Shtyhet mbledhja e përbashkët ndërqeveritare Shqipëri-Maqedoni
Mbledhja e qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë, e ...
Gjashtëdhjetë e tre vjet pas përfundimit të Luftës Civile greke materiale të rralla nga arkivat shqiptare hedhin dritë mbi zhvillimet e kësaj periudhe.
Në verën e vitit 1949, teksa fati i Luftës Civile greke ishte përcaktuar në masë të madhe, udhëheqja komuniste shqiptare u përpoq me çdo mënyrë për të përmbushur kërkesat e komunistëve grekë dhe për të ndihmuar luftën guerile, në bazë të rekomandimeve të Moskës dhe Beogradit, por pa u ekspozuar gjerësisht dhe pa minuar sigurinë dhe integritetin territorial të vendit.
Kjo për shkak se nga muaji prill 1949 qeveria greke në memorandumin e saj ndaj fuqive perëndimore shprehu nevojën për një intervenim të përbashkët detar në Shqipëri, që synonte shfarosjen e bazave guerile brenda vendit, propozim që nuk gjeti konsensus mes aleatëve perëndimorë .
Shqipëria vazhdonte të ishte burimi kryesor i furnizimit për rebelët, pasi ndihmave që merrte nga sovjetikët.
Vendimi i Beogradit në fund të korrikut të vitit 1949 për të mbyllur kufirin me Greqinë lehtësoi në masë të madhe Athinën dhe Perëndimin, megjithatë qeveria greke këmbëngulte në nevojën për të pushtuar Shqipërinë.
Teksa gjitçka shkonte në mënyrë të pafavorshme për komunistët grekë, kreu i tyre, Nikos Zahariades, kërkonte me kokëfortësi nga komunistët shqiptarë ndihmë për luftëtarët guerrilë.
Informacioni i ri që del në dritë nga dosjet shqiptare i referohet takimeve të fshehta në atë periudhë midis tij dhe Enver Hoxhës në territorin shqiptar.
Një takim i tillë, i cili për herë të parë del në dritë nga arkivat shtetërore të Shqipërisë, është ai i 2 korrikut 1949 në Korçë.
Pas ankesave të të njëpasnjëshme të Zahariadit dhe pasi kishte informuar Moskën, udhëheqësi komunist shqiptar E. Hoxha priti kreun e komunistëve grekë në një takim shumë të fshehtë në Korçë, teksa ishte për pushime në Pogradec.
Takimi u përgatit në fshehtësi totale nga zyrtarët e sigurimit të shtetit shqiptar dhe si përkthyes u mor zyrtari i lartë sigurimit, George Kotsias.
Zahariades kërkoi nga Hoxha hyrjen e partizanëve grekë në Shqipëri, për t?u pajisur me armatime, dhe më pas të ktheheshin në frontin e luftës.
Por kjo ishte me rrezik të madh për integritetin e Shqipërisë, pasi udhëheqja e Tiranës, përmes rrjetit të spiunazhit, ishte informuar për planet e Athinës.
Enver Hoxha ishte kategorik:
?Jo, unë ju armatosa dhe unë do t?ju çarmatos. Asnjë këmbë komunisti grek nuk do të hyjë në territorin shqiptar.
Unë nuk dua një konflikt të armatosur midis Greqisë dhe Shqipërisë, në asnjë mënyrë!
Unë ju ndihmova shumë, përtej të gjithave.
Dhe për këtë kam informuar edhe Stalinin! ?tha ai duke ngritur zërin dhe duke goditur me grusht me tryezën e tij.
Koordinimi i ndihmës për rebelët greke dhe menaxhimi i çështjes greke në Shqipëri i ishin ngarkuar ish-zv.ministrit të Brendshëm Myftar Tare, me kod të veçantë të shërbimit të quajtur ?Operacioni 10?
Mes komunistëve të dy vendeve ishin paraprirë edhe takime të tjera si i nëntorit 1948 në Tiranë, gjatë punimeve të Kongresit të Parë të Partisë Komuniste të Shqipërisë.
Mysafirët grekë, nëpërmjet përshëndetjeve, morën fjalën dhe përshëndetën komunistët shqiptarë, pa raportuar zyrtarisht ndihmën ndaj luftëtarëve guerrilë.
Megjithatë, në takimet individuale, ata shprehën mirënjohjen e tyre për qëndrimin e komunistëve shqiptarë.
?Ju na mbajtet gjallë?, mësohet t?u kenë thënë komunistëve shqiptarë.
Çështje e mprehtë që komplikoi më tej marrëdhëniet tashmë të trazuara midis dy partive komuniste ishte dhe prania e çamëve myslimanë, që kishin ikur në Shqipëri në fund të vitit 1944 dhe në fillim të vitit 1945.
/To Vima-Respublica.al
Mbledhja e qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë, e ...
Nëntë shtetas turq u arrestuan të martën në një operacion an...
Organizata prestigjoze franceze Oxfam, ka publikuar këtë të ...
Krahas 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, sot shqipta...
Një 26-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke p...
Ministri i FSK-së Rrustem Berisha ka pritur në takim zëvendë...
Një takim me të gjithë kryeministrat e Ballkanit, pritet të ...
Në ditën kur Shqipëria feston 105 vjetorin e pavarësisë, rru...
Nëse Kosova nuk e arrin qëllimin e saj për njohjen ndërkombë...
Unifikimi i produkteve shqiptare vjen për herë të parë në nj...
Një zjarr masiv raportohet të ketë përfshirë malin e Kreshtë...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Berat,...
Këshilli i Atlantikut, një forum për çështjet ndërkombëtare,...
Ish-ministri i Jashtëm i qeverisë Berisha, Besnik Mustafaj, ...
Studiuesi Erald Kapri ka thënë se Pavarësia e Shqipërisë, pë...
Infarktet serioze dhe rastet që përfundojnë me vdekje rriten...
Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli, në kuadër të 105 ...
Përfaqësues të pushtetit lokal, shkollave dhe bizneseve të k...
Edhe pse rënia në dashuri mbetet një nga misteret më të mëdh...
Në ndërtesat shtetërore dhe në shtëpitë private në komunat e...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...