web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha në Shkodër/ Dy orët më speciale të 105 vjetorit të Pavarësisë

28 Nëntor 2017, 20:27, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se dy orët më speciale të 105 vjetorit të Ditës së Pavarësisë, i ka kaluar në Shkodër.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha shprehet se në qytetin verior shkon gjithmonë me gëzim, ndërsa e quan Shkodrën si qytetin e tij të dashur.

“Në Shkodër shkoj gjithnjë me gëzim, por sonte në Festën e Flamurit gjithçka ishte speciale në qytetin tim shumë të dashur. Bashkia e Shkodrës, me elitën artistike shkodrane dhe bandën muzikore të qytetit, organizoi një koncert të mrekullueshëm, të denjë për skenat prestigjioze europiane. Ishin 2 orët më speciale të 105 vjetorit të Ditës së Pavarësisë!
Faleminderit Shkodra!
Gëzuar 28 Nëntorin!”, – shkruan Basha. /CityNews





Lajmet e fundit nga