos treguar me gisht se fajtori kryesor i përmbytjes është kryeministri i qeverisë më të dështuar të tranzicionit shqiptar. Populli që humbi gjithçka duhet të gëzohet tani pse Basha i rrahu shpatullat Ramës për përmbytjen, ashtu siç duhet të gëzoheshin viktimat e Gërdecit, pse Rama u ra shpatullave të Saliut, pak orë pas tragjedisë së shkaktuar nga shteti!
ZGJIDHJA e ka thënë me kohë se rreziku më i madh i Shqipërisë janë partitë e vjetra dhe ujditë e tyre për të grabitur dhe përzënë shqiptarët nga vendi i tyre. Ata janë bashkë në vjedhje dhe bashkë për t?i mbrojtur ato. Kur Saliu e la pushtetin në shtator 2013, në Rezervat e Shtetit thyente kokën miu, sepse u vodhën edhe kokrrat e fundit të fasuleve. Edi Rama, që çdo gjë e bën më keq se Saliu, vendosi që brenda tre viteve të fundit të ulë 5 herë fondet që jep buxheti i shtetit për Emergjencat Civile. Ky vendim absurd u bë edhe pse Shqipëria është vendi më i rrezikuar nga katastrofat natyrore. Ashtu si PD-ja, Rilindja, u dha miliarda lekë klientëve të saj për koncesione mafioze, por vetëm disa lëmosha e thërrime për të përballuar fatkeqësitë natyrore.
Partitë e vjetra nuk ofrojnë më shpresë për askënd. Të përmbyturit disa herë brenda pak viteve janë dëshmitarët më të mirë të kësaj kaste hajdutësh të pacipë dhe të pashpirt, sepse e shikojnë se janë çdo herë e më keq dhe përmbyten çdo herë më shumë se herën e shkuar.
Shqiptarë të nëpërkëmbur dhe të përmbytur si Abaz Seiti nga Kashishta e Fierit, që iu falimentua biznesi i serrave me luleshtryshe, apo Isuf Musaj nga Valiasi që thotë se do të vetëvritet, sepse është përmbytur 10 herë rresht, nuk kanë më asnjë fije besimi te qeveria. Në derën e biznesit dhe të shtëpisë së tyre shteti troket vetëm për të vjelë tatimet dhe faturat e energjisë, ujit dhe tokës. Ata janë sot më të pashpresë se kurrë dhe duan ose të ikin nga kjo jetë, ose nga ky vend.
ZGJIDHJA u bën thirrje qytetarëve të reagojnë, të mblidhen të përmbyturit dhe të braktisurit nga partitë e vjetra parlamentare, të ulen në shesh përpara selisë së qeverisë dhe të mos shkulen prej aty pa u dëmshpërblyer deri në qindarkën e fundit. Qeveria e Rilindjes, në marrëveshje edhe me të ashtuquajturat partitë e opozitës parlamentare, ua jep paratë e shqiptarëve klientëve të saj me koncesione, sepse shqiptarët e tjerë nuk i ka në laps, i vjedh, i shtyp, i mbyt, i urren, i vret dhe i dëbon nga trojet e tyre.
ZGJIDHJA është forca e vetme që përfaqëson qytetarët e thjeshtë të Shqipërisë, i vetmi kërcënim real për elitën e korruptuar politike të vendit. ZGJIDHJA u bën thirrje të përmbyturve të Shqipërisë të braktisin PS-në, PD-në dhe partitë e tjera që kanë bashkëqeverisur me to, t?i bashkohen ZGJIDHJA-s, që të shpëtojnë jo vetëm nga përmbytja, por nga gjithë të zezat që pësuan nga këta politikanë të urryer, kusarë e injorantë, që i kanë tradhëtuar sistematikisht interesat e popullit shqiptar! / CityNews
Deputeti i PD-së, Bardh Spahia, përmes një postimi në rrjet...
Enca Haxhia ka qenë një ndër yjet më të përfolura të këtij v...
Nga llogaritjet e fundit hidrologjike të IGJEUM, rezulton se...
Monitoruesi i Kombeve të Bashkuara mbi varfrinë ekstreme dhe...
Dëbora ka bllokuar 200 banorë në Theth, ndërsa asnjë nga ins...
I dërguari i Partisë Demokratike në Krujë, Bledi Kasmi, vuri...
Ajo është padyshim një moderatoret më të njohura, jo vetëm n...
Dy ditë më parë, CityNews denoncoi një skandal të padëgjuar ...
Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, Agron She...
Me trokitjen e dhjetorit jemi përfshirë nga një atmosferë fe...
Dalëngadalë po i afrohemi ditëve të fundit të 2017-ës, e cil...
Policia e Fierit ka bërë të mundur ndalimin e një shtetasi t...
Pak kohë më parë, Noizy ka shprehur simpatinë për Rihanën, m...
Xhensila dhe Besi janë padyshim një nga çiftet më të komentu...
Në Budapest të Hungarisë janë mbledhur më shumë se 200 eks...
Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin D...
Ndonjëherë është shumë e rëndësishme që disa gjëra t’i mbash...
Fotot seksi të balerinës tashmë mjaft të njohur në Itali Kla...
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në rrje...
Një vajzë shqiptare është arrestuar nga policia greke, gjatë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...