Presidenti Meta takon Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes (KLSM-2017)
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir META, zhvilloi s...
Nga Alban Daci
Mbetëm i idesë se kur të vërtetat jemi në gjendje t?i konstatojmë dhe janë në shërbim të gjësë ?publike?, duhet t?i themi hapur dhe t?i mbrojmë deri në fund. Me gjithçka mund të bëhen kompromise në politike, por nuk mund të bëhet kompromise me ato elementë apo dukuri që cenojnë ?publiken?, rrezikojnë të ardhmen apo nënshtrojnë qytetarët duke u ofruar modele antishtetërore dhe antidemokratike.
Kam mbështetur me argumente dhe vazhdoj ta bëj duke thëne se Kodi Zgjedhor jo vetëm minon në themel demokracinë, por është antikushtetues. Duke bërë humultime të më tejshme dhe falë eksperiencës në terren në zgjedhjet e fundit parlamentare, kam arritur në një konkluzion tjetër akoma më të rëndë duke pohuar se: Kodi Zgjedhor është jo vetëm antikushtetues, por stimulon kapjen e Shtetit nga forma të inkriminuara, stilimulon e promovon bashkëpunimin simbiotik mes pushtetit politik e krimit të organizuar e anasjelltas, si dhe ndihmon kontrollin e territorit nga banda mafioze në koordinim me pushtetin.
Pse ndodh kjo? Kodi Zgjedhor me lista të mbyllura, transferon sovranitetin nga qytetarët tek subjektet politike e konkretisht tek kryetarët e partive , të cilët vazhdojnë të jenë në pozicione të tilla, jo për shkak të një demokracie të brendshme, por për shkak formave oligarkike dhe lidhjeve të errëta dhe të ngushta me subjektet që Shtetin e duan për interesa e privilegje dhe jo për shërbime.
Për të kuptuar formën dhe demokracinë e një vendi duhet të kuptojmë si funksionojnë partitë politike, a kanë demokraci të brendshme, kush janë grupet e interesit që i mbështesin dhe kush është misioni i tyre në shoqëri. Shqipëria ashtu si shumë vende të tjera, në pamje të parë, ose më saktë në formën e shkruar të Kushtetutës dhe funksionimin ose formimit të institucioneve, është në një demokraci perfekte.
Megjithatë, duke qenë se në Shqipëri ashtu si në disa vende të tjera, janë pikërisht partitë politike, të cilat janë agjenci të rekrutimit të elitave politike dhe prodhimit të formave të pushtetit, ne duhet të analizojmë format e tyre të organizimit dhe funksionimit për të kuptuar realitetin demokratik dhe politik të vendit.
Partitë politike shqiptare ngjajnë me sh.p.k. që në plan të parë kanë interesat ekonomike, politike e të pushtetit duke ju shërbyet ekskluzivisht interesave personale apo të grupeve të presionit që përfaqësojnë.
Demokracia e brendshme tek partitë politike shqiptare nuk ekziston edhe pse të gjendura në vështirësi përballë asaj pakice të opinionit publik që janë të ndjeshëm për funksionimin e demokracisë të brendshme, disa partitë politike duke përfshirë edhe tre partitë e mëdha, PS, PD apo LSI janë përpjekur të aplikojnë formalisht forma të reja të demokratizimit të brendshëm, siç është një anëtarë-një votë. Kjo formë demokratike e zgjedhjes së kryetarit të partisë përjashton PS, e cila si asnjëherë më parë, hoqi garën për kreun e saj, dhe vendosi rikonfirmimin e Ramës me referendum, pa kandidat dhe rival të tjerë. Kjo lloj forme diktatoriale e konfirmimit të lidershipit nuk është parë as në sistemet monipartiake, sepse aty nuk ka fare zgjedhje për kreun e partisë-shtet, dhe jo më në një vend si Shqipëria që formalisht pretendohet se është demokratik.
Në rastet e tjera të aplikimit ?një anëtar, një votë? për zgjedhjen ose rikonfirmimin e kreut të partisë është krejt një farsë, sepse dihet që në fillim kush do të jetë fituesi dhe kjo kuptohet për shkak të rrethanave ose të grupeve që e mbështesin. Po ashtu, tashmë nuk mungojnë rastet, kur i kreu i partisë trashëgohet brenda në familje, nga bashkëshorti tek bashkëshortja. Tendenca e këtyre liderëve politik për të mbajtur me çdo kusht pushtetin politik, sepse prej tij burojnë privilegjet ekonomike dhe të pushtetit, dëshmojnë qartë faktin se, sistemi politik shqiptar e sulmon gjithë kohës demokracinë dhe nuk është pro saj në asnjë formë e në asnjë çast.
Mungesa e demokracisë në çdo lloj forme, prodhon modele të rrezikshme, sepse përjashton garën e vërtetë dhe mungesa e një garë sjellë forma të tjera të rrezikshme për funksionimin e shoqërisë, mungesën e debatit, mungesën e ideve dhe po ashtu nxjerrjen në pah të cilësive individuale që do të bënin diferencën në favorin e organizimit dhe funksionimit të kolektives.
Në mënyrën se si funksionon sistemi politik shqiptar, organizimi dhe funksionimi i partive politike, nuk përjashton mundësi, që një Boss, ose një Boss i Boss-ëve, një ditë të bukur të jetë kryetari i partisë më të madhe në vend dhe të bëhet edhe kryeministër i vendit. Madje, nuk mund të përjashtojmë edhe faktin se një gjë e tillë po ndodh ose ka ndodhur në këto vite tranzicioni. Pse them kështu? Sepse, për zgjedhjet e tij, nuk ka asnjë filtër demokratik si brenda subjektit politik ashtu edhe në raport me votuesit në rastin e zgjedhjeve parlamentare.
Gjithkush që mund të bëhej kryetari i PS apo i PD-së, mjafton të kalonte dekriminalizimin (formalisht) dhe i ka të gjitha mundësitë të bëhet Kryeministër i vendit, sepse me Kodin Zgjedhor aktual, qytetarët nuk kanë forcë të ndryshojnë vullnetin e Partive Politike, ata janë të detyruar të japin ose jo pëlqimin e tyre me kandidatët e gatshëm që vijnë nga subjektet politike.
Pra, për fat të keq, qytetari nuk propozon dhe nuk zgjedh, por thjeshtë konfirmon atë që kanë vendosur subjektet politike për të qenë përfaqësuesit e tyre. Kjo nuk mund të quhet vetëm partitokraci, por akoma edhe më keq, diktatura e partive politike përballë qytetarëve.
E dini si ngjanë sot situata demokratike e politike në vend? Njëlloj si një arenë të betejash të gladiatorëve në Romën e lashtë, gladiatorët dilnin në betejë dhe dhuronin spektakël për perandorin dhe qytetarët. Perandori ishte ai që vendoste fatin e çdo gladiatori të mundur nëse duhet të jetonte apo jo dhe qytetarët ishin thjeshtë spektatorë në një spektakël të organizuar dhe të ndërtuar pa marrë parasysh opinionet e tyre.
Kështu janë edhe fushatat elektorale në Shqipëri, kandidatët e listave të partive politike janë gladiatorët e kryetarit të partisë që shkojnë përballë qytetarëve dhe qytetarët nuk kanë mundësi të ofrojnë modele të tjera, emra të tjerë dhe mbi bazën e frikës apo të forcës së pushtetit duhet thjeshtë të aprovojnë diktatin e partive. Kështu si është sistemi politik shqiptar dhe po ashtu edhe Kodi Zgjedhor, asgjë nuk e ndalon që një ditë ?Bossi i Boss-ëve? të na bëhet i pari i vendit. Ndoshta e kemi pasur dhe e kemi një të tillë, por nuk kemi as instrumentet dhe as vullnetin për ta identifikuar.
Pse Kodi Zgjedhor stimulon dhe favorizon kapjen e shtetit nga forma të ndryshme të kriminaliteti? Të gjithë jeni dëshmitarë se si në 2013 e në vazhdim listat dhe Parlamenti u mbush me persona me precedent të rrezikshme penale. Pse ndodhi kjo? Sepse, listat hartohen dhe kanë eskluzivitetin e plotë të kryetarit të partisë, i cili për rrethanat që ndodhet aty dhe për interesat që ai përfaqëson, nuk është fare i interesuar për përfaqësimin dinjitoz të qytetarëve e aq më pak për demokracinë, të cilën e konsideron një bukurokraci të panevojshme që pengon aspiratat e tij për pushtet dhe për pasojë edhe për privilegjet që rrjedhin prej tij.
Listat e mbyllura me eskluzivitet të kryetarit të partisë, rrisin mundësinë reale që subjektet politike, për interesa të pushtetit, të gjen mbështetje tek format e krimit të organizuar që kontrollojnë territorin dhe sigurojnë vota të mjaftueshme për fitoren e zgjedhjeve. Në këtë drejtim, ky Kod Zgjedhor, jo vetëm është antidemokratik, antikushtetues, por promovon dhe bën me imuniteti individë apo grupe kriminale që kanë influencë dhe kontrollojnë territorin.
Kjo ndodh mbi bazën e interesit simbiotik, mes pushtetit dhe tyre, të parët duan fitore me çdo kusht dhe ofrojnë garanci dhe privilegje, të dytën duan të kontrollojnë në formë absolute territorin, të kenë liri dhe po ashtu paprekshmëri.
Në binomin pushtet-kriminalitet, me një Kod Zgjedhor antidemokratik qytetari zhvishet nga forca e tij që bazohet mbi shprehjen e vullnetit të lirë përmes votës së lirë. Madje, han diskutim edhe termi ?votë e lirë?, sepse nuk mund të konsiderohet më e tillë nëse proceset që të cenojnë deri në atë ditë ndodhin në formën e diktatit të partive politike e në veçanti të kryetarëve.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir META, zhvilloi s...
Shirat e disa ditëve më parë sollën probleme nga më të ndrys...
Kuvendi i Shqipërisë po diskuton ditën e sotme projektrezolu...
Gjatë vizitës së tij në Bruksel, më 4 dhjetor 2017, Ministri...
Karabinierët e Savonës ndaluan automjetin e Shaban Sulës 50 ...
Tensionohen më tej marrëdhëniet Turqi –ShBA. Kjo për arsyse ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në Bruk...
Koncesionari i skanimit të dielën më 3 dhjetor po bënte nami...
Mediat raportojnë se sot Turqia i ka kërkuar zyrtarisht SHBA...
Edi Rama dhe Lulzim Basha, akoma pa u tharë nga uji i përmby...
Vënia nën hetime e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim ...
Mediat ndërkombëtare vijojnë të publikojnë shkrime për trafi...
Të bërit dush është një proces shumë i rëndësishëm në jetën ...
Me gjasë të gjithë e kanë dilemën se çfarë mendon partneri p...
Këngëtarja shqiptare nuk dëshiron më të qendrojë larg bashkë...
Pas denoncimit të bërë nga Citynews.al dy ditë më parë se dr...
Mesa duket, edhe imazhet që zgjidhni, parashikojnë gjëra në ...
Nëse dikush ka menduar se në Shqipëri pozita e gruas në shoq...
Prokuroria ka nisur hetimet për shembjen e urës që lidhte Qa...
Ekonomitë familjare në Bashkimin Europian, kanë përdorur 1.6...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...