Njerëzit hanë plehra, gruaja siriane rrëfen tmerrin: Vajza bërtet dhe fle me barkun bosh
Situata e jetesës në Siri është e tmerrshme. Kështu paraqite...
Ndërsa debati publik fokusohet mbi Shqipërinë si vend prodhimi kanabisi ose si tranzit kokaine dhe heroine, askush nuk është marrë me faktin shqetësues se sa drogë konsumohet në vend. Kështu, në mënyrë krejt të papritur zbulohet nga një raport i Kombeve të Bashkuara se Shqipëria mban vendin e parë në botë për konsumimin e kokainës.
Raporti është bërë nga Agjencia kundër Drogës dhe Krimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Sipas këtij raporti, i cili bazohet në të dhënat e vitit 2014 e rendit Shqipërinë në vend të parë me 2. 5 përqind të popullsisë që e konsumojnë.
Ky raport bazohet në anketimet që i janë bërë personave të grupmoshës nga 15 deri në 64 vjeç. Në hartën me të dhëna e publikuar nga Kombet e Bashkuara, rezulton se Shqipëria ka lënë pas vende tepër të zhvilluar si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 2.3 për qind të popullsisë konsumuese apo Britaninë e Madhe që renditet në vendin e tretë.
Edhe pse konsiderohet si një ndër drogat më të shtrenjta, kjo nuk i ka penguar shqiptarët që të jenë konsumuesit më të mëdhenj në kokainës në botë. Në raport theksohet gjithashtu se janë persona në moshë të rritur përdoruesit më të mëdhenj të kokainës, ndërsa të rinjtë më pak.
Shifrat janë të krahasuara edhe me të dhënat qeveritare të vitit 2006, ku në Shqipëri rezultonin përdorues të kokainës vetëm 0.78 për qind e popullsisë dhe brenda 8 viteve numri i përdoruesve është katërfishuar.
Në anketimin që i është bërë grupmoshave nga 15 deri në 16 vjeç, rezultojnë përdorues 3 për qind e të anketuarve, shifër kjo disa herë më e vogël se e shumë vendeve të tjera në Europë apo më gjerë. Gjithashtu kjo grupmoshë është e prirur drejt drogave sintetilr dhe më te lira si kraku por që është njëkohësisht edhe më e dëmshem, raporton shqiptarja.com.
Nëse për kokainën Shqipëria është në vend të parë, e kundërta ndodh për përdorimin e kanabisit. Edhe pse konsiderohemi një vend prodhues dhe kjo drogë është e përhapur gjerësisht, shqiptarët nuk janë ndër konsumuesit më të mëdhenj.
Për përdorimin e kanabisit Shqipëria ka një prevalencë prej 5.6, që është përgjithësisht më e ulët se një pjesë e madhe e vendeve të Europës Perëndimore, por më e larta në rajon. Rekordin në Europë e mban Çekia me 11.4%, e ndjekur nga Franca me 11.1%, Italia dhe Spanja me 9.2%, Holanda me 8%. Në botë, përdoruesit më të mëdhenj të hashashit janë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me prevalencë vjetore 16.5% dhe Kanadaja me 14.3%.
Në raportin e Kombeve të Bashkuara janë pasqyruar edhe të dhëna sa i përket luftës së qeverisë kundër drogës. Bie në sy që vitet e fundit ka një rritje të ndjeshme të sasisë së drogës që është kapur. Për vitin 2014 raportohet se janë sekuestruar 6870 kilogram, 26. 4 kilogram kokainë dhe 55. 3 kilogram heroinë. Ndërkohe në viti para 2013 sekuestrimet e drogës kanë qenë të papërfillshme.
Situata e jetesës në Siri është e tmerrshme. Kështu paraqite...
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur numërimi i v...
Në një intervistë për “Thumb”, moderatorja Hygerta Sako ka h...
Tuba Buyukustun, e njohur në Shqipëri për rolin e Elifit në ...
Partia Socialiste i është rikthyer për të tretën herë, skand...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar përfundimin ...
Përfshirja e shumë artistëve në gëzimet familjare, dasmat, m...
Mbrëmë një nga zyrtarët e shtetit ka shfrytëzuar veturën që ...
Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora feston sot 27-vjet...
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa, ka folur për çështjen e ...
Moderator dhe pronari i show-ut televiziv “Zonë e Lirë”, Ari...
Denoncimi i radhës nga ish Kryeministri Sali Berisha, në rrj...
Këtë javë e ftuar në emisionin “Thumb” të Aulona Mustës dhe ...
“Çdo dosje e cila ka probleme me mbivendosjet dhe konfliktet...
Këngëtari Sinan Hoxha nuk është përfolur ndonjëherë për lidh...
Partia Demokratike kërkon mocion me debat për dhunën në fam...
Ish-kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli,...
Dihet tashmë që një nga pasionet e Blendi Fevziut është edhe...
Policia ka vënë në pranga 4 autorët e vjedhjes së çiftit të...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...