Eurostat: 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Arjola Shehu është një vajzë e re e ekraneve shqiptare, e talentuar, e cila prej pak vitesh ka filluar të prezantojë disa emisione. Në fillim e ka nisur karrierën në një televizion të ri siç është Intv dhe më së fundmi në televizionin Klan.
Arjola do të jetë përkrahë Ardit Gjebreas dhe një kasti aktorësh në edicionin e sivjetshëm të ?Kënga Magjike?. Cili është roli i Arjolës në këtë festival?
Vetëm pak javë më parë ke startuar një emision që i dedikohet kuzhinës, ishe marrë me personazhe të njohur por me kuzhinën asnjëherë më parë, si e përjetove këtë propozim në këtë format?
Mua mu paraqit projekti i gatshëm, pra është ky projekt ne duam që të jesh ti autore programi dhe prezantuese e këtij emisioni. Isha pak skeptike me që nëse unë nuk kam lidhje fare me gatimin, sepse nuk jam përfshirë ndonjëherë tamam në kuzhinë. Por më thanë se nuk duhej të gatuaja dhe isha shumë e lumtur për këtë dhe patjetër që e pranova.
Si ka rezoltuar kjo sfidë, çdo ditë dy personazhe përballem me njëri tjetrin në një garë me recetat e tyre?
Ka edhe nga ta që vijnë me ambicie të qartë për të fituar kurse të tjerë ndajnë me njëri-tjetrin çmimin. Deri tani më duket se emisioni po ecën mirë është pëlqyer nga njerëzit. Të të presë mirë publiku dhe të marrësh komente pozitive është gjëja më e mirë që mund të më ndodh mua.
Cilët janë personazhet më pikantë që janë ngjitur në këtë sfidë të kuzhinës, e cila duhet të ketë dhe seriozitetin brenda, sepse publiku që të shikon në fund të fundit të gjykon.
Në fakt personazhet e njohur jo të gjithë dinë të gatuajnë, madje një pjesë e madh e tyre e kanë të vështirë pjesën e kuzhinës. Ata vijnë të eksperimentojnë dhe provojnë.
Madje ka pasur raste që e kanë provuar aty të gatuajnë një pjatë të caktuar. Të tjerë pastaj janë ekspertë të gatimit. Përveç se njohim, anën njerëzore të këtyre personazheve, që i ?zhveshim? pak nga korniza ku jemi mësuar t?i shohim nën një dimension tjetër, marrim dhe një kënaqësi sepse vijnë tek publiku dhe mësojmë diçka të re nga ata. Kujtoj Rita Latin që ka sjellë një humor të paparë në emision.
Gatuan ti?
Jo shumë pak (Qesh). Nuk më bie radha se jam rritur me gjyshen e mamanë në shtëpi, gatuajnë ato për mua. Por në më fund di të bëj makarona. Di të bëj kek, që ma mësoi Iva Tiço dhe ca ëmbëlsira sepse pas tyre jam shumë e dhënë.
Para kamerave asnjëherë nuk bëjmë komente negative, por psh. kur i hedhin shumë kripë apo e djegur. Psh Nard Ndoka kur ishte i ftuar bëri sultjash dhe e kishte djegur, këtë e thashë live në emision. Isha me Dasarën e cila nuk e mbajti dot këtë pjesë. Pra ka edhe situata të lezeçme. Pasi mbyllen kamerat flasim lirshëm me njëri-tjetrin, a e ka bërë mirë nuk e ka bërë mirë. Por pjesa më e madhe e gatimit hahet.
Ti the që jeton me prindërit, e mendon ndonjëherë veten të pavarur nga familja, të shkëputur dhe të marrësh përgjegjësi vetë?
Nga prindërit do të iki vetëm kur të mësoj të gatuaj. Në punët e shtëpisë nuk jam eksperte kështu që më duhet dhe një cik derisa të bëhem e pavarur.
Arjola e di shprehjen ?Dashuria kalon nga stomaku?? Të dashurin tënd e ke fituar i cik me stomak?
Nuk e besoj shumë këtë teori.
Jetën tënde private e ke sekrete, nuk e ekspozon?
E kam private, është mirë të qëndrojmë larg kësaj pjesës së portaleve që ndonjëherë kthehen dhe bezdisëse. Por deri tani kam qenë rehat, portalet janë treguar të mirë me mua, shumë pak mund të kenë abuzuar. Mendoj që është më mirë të mbetemi të mbyllur, të mos konsumohemi edhe në portale, dalim çdo ditë në televizion.
Një vajzë 25 vjeçe një të dashur edhe mund ta ketë?
Edhe mundet edhe nuk mundet, nuk i dihet (Qesh)
Nuk je bërë asnjëherë preh e asaj që mund të thuhet lajm për portale.
Është e vërtetë, e kam pasur parim, personazhi që kam përballë është një njeri dhe jo lajm për portalet, duhet ta respektojmë këtë pjesë. Aty brenda është një njeri me përjetimet e veta, me emocionet e veta dhe në disa gjera nuk është mirë të ngacmojmë shumë.
Së fundi ti do të drejtosh së bashku me Ardit Gjerbrean ?Kënga Magjike??
Kemi filluar të bëjmë përgatitjet, provat e veshjeve pra po bëhemi gati nga ana e jashtme. Roli im është i prezantueses së mirëfilltë dhe jo vetëm bukuroshe në ekran. Do të ketë dhe shumë humor sepse bashkë me ne do të jenë dhe dy aktorët e humorit Bes Kallaku dhe Erion Isai. Të shoh si do të pozicionohem, kjo është sfida ime e radhës, e kam marrë me entuziazëm dhe me një përgjegjshmëri të madhe.
E ke provuar publikun e madhe, skenën e Pallatit të Kongreseve ?
Skenën e Pallatit të Kongreseve jo por publikun e kam provuar në disa koncerte. Është një emocion shumë i bukur dhe janë ato emocionet e para sa hyn në skenë pastaj ndihesh sikur je në ambientin tënd.
Ke filluar të ndjekësh këngët?
Dje në darkë po shihja në YouTube këngët të gjitha. Ka produksione shumë të mira muzikore.
Nga ana e imazhit ke qenë gjithmonë natyrë klasike, pa ekzagjeruar shumë, në këtë skenë do të mbetesh tek vetja jote apo do bësh diçka ndryshe?
Nuk dua të zbuloj shumë, por do përpiqem të jem vetja ime ashtu siç më keni parë gjithë këto vite që më njihni.
Por si ia del me emisionin dhe ?Këngën Magjike??
Luftë është luftë. Ka angazhimet e veta dhe se shtëpia më gjen vetëm për të fjetur. Por deri tani ia kam dalë.
Je diplomuar në një fushë ndryshe nga televizioni, nuk të vjen pak keq që ke lënë një profesion që ke investuar vite të tëra shkollë dhe je drejtuar gazetarisë?
Unë kam mbaruar ekonomik. Nuk është se nuk figuron në planet e mia ekonomiku. Nuk do të rrëfej shumë për planet e mia, por nuk kam ndërmend ta lë pas dore ekonomikun. Gjithashtu kam qenë dhe studente shumë e mirë./CityNews
Policia indiane ka arrestuar një person era e çorapeve të të...
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në ...
Në qytetin e Tiranës aktualisht dyshohet se veprojnë të pakt...
Familja e një të burgosuri britanik ka tronditur botën duke ...
Reperi shqiptar G Bani ka publikuar albumin e tij më të ri, ...
Kjo video e postuar ditën e sotme në rrjetet sociale është b...
Martin Shkreli, drejtuesi farmaceutik që u bë i famshëm në m...
Kreu i PD –së, Lulzim Basha ka qenë sot në fshatin Darzezë t...
Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile, ka dhënë një ...
Një shqiptar në Shtetet e Bashkuara nuk u ka besuar syve kur...
Forcat e Armatosura kanë dhënë ndihmën nga toka dhe nga uji ...
Përmbytja e autostradës Tiranë-Durrës dhe vërshimi i menjëhe...
Dita e sotme do të ofrojë një prej spektakleve më mbresëlënë...
Policia e Tiranës ka vënë në pranga ditën e sotme një shteta...
Një efektiv policie është dhunuar nga një drejtues automjeti...
Reforma në administratë ka zbritur në shëndetësi.Pak kohë më...
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla në një deklaratë të dhë...
Pamjeve të shfaqura nga përmbytja e autostradës Tiranë-Durrë...
Flaka Krelani ka kohë që po ndryshon dhe pak nga pak, nuk du...
Kryeministri Edi Rama ka vizituar zonën e përmbytur të Urës ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...