Zjarri mbulon malin e Kreshtës/ Zjarrëfikset nuk ndërhyjnë
Një zjarr masiv raportohet të ketë përfshirë malin e Kreshtë...
Unifikimi i produkteve shqiptare vjen për herë të parë në një hapësirë të përbashkët në zemër të metropolit Tiranë. Në datat 29 dhe 30 nentor 2017, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, organizojnë panairin më të madh në hapësirën midis ish Hotel Dajtit dhe Tajvanit, e cila do të shërbejë jo vetëm si një rigjallërim i jetës kulturore dhe sociale në të gjithë vendin dhe për të gjithë, por edhe si një bazë e bashkëpunimit kulturor ndërkufitar dhe ndërrajonal.
Mes kompanive të produkteve ushqimore pritet të zhvillohet një prezantim kulinarie, ku në qendër do të prezantohen prodhimet shqiptare dhe ato rajonale.
?Shqipëria punon tokën-Konsumo shqip? do të jetë gjithashtu dhe manifestimi më i madh i artizanatit.
Demonstrimi i punimeve të artizanëve pjesëmarrës do të shërbejë njëkohësisht dhe si element promovues i vlerave të trashëgimisë dhe diversitetit kulturor.
Një ndër qëllimet e aktivitetit do të jetë dhe përkrahja e këtyre njerëzve dhe këtyre grave që, krahas ruajtjes së traditës kulturore, do ta kultivojnë atë dhe për gjeneratat e reja, aty ku historia dhe tradita lidhet me jetën moderne.
I gjithë panairi është konceptuar të jetë një vitrazh gjithëpërfshirës për aktorët më të rëndësishëm të tregut shqiptar, si investitorë ashtu dhe prodhues. Harta e shtrirjes së panairit do të përfshijë partnerët tregtarë lokalë, kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
Kësisoj, objektivi kryesor mbetet promovimi i trashëgimisë kulturore, si resurs i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, shoqëror dhe kulturor.
Një restorant në? bulevard
Fundim Gjepali, ?Padam?
Por, cila është qershia mbi tortë e këtij panairi? Për herë të parë, shefat më të mirë të kuzhinës në të gjithë Shqipërinë do të zbresin në bulevard, duke gatuar aty pjatat më të mira të tyre.
Për herë të parë, bashkohen në një ?restorant? mjeshtrit e kuzhinës ku do të ofrojnë mundësinë e degustimit të recetave më të spikatura. Menaxhimi i përgjithshëm i programit realizohet me kontributin e Shef Fundim Gjepali, nga restorant Padam.
Në njoftimin e saj Ministria e Bujqësisë i fton të gjithë të zbulojnë shijen më të mirë të ushqimit shqiptar, duke vizituar më 29 dhe 30 Nëntor në panairin ?Shqipëria Punon Tokën -Konsumo Shqip?.
?Ne kemi mbledhur së bashku shefat më të mirë të Shqipërisë të cilët do të gatuajnë në kohë reale pjatat më të shijshme më produktet më cilësore të fermerëve tanë, të cilët na kanë ushqyer me breza. Vizitorët dhe fëmijët do t?i ndihmojmë të kuptojnë se nga vjen ushqimi ynë, si është prodhuar, nga kush dhe pse është e rëndësishme të konsumojmë shqip. Të rinjve aspirues për të zhvilluar karrierën e tyre në fushën e kulinarisë dhe ushqimit do t?i mësojmë se si të kombinojnë kënaqësinë dhe përgjegjësinë në zgjedhjet e përditshme dhe të vlerësojnë rëndësinë kulturore dhe sociale të ushqimit?.
Shefat e kuzhinës shqiptare janë me krenari ambasadorët e ushqimit tonë lokal dhe do kontribuojnë vullnetarisht në ofrimin e kurseve të gatimit, sepse ushqimi është kënaqësi, kulturë dhe bashkëjetesë.
Përveç Gjepalit i cili do të jetë vazhdimisht duke monitoruar punën dhe ofruar pjata të shumëllojshme nga Padam, programi i cili do të shtrihet në dy ditë do të mbështetet me performancën ekskluzive të shefave:
29 Nëntor 2017
30 Nëntor 2017
Vizitorët mund të shoqërojnë pjatat e tyre me verë dhe pije shqiptare.
Të ardhurat e krijuara nga shitja e pjatave do jenë dhuratë e shefave në mbështetjen e një fermeri të ri dhe me ide inovative në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.
Dhe në fund një Workshop mbi kulinarinë shqiptare
Në panairin e madh të bujqësisë ?Shqipëria punon Tokën?, krahas pjatave të shijshme nga shefat më të mirë të vendit, vjen edhe workshop-i me diskutime mbi zhvillimin e kulinarisë sonë ndër vite, rëndësia e edukimit të vazhdueshëm për profesionistët e rinj, inovacioni dhe tendencat ndërkombëtare të kulinarisë, risitë dhe zhvillimet teknologjike.
Blerina Ago
Paneli do të drejtohet nga shef Fundim Gjepali dhe ka pjesëmarrjen e veçantë të: Shef Sofo Kuteli, Shef Mondi Kikino, Shef Alfred Marku, Znj. Linda Dervishi, Akademia AGA, Z. Altin Bamllari, revista Shije, znj.Flutura Vaqarri, shkolla Hoteleri Turizëm Tiranë.
Blerina Ago, eksperte turizmi, njëherësh dhe me kontribut si organizatorja e Restorantit në qendër të bulevardit, tregon se organizimi i aktiviteteve ka për qëllim rritjen e vlerës së prodhimit vendas.
?Po punojmë mbi të gjitha në kuptimin e vlerës nga ana e konsumatorit dhe shoqërisë. Ne duhet t?i ofrojmë konsumatorit një pjatë të gatuar me produkte shqiptare cilësore, duke i komunikuar lidhjen me territorin; veçantinë e burimeve specifike dhe procesin e prodhimit; lidhjen me komunitetin lokal të origjinës dhe me karakteristikat e zonës. Shkurtimisht, shefat tanë kanë rolin e ambasadorëve të kulinarisë shqiptare dhe të prodhimeve të fermerëve të vegjël?- u shpreh Ago. /gazetadita.al
Një zjarr masiv raportohet të ketë përfshirë malin e Kreshtë...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Berat,...
Këshilli i Atlantikut, një forum për çështjet ndërkombëtare,...
Ish-ministri i Jashtëm i qeverisë Berisha, Besnik Mustafaj, ...
Studiuesi Erald Kapri ka thënë se Pavarësia e Shqipërisë, pë...
Infarktet serioze dhe rastet që përfundojnë me vdekje rriten...
Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli, në kuadër të 105 ...
Përfaqësues të pushtetit lokal, shkollave dhe bizneseve të k...
Edhe pse rënia në dashuri mbetet një nga misteret më të mëdh...
Në ndërtesat shtetërore dhe në shtëpitë private në komunat e...
Një 49-vjeçar nga Lushnja ka ndërruar jetë në Spitalin e Tra...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka marrë mesazhe të shum...
Call center-at vijojnë të largohen nga Shqipëria, pas vendim...
Një mini-serë me 60 rrënjë kanabis u zbulua në Sheffield nga...
Korçari që u përplas mesditën e djeshme me eskortën e kryemi...
Ditën e pavarsisë si të gjithë pushtetarët e ka uruar dhe is...
Me aktivitete të shumta, në Kosovë është shënuar 28 Nëntori,...
Një kryebashkiak në perëndim të Gjermanisë , është therur në...
“Përkëdhelen dhe fërkohen pas aksionit policor”.Bëhet fjalë ...
Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, policia ka skedua...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...