Shqiptarja nxjerr sekretet përvëluese të futbollistëve, nga dhomat e Seria A
“Së shpejti do të dalë në treg libri im dhe do të jetë përvë...
Në 105 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, historiani Kastriot Dervishi, ka regaur në lidhje me dokumentin e kësaj date të shënuar, dhe ka publikuar detaje të tjera sesi dhe pse ka humbur ky dokument.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Dervishi shprehet se dokumenti i pavarësisë ruhej gjatë luftës nga Lef Nosi në kasafortën e Bankës së Shqipërisë, por ky dokument me shumë të tjerë u zhduk kur pushtetin e morën komunistët.
“Gjatë kohës së luftës, mendjendrituri Lef Nosi dy arka me dokumente të çmuara të historisë së Shqipërisë, përfshi edhe dokumentin e pavarësisë i vendosi në kasafortën e Bankës së Shqipërisë. Lefi i frikësoj dëmtimeve të mundshme që mund të sillte koha që po vinte. Megjithatë, për të zezën e Shqipërisë, komunistët erdhën në pushtet. Krejt pa përvojë në punët e shtetit, amatorë të rrezikshëm, shkatërruan një pjesë të madhe të arkivave, duke shkaktuar ndër të tjera edhe një katastrofë e një dëm të pariparueshëm në trashëgiminë historinë të vendit. Dy arkat e rëndësishme të Lefit, deri në vitin 1948 qëndruan në Bankë.”
Më tej ai thotë se komunistët morën dy kutitë me dokumentet të rëndësishme njërën prej të cilave a kanë thyer.
“Më pas u morën dhe u kontrolluan nga njerëzit më të papërshtatshëm për dokumente, oficerët e Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, të cilët mendjen e kishin te ?koha e gjermanit?, se Shqipëria tjetër as që ekzistonte për ta. Njëra nga arkat është gjetur e thyer sepse ishte kontrolluar për koleksione pullash.”, – shkruan Dervishi.
Në vijim ai publikon raportin mbi këtë rast.
Në raportin përkatës, ndër të tjera thuhej:
?Mbasi u sollën në Drejtori, u fillua nga kontrolli i imët për të mundur gjetjen e dokumenteve të ndryshme si korrespondenca të regjencës me okupatorin nazist dhe organizatat antipopullore Balli e Legaliteti, të regjimeve fashiste, që të faktonim qëndrimin dhe punën e aparateve kuislinge, organizatave antipopullore e okupatorëve të ndryshëm kundër interesave të vendit e popullit tonë. Të tilla dokumente gjatë kontrollit nuk u gjetën?.
Sipas Dervishit, dokumentet më të rëndësishme kishin të bënin me studimet që Lef Nosi kishte bërë për kufinjtë e Shqipërisë.
“Dokumentet më të rëndësishme kishin të bënin me studimet e Lef Nosit, çështjen e kufijve të Shqipërisë, konferencën e ambasadorëve, Luftën e Parë Botërore, harta topografike të Shqipërisë, etj, etj. Po ashtu, sipas procesverbalit, në arkat gjendeshin edhe ?dokumente mbi shpalljen e independencës dhe zgjedhjen e qeverisë së përkohshme më 1912?”, – shkruan historiani.
Më tej ai shprehet se dokumentet kanë qenë deri në vitin e festimeve të 50-vjetorit të pavarësisë, por më pas kalojnë në një procedurë dhurimi, që sipas Kastriot Dervishit është aspak normale.
“Është provuar ekzistenca e dokumentit brenda institucioneve shtetërore në vitin e festimeve të 50-vjetorit të pavarësisë. Më pas, kalon në një procedurë ?dhurimi? aspak normale, por gjithsesi brenda Shqipërisë (rezervohem momentalisht për më shumë se kaq). Shtetit shqiptar si pasojë e mosvlerësimit fare të arkivave, i kanë humbur dokumente shumë të rëndësishme të jetës së tij.”, – shprehet ai.
Në përmbyllje të shkrimit të tij, ai shprehet se “Sjellja e shtetit komunist ndaj Lef Nosit, dokumenteve dhe arkivistëve, nuk ndryshon fare edhe në ditët tona. Shteti jonë i propagandës i përngjan një altoparlanti të ndryshkur brenda, por të lyer me bojë të kuqe përsipër, i cili as që do ta njohë e ta shohë në çfarë katastrofe ndodhet rrjeti arkivor i vendit. Mjafton që të ngrejë komitete e autoritete kot më kot, por kurrë arkivat që i duhen një shteti. Mosadministrimi i dokumentit të pavarësisë është simbolika më e hidhur e gjendjes administrativo-arkivore të shtetit shqiptar. Sigurisht tashmë nuk çuditem fare, sepse kur marr vesh sesi humbin dokumente sot nga injoranca e mendjemadhësia, çfarë të them për atë kohë. Defektet vazhdojnë.” /CityNews
“Së shpejti do të dalë në treg libri im dhe do të jetë përvë...
Gjashtëdhjetë e tre vjet pas përfundimit të Luftës Civile gr...
Mbledhja e qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë, e ...
Nëntë shtetas turq u arrestuan të martën në një operacion an...
Organizata prestigjoze franceze Oxfam, ka publikuar këtë të ...
Krahas 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, sot shqipta...
Një 26-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke p...
Ministri i FSK-së Rrustem Berisha ka pritur në takim zëvendë...
Një takim me të gjithë kryeministrat e Ballkanit, pritet të ...
Në ditën kur Shqipëria feston 105 vjetorin e pavarësisë, rru...
Nëse Kosova nuk e arrin qëllimin e saj për njohjen ndërkombë...
Unifikimi i produkteve shqiptare vjen për herë të parë në nj...
Një zjarr masiv raportohet të ketë përfshirë malin e Kreshtë...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Berat,...
Këshilli i Atlantikut, një forum për çështjet ndërkombëtare,...
Ish-ministri i Jashtëm i qeverisë Berisha, Besnik Mustafaj, ...
Studiuesi Erald Kapri ka thënë se Pavarësia e Shqipërisë, pë...
Infarktet serioze dhe rastet që përfundojnë me vdekje rriten...
Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli, në kuadër të 105 ...
Përfaqësues të pushtetit lokal, shkollave dhe bizneseve të k...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...