Financimi i kullës së Ervin Matës/ Plug: Mbi 28 milionë euro autofaturime për kompanitë e lidhura me Vilma Nushin
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Nga Mero Baze
Fjalimi i Lulzim Bashës në Bruksel nuk është aspak shqetësues për Shqipërinë. Nëse e lexon me qetësi, Lulzim Basha nuk i thotë Brukselit, se çfarë duan shqiptarët nga Brukseli, por u thotë shqiptarëve, çfarë do të donte ai, të dëgjonin ata nga Brukseli. Dhe kërkesat e tij ishin dy. E para, ai u thoshte eurodeputetëve, ?se ju keni një stepje për të hapur negociatat me Shqipërinë?? (pas kësaj u stepën shumë eurodeputetë) dhe e dyta, u thoshte se ?ju keni në dorë të na hiqni lëvizjen e lirë?. Pra, në thelbin e vet, fjalimi i Bashës ishte më shumë një përpjekje si duhet ta kuptonin shqiptarët qëndrimin e Europës, sesa si duhet ta kuptonin europianët qëndrimin e shqiptarëve. Ishte një vizitë me bileta të paguara nga Brukseli, për t?u thënë shqiptarëve se si ka dëshirë ai të flasë Brukseli.
Kjo nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga udhëtimi i tij i shtrenjtë, që tani po i kushton shumë më shtrenjtë atij dhe PD-së, për të dalë një fotografi me Trumpin. Në kulmin e braktisjes së madhe në çadër në Shqipëri, ai u nis për në Uashington me shpresë se disa lobistë grekë do të mund ta çonin të dilte një foto me presidentin Trump. Nuk ja doli dot. Shkoi dy ditë në Uashington, torturoi dhe disa pagatorë me vete, dhe nuk bëri dot gjë.
Pas dy javësh e nxorri nga sikleti shoku i tij i ngushtë Kamil Ekim Alptekin. Në atë kohë, Kamil Ekim Alptekin, po merrej për të paguar këshilltarin e sigurisë kombëtare të presidentit Trump, zotin Flynn, për të rrëmbyer klerikun Abdullah Gulen, nga SHBA, e për ta degdisur në Turqi. Për këtë tentativë dhe të tjera lidhura me ndikimin rus në SHBA, Flynn është sot para drejtësisë amerikane dhe ka pranuar pjesërisht akuzën, duke kërkuar gjykim të shkurtuar. Por duket se drejtësia po i shkon deri në fund, dhe nuk dihet kë merr me vete.
I njëjti pagues i Flynn, me lekët e kompanisë që ka regjistruar në Utreht, në lagjen ku ka jetuar me Luzlim Bashën, duke qenë dhe shok shkolle, janë mbuluar dhe shpenzimet e fotos së Lulzim Bashës me Trump, për të cilën Basha tani duhet të shpjegojë, si i ka transferuar 670 mijë dollarë në të zezë nga Shqipëria në parajsën fiskale në Belize, e prej andej, në SHBA. Sot emri i Lulzim Bashës në botë është i lidhur me një nga njerëzit më të përfolur në gjithë globin, që fatkeqësisht, është shoku i tij i ngushtë, i cili ka tentuar të devijojë politikën amerikane pro Rusisë, ka tentuar të ndalë sulme të SHBA kundër ISIS dhe ka bërë dhe një foto të Bashës me presidentin Trump. Cdo gjë që mund të ndodhë apo ka ndodhur në Shqipëri, kurrë nuk do jetë kaq në qendër të vëmendjes me një ngjarje kaq të errët me të cilën lidhet direkt Lulzim Basha. Dhe këtë në Bruksel e dinë. Gazeta zyrtare e BE e kishte shkruar që në mëngjes, pa mbërritur avioni i Bashës.
I gjithë ky stërmundim i Bashës atëhere, ishte t?u thoshte shqiptarve, se ju vërtet më braktisët në çadër, por unë kam mik Donald Trumpin.
Tani që zgjedhjet mbaruan dhe Lulzim Basha humbi jo vetëm elektoratin e vet, por duket se po humbet dhe besueshmërinë brenda PD si një intrigant kulisash, po bën të njëjtën gjë. Po shkon deri në Bruksel dhe i kushton më shumë rëndësi gënjeshtrës që u thotë shqiptarëve nga Brukseli, se sa të vërtetave qoftë dhe të hidhura, që mund t?u thotë eurodeputetëve nga Shqipëria.
Përdredhja e gjuhës së tij, që gjoja Europa është e stepur për të hapur negociatat dhe që Shqipëria mund të humbasë vizat, nuk janë fjali të Europës, por fjali të Lulzim Bashës para Europës, për t?i dëgjuar shqiptarët, si fjali që vijnë nga Brukseli. Është ajo që di të bëjë gjithmonë. Kur nuk ka mbështetje këtu brenda, ikën ose në Uashington, ose në Bruksel, ose paguan një foto, ose përdor një podium falas, për t?u thënë shqiptarëve një gënjeshtër me shpresë që ta besojnë.
Shqiptarët e dëgjojnë nga Europa, atë që mendon Europa për ta, nuk kanë pse e dëgjojnë nga Lulzim Basha. Është njësoj sikur Edi Rama në fjalim në Bruksel, t?u tregojë eurodeputetëve, se si ata duhet të vlerësojnë brekushet e tij të sportit apo atletet ?Adidas?, dhe t?u thotë shqiptarëve, ?plaçi? ju që nuk i doni, se i do Europa.
Lulzim Basha bën pikërisht këtë. Shkon atje për të na thënë që andej, atë që nuk ja besojmë këtu. A thua se e ka fajin vendi ku flet apo pozon ai, që ne nuk e besojmë. /TemA
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Pogradec, ...
Burime nga Policia e Vlorës, raportojnë se dy netë më parë ë...
Në studion e lajmeve të Syri.net ishte i ftuar gazettari Yll...
Shirat e fundit sollën një sërë problemesh në të gjitha qarq...
Kuvendi i Shqipërisë, ka votuar mbrëmjen e sotme Projekt-Rez...
Kryeministri i vendit Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku ka zhv...
Pas sulmit të ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj qeverisë p...
Çështja e përmbytjeve në Shqipëri, nuk i ka ikur analizës në...
Deputeti Gent Strazimiri identifikoi Edi Ramën, Fatmir Xhafë...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, tashmë kryetari i Partisë...
Përmbytjet kanë shkaktuar probleme të ndryshme, ndryshme duk...
Sot u kompletua java e 13-të në Kategorinë Superiore, por me...
Kuvendi i Shqipërisë po diskuton ditën e sotme projektrezolu...
Nga Alban DaciMbetëm i idesë se kur të vërtetat jemi në gjen...
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir META, zhvilloi s...
Shirat e disa ditëve më parë sollën probleme nga më të ndrys...
Kuvendi i Shqipërisë po diskuton ditën e sotme projektrezolu...
Gjatë vizitës së tij në Bruksel, më 4 dhjetor 2017, Ministri...
Karabinierët e Savonës ndaluan automjetin e Shaban Sulës 50 ...
Tensionohen më tej marrëdhëniet Turqi –ShBA. Kjo për arsyse ...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...