Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Përmbytja e autostradës Tiranë-Durrës dhe vërshimi i menjëhershëm i ujit në disa biznese, për të cilat u fajësua hapja e digës së Kasharit, ka risjellë edhe njëherë në vëmendje problemet me menaxhimin e digave pas kalimit të tyre në administrimin e Bashkive.
Reforma territoriale u kaloi më shumë kompetenca vendorëve dhe mes të tjerave, me një vendim të Këshillit të Ministrave të datës 30 dhjetor 2015, është urdhëruar transferimi nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave tek Bashkitë, e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, të personelit dhe të aseteve të luajtshme e të paluajtshme të bordeve rajonale të kullimit. Infrastruktura e ujitjes dhe kullimit, dhe asetet e paluajtshme, kaluan nga bordet e kullimit te bashkitë, në territorin e të cilave është vendndodhja e tyre. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, bashkitë janë përgjegjëse për administrimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, të transferuar në pronësi të tyre, sipas legjislacionit në fuqi, përfshirë edhe sigurinë e digave të rezervuarëve që përdoren për ujitje dhe që u janë transferuar bashkive.
Por duket se ka një ngërç, edhe pse jo përgjithësues, për të gjitha, pasi një pjesë e mirë e bashkive nuk kanë ngritur njësi të veçanta të menaxhimit. Burime pranë Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha konfirmuan për ?Monitor? se ka pasur regjistrime për diga të reja siç është ajo e Banjës dhe Moglicës që janë të Statkraft apo diga që po ndërton Ayen Enegji, por pak është bërë për digat ekzistuese që ka nën menaxhim pushteti lokal. ?Ne si institucion mund të japim miratim për projektet që na sillen lidhur me ndërhyrjet që mund të bëhen në diga. Administrator i tyre është pushteti vendor dhe ai siguron financimin dhe përgatit edhe projektin.
Ne shprehemi vetëm nëse përmbushen dhe respektohen standardet që kërkohen. Mesa informacion kam, nga 650 diga që janë të regjistruara, janë bërë ndërhyrje vetëm në 14 prej tyre. Nga pushteti vendor nuk kanë ardhur ndërhyje të propozuara edhe pse ne ju kemi kërkuar 61 bashkive në vend, edhe me formë shkresore, që të ngrejë për çdo rezervuar dhe digë një njësi teknike që do të merret me menaxhimin. Për këtë kërkesë nuk kemi marrë ndonjë reagim domethënës. Nga raporti që bëmë ne në 2016, asnjë nga njësitë e qeverisjes vendore nuk ka sjellë ndonjë projekt ndërhyrjeje?, ? pohojnë të njëjtat burime.
Sipas ekspertëve, duke qenë se digat kanë qenë në fazë tranzicioni, pas kalimit nga Ministria e Bujqësisë tek pushteti vendor kane mangësi në monitorim dhe ndërhyrje dhe kjo është e rrezikshme në situata problematike me reshje, duke u kthyer në një minë me sahat.
Një situatë problematike e pranon edhe vetë Ministria e Bujqësisë. Në strategjinë e Ujitjes dhe Kullimit të publikuar në maj të këtij viti, nënvizohet se në pjesën më të madhe të digave kërkohet ndërhyrje. ?Nga vlerësimet e bëra për gjendjen teknike të 626 digave, rezulton se 410 (ose 65% e numrit të përgjithshëm), paraqesin probleme të theksuara teknike dhe kërkojnë vëmendje urgjente si për sa i takon sigurisë së digave ashtu edhe volumit të disponueshëm të ujit në rezervuarë.
Në 27% të tyre ka dëmtime në trupin e digës, 29% dëmtime të shkarkuesit katastrofik, 30% dëmtime të ujëlëshuesit, 14% dëmtime njëkohësisht të trupit të digës dhe shkarkuesit katastrofik/ujëlëshuesit.
Në total, kapaciteti ujor i rezervuarëve është zvogëluar me rreth 45%. Kjo për faktin se cikli i jetëgjatësisë së tyre është në përfundim dhe kupat e rezervuarëve janë mbushur me aluvione. Kapaciteti ujor i projektuar për të 626 rezervuarët ka qenë 560 milionë m³ ujë, ndërsa kapaciteti total aktual shkon në rreth 300 milion m3 për sezon ujitjeje?, thuhet në strategji.
Ngërçi me monitorimin, klima po rrit ekstremitetet, po vështirësohet menaxhimi
Parashikimi është një nga armët që një vend mund të ketë për t?i bërë ballë me sukses situatave të emergjencës. Por këtë lloj parashikueshmërie për punën e përmbytjeve me metodat dhe të dhënat që kemi sot mund ta bëjmë vetëm kur përmbytjen e kemi tek dera. Kjo është një nga arsyet pse qeveritë e të gjitha vendeve investojnë në monitorim. Në një intervistë dhënë për ?Monitor?, inxhinieri hidroteknik i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, Klodian Zaimi, e vinte theksin pikërisht në këtë aspekt.
?Që të arrish të parashikosh me saktësi të mjaftueshme, duhet të kesh të dhëna që kanë seri 20-30-vjeçare të monitorimit të ujit dhe klimës, që s?ka qenë e mundur. Ka një mosinteresim për monitorimin në investime, në lidhje me monitorimin e parametrave hidrologjikë dhe klimatikë. Duke u matur si trupa ujore dhe si sipërfaqe hidrografike duke u krahasuar me një vend si Italia dhe që bën një monitorim të pranueshëm në standardin e Komunitetit Europian, ne do na duheshin të investonim 3-5 milionë euro në vit.
Në fakt, investimet tona për monitorimin pas viteve ?90 kanë qenë të papërfillshme?, ? shprehet ai. Ndërkohë që situata duhet të ndryshojë dhe Shqipëria duhet të marrë masa, sepse ndryshimet klimatike po japin sinjalet e tyre për rritjen e ekstremiteteve në fenomenet natyrore, duke vështirësuar menaxhimin e tyre. ?Nga studimet e fundit dhe për pozicionin ku ndodhet Shqipëria, tendenca e gjithë resurseve ujore brenda territorit është për një ulje të sasisë së prurjes ujore deri në 20% në totalin e tyre.
Jo vetëm në sasi ato shfaqin elemente të uljes së prurjes, por nga ana tjetër, shfaqin më shumë ekstreme të thatësirës dhe përmbytjeve. Kjo mendohet që është si rezultat i ndryshimeve klimatike dhe efekteve të para që janë vërejtur, por gjithsesi shihet në tendencë dhe në projeksion.
Ka disa projeksione për vitin 2030, 2050 dhe 2100 që parashikohet me këtë drejtim pra, ulje dhe rritje të ekstremitetit, që do të thotë se menaxhimi i tyre është më i vështirë dhe popullsia e rrezikuar mund të jetë më e madhe për shkak të rritjes së prurjeve maksimale në disa nga lumenjtë e përrenjtë e vendit, çka do të thotë që menaxhimi i tyre do të jetë më i vështirë për shkak të ekstremiteteve?, nënvizon Zaimi./Monitor
Dita e sotme do të ofrojë një prej spektakleve më mbresëlënë...
Policia e Tiranës ka vënë në pranga ditën e sotme një shteta...
Një efektiv policie është dhunuar nga një drejtues automjeti...
Reforma në administratë ka zbritur në shëndetësi.Pak kohë më...
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla në një deklaratë të dhë...
Pamjeve të shfaqura nga përmbytja e autostradës Tiranë-Durrë...
Flaka Krelani ka kohë që po ndryshon dhe pak nga pak, nuk du...
Kryeministri Edi Rama ka vizituar zonën e përmbytur të Urës ...
Ditën e sotme një foto e Eni Koçit ku shkruante “Tani jemi d...
Krahas reshjeve të rëna ditët e fundit të cilat shkaktuan pë...
Sara Kapo, vajza e vetme e aktores së njohur Ema Andrea, ka ...
Moti i keq që ka shkaktuar kaos në mbarë vendin, duket se ka...
Nuk është çudi që këto femra të krijojnë zhurmë në çdo dalje...
Ambasadori i Serbisë në Itali Goran Aleksiç, ka bërë një fig...
Policia e Kuçovës ka bërë të mundur ndalimin e një shtetasi,...
U ndez në 18 maj dhe nuk u fik kurrë. Një marrëveshje e cila...
Në Aeroportin “Nënë Tereza” situata vazhdon të jetë në norma...
Kreu i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi tha, se situata m...
Një ngjarje vërtetë tragjike ka ndodhur ditën e sotme ku një...
Ish kryeministri Sali Berisha ka postuar një video të shoqë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...