web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tre organizata kriminale në Tiranë/ Njëra prej tyre ka investuar në media

3 Dhjetor 2017, 13:27, Aktualitet CNA

Në qytetin e Tiranës aktualisht dyshohet se veprojnë të paktën 3 organizata kriminale shumë të fuqishme dhe të strukturuara.

Gazetari Ylli Pata,duke iu referuar librit ?Evolimi i Strukturave të organizuara kriminale në Shqipëri?, ka zbardhur shtrirjen kohore të kwtyre organizatave kriminale, tw cilat kanë arritur ti rezistojnë kohës për shkak të sofistikimit dhe lidhjeve të tyre me biznesin dhe segmentet e korruptuara të shtetit.

?Përflitet që njëra prej këtyre organizatave (1), e cila është edhe më e fuqishmja, të ketë një strukturë hierarkike mjaft të sofistikuar.

Mendohet që fillimet e kësaj organizate të jenë që në vitin 1992. Në fillimet e veprimtarisë së saj, kjo organizatë karakterizohej nga dhuna, format e maskimit, puna në grup dhe mungesa e një hierarkie të qartë. Mendohet se kjo organizatë, në dallim nga organizatat e tjera kriminale, të ketë pasur edhe motive politike për formimin e saj?, ka shkruar Pata.

Sipas kwtij tw fundit, ndër karakteristikat e aksioneve të kësaj organizate në fillimet e veta (1992) ka qenë përdorimi i simboleve të institucioneve zyrtare që merren me mbrojtjen e rendit, si Policia e Shtetit dhe Forcat e Armatosura.

?Kupola e kësaj organizate (1) dyshohet të jetë e bazuar në lidhje gjaku (vëllezër, kushërinj dhe rreth shoqëror të ngushtë) dhe të ketë lidhje me ish-funksionarë të lartë të regjimit komunist.

Kjo organizatë mendohet se është pjesë e rrjeteve ndërkombëtare të krimit dhe të ketë lidhje me Mafien italiane (Sacra Corona Unita), atë rumune dhe izraelite.

Nëpërmjet këtyre lidhjeve organizata dyshohet se i pastron paratë e saj në Shqipëri nëpërmjet kazinove, pikave të bastit si dhe investimeve në karburante dhe ndërtim.

Mendohet që organizata të jetë e fokusuar në pastrimin e parave të mafies ndërkombëtare dhe aseteve të politikanëve të korruptuar në Shqipëri.

Aludohet gjithashtu që kjo organizatë të jetë përpjekur për ta kthyer Shqipërinë në një vend prodhimi të kokainës duke krijuar lidhje të forta me kartelet e drogës në Amerikën Latine (Venezuelë dhe Ekuador), duke formuar cikle të mbyllura trafiku (të kontrolluar prej saj nga origjina deri në shpërndarje).

Dyshohet gjithashtu që organizata të ketë investuar në turizëm, kryesisht në qytetin e Vlorës.

Përflitet se kjo organizatë ka investuar edhe në media.

Mendohet se organizata ka lidhje të forta me të afërm të politikanëve brenda të gjithë kampeve politike. Megjithëse nuk ka një qendër apo territor veprimi, organizata dyshohet të ketë ?selinë? kryesore në Shqipëri në qytetin e Tiranës.

Një organizatë tjetër kriminale (2) dyshohet se është mjaft aktive dhe se fshihet mbas shumë krimeve të bujshme në qytetet e Tiranës dhe Durrësit në vitet e fundit.

Në ndryshim nga organizata e mësipërme, kjo organizatë është më e dhunshme, më pak e sofistikuar, por jo më pak e rrezikshme.

Struktura organizative e grupimit kriminal bazohet në lidhje shoqërore dhe drejtohet nga një kupolë prej tre apo katër personash me precedentë penalë të njohur. Kjo organizatë i ka fillimet e saj në trafikun ndërkombëtar të heroinës në Itali dhe ka filluar të konsolidohet pas vitit 2005.

Përbërja e kësaj organizate është e larmishme, me individë kryesisht nga rrethet e Tiranës, Durrësit dhe Fierit dhe është e përbërë nga mosha të reja (20-40 vjeç). Përflitet që struktura drejtuese është e përbërë nga katër anëtarë, ku secili ka një rol në një drejtim të caktuar (vrasjet, investimet, rekrutimet dhe trafiku i drogës).

Organizata përdor një komunikim shumë të sofistikuar duke përdorur gjuhë të koduar. Organizata kriminale përdor ndërmjetës si dhe korrierë për të komunikuar me të tretët. Ky grupim kriminal përpiqet të rekrutojë segmente brenda Policisë së Shtetit për të pasur informacion por edhe për ekspertizën e tyre, gjë e cila e ndihmon të neutralizojë aksionet e policisë. Për të eliminuar kundërshtarët përdoren ?qitësit? e organizatës ose ?vrasës? me pagesë. Kjo organizatë mendohet të ketë krijuar një aleancë të fortë me një ndër grupet kriminale që ka filluar të aktivizohet së fundmi në qytetin e Durrësit.78 Mendohet që numëri i anëtarëve të kësaj organizate të shkoj mbi 30-të.

Kjo organizatë është gjithashtu ?polikriminale? dhe vepron kryesisht në trekëndëshin Tiranë ? Durrës ? Fushë-Krujë.

Dyshohet se organizata është e përfshirë në trafiqet e narkotikëve, gjobëvënie, mbledhje gjobash (loan sharking), zgjidhje konfliktesh, dhe së fundi në nxjerrjen apo regjistrimin e pronave të patundshme.

Kjo organizatë dyshohet se ka lidhje të forta me grupe kriminale në të gjithë vendin dhe është shumë fluide. Është kryesisht e fokusuar në trafikun e drogave të rënda dhe është pjesë e rrjeteve ndërkombëtarë të trafikut të narkotikëve në Itali dhe Hollandë.

Një tjetër organizatë kriminale (3) me shumë influencë është konkurrentja e organizatës më sipër (2). Këto dy organizata kanë qenë në konflikt të përhershëm me njëra tjetrën për kontrolle territori dhe hakmarrje që nga viti 1999.

Përplasjet e tyre kanë qenë mjaft të forta sidomos mbas vitit 2011, ku vrasjet nga të dyja palët ishin gati të përmuajshme. Kjo organizatë (3) është e bazuar kryesisht jashtë qytetit të Tiranës, ka investime brenda qytetit dhe ka një lloj ndikimi në veriun e kryeqytetit.

Mendohet që influenca dhe kontrolli më i fortë i saj është në bizneset në krahun e djathtë të autostradës Tiranë-Durrës deri pranë aeroportit të Rinasit. Dyshohet që organizata drejtohet nga një familje, kreu i së cilës ka vuajtur një dënim me burg dhe që ka arritur ta drejtojë organizatën edhe gjatë vuajtjes së dënimit.

Kjo organizatë mbështetet në lidhje gjaku dhe krahinore por gjithashtu dyshohet se ka lidhje edhe me eksponentë të hershëm të botës së krimit në Tiranë të cilët janë ende aktivë. Me daljen e drejtuesit të organizatës nga burgu në vitin 2012 organizata mendohet të ketë intensifikuar veprimtarinë e saj. Përflitet që kjo organizatë ka investuar kryesisht në fushën e mineraleve.

Kjo organizatë ka një sistem shumë të mirë mbrojtjeje dhe survejimi dhe mendohet se aktualisht është më e tërhequr dhe e fokusuar në goditjen ndaj bandave kundërshtare.80 Kjo organizatë ka një numër të konsiderueshëm anëtarësh që mendohet të jetë afërsisht rreth 27 persona?, ka shkruar gazetari Ylli Pata.





Lajmet e fundit nga