web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Atentati në Tiranë/ I plagosuri efektiv policie

28 Nëntor 2017, 19:20, Aktualitet CNA

Pas shkëmbimeve të zjarrit në ish-parkun e autobuzave në Tiranë, rreth ores 19:30, detajet e para nga ngjarja janë raportuar.

Burimet njoftojnë se nga atentati i kryer ka mbetur i plagosur një efektiv i krimeve në polici.

E.B është plagosur në bark dhe mësohet të jetë efektiv i komisariatit nr 1 në Tiranë.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Tramunës dhe aktualisht gjendet në sallën e operacionit.

Edhe pse shkaku i ngjarjes nuk është bërë ende i ditur, mësohet se efektivit para dy vitësh i kanë djegur automjetin.

Policia është duke vijuar punën për kapjen e autorëve, ndërsa autori dyshohet se fshihet në zonë. /CityNews





Lajmet e fundit nga