web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Denoncimi i CityNews/ Prokurorja konfirmon humbjen e dosjeve

3 Dhjetor 2017, 13:32, Aktualitet CNA

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan kanë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale ?Shpërdorim detyre? dhe ?Zhdukja ose humbja e fashikullit?.

Ky referim raportohet të ketë ndodhur pasi më datë 02.12.2017, shtetasja, me detyrë prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, A.Xh., kur ka shkuar në zyrë ka konstatuar se i kishin humbur 3 fashikuj të procedimeve penale, materiale të Task Forcës për hetimin e korrupsionit.

Policia pas denoncimit të marrë ka shkuar në vendngjarje për të inspektuar zonën dhe gjatë kqyrjes së zyrës, nuk ka konstatuar thyerje nga jashtë dhe ka dyshime se janë marrë nga punonjës të kësaj prokurorie, pa dijeninë e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Ky denoncim ka ardhur fill pas lajmit të publikuar ditën e djeshme nga redaksia e CityNews.al, në të cilin shkruhet se referuar burimeve prokuroria A.Xh dyshon se këto dosje ia ka marrë eprori i saj.  /CityNews

Skandal në Prokurorinë e Elbasanit/ Drejtuesi rrëmben tre dosje me forcë, ndërhyn policia





Lajmet e fundit nga