Iu gjetën 300 milionë lekë në shtëpi/ KLD pezullon nga detyra gjykatësin
Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ka pezulluar nga detyra, gjyq...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar pas denoncimit të nënës së një të burgosuri, se i biri ishte dhunuar në ambientet e vuajtjes së dënimit nga gardianët.
Ngjarja ka ndodhur në burgun e Fierit dhe është mbajtur larg vëmendjes së mediave nga organet përgjegjëse, derisa ky rast u bë publik nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.
Pas këtij denoncimi, mësohet se Shërbimi i Kontrollit të Burgjeve ka nisur një hetim lidhur me rastin në fjalë, ku shtetasi T.D. është dhunuar nga gardianët.
Deklarata e Komiteti Shqiptar të Helsinkit:
TË PARANDALOHET DHE NDËSHKOHET DHUNA NË BURGJE
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) u njoftua nga e ëma e të dënuarit T.D, i cili është duke ekzekutuar dënimin në burgun (IEVP) e Fierit, se djali i saj është keqtrajtuar nga punonjësit e sigurisë në këtë institucion. KShH e vlerësoi njoftimin e mësipërm dhe e verifikoi gjendjen në vend, më dt. 16.11.2017. Në përbërje të grupit të vëzhgimit të KShH-së ishte edhe një mjek ligjor.
Gjatë këtij verifikimi rezultoi se më dt. 14 Nëntor 2017, rreth orës 12:00, i dënuari ndodhej në ajrim së bashku me të burgosurin tjetër, me të cilën bashkëjeton në të njëjtën dhomë, në sektorin e observimit. Në këtë kohë, i dënuari është thirrur nga Grupi i Sigurisë për të ushtruar kontroll në dhomën e tij.
Kontrolli i mësipërm nuk zbuloi asnjë send të ndaluar. Për shkak të kontrollit ka nisur një konflikt që sipas të dënuarit vijoi me keqtrajtimin e tij, ndërsa sipas informacionit të institucionit ku pasqyrohen konkluzionet e kontrollit dhe Raporti i Shërbimit ndaj të dënuarit, rezulton se ai ka ofenduar një ndër specialistët e Grupit të Sigurisë.
I dënuari pretendon se pas konfliktit verbal, u mor nga Grupi i Sigurisë dhe u vendos në një nga dhomat e veçimit, ku është goditur në pjesë të ndryshme të trupit, shenjat e të cilave janë konstatuar edhe nga ekzaminimi i jashtëm i ekspertit të angazhuar të KShH-së (grupi monitorues).
Nga ky ekzaminim u konstatuan 5 dërmishtje nën nivelin e artikulacioneve të gishtërinjve të dorës së djathtë,një dërmishtje gjatësore në trajtë shiriti në pjesën e brendshme të kyçit të dorës së djathtë dhe ekimoza në pjesën e mesme të brendshme të parakrahut të majtë dhe të djathtë. Në kofshën e djathtë, në nivelin e 1/3 të mesme u konstatua një zonë tjetër ekimotike, me përmasa më të mëdha. Vlen të përmendet se mjeku i institucionit deklaron se nuk ka patur informacion për këtë ngjarje, ndërsa në Kartelën Klinike nr. 2053, më dt. 14.11.2017 (dita e ngjarjes) përmendet shkurtimisht se i dënuari është dërguar urgjentisht në Spitalin e qytetit të Fierit, me pretendimin e tij se ka gëlltitur disa copa qelqi të një ampule të thërrmuar të gjetur në tualetin e dhomës.
Nga verifikimi i kartelës nuk rezulton të ketë shënime lidhur me shenjat e verifikuara si më sipër, si nga mjeku i institucionit ashtu edhe nga eksperti mjeko-ligjor të dërguar për ekzaminim nga Shërbimi i Kontrollit të Burgjeve (ShKB). Mos-paqyrimi në kartelë, i vizitës që është kryer nga eksperti mjeko-ligjor i ShKB-së, bie ndesh me detyrimin për dokumentimin e veprimit dhe gjendjes.
KShH e konsideron pozitive reagimin e menjëhershëm të ShKB-së dhe kryerjen e veprimeve të para hetimore, në funksion të detyrës ligjore të policisë gjyqësore.
Pavarësisht këtij fakti, KShH reagon publikisht për këtë verifikim, sepse raste të tilla janë të përsëritura. Kështu psh., më dt. 30.09.2017 është keqtrajtuar i dënuari V.G, në burgun e Peqinit dhe kjo çështje është në hetim penal.
KShH u bën thirrje organeve përkatëse dhe veçanërisht drejtuesve të burgjeve që të marrin masa parandaluese, përfshirë edhe rritjen e ndjenjës së sigurisë për të gjithë të paraburgosurit dhe të burgosurit në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale. Personeli i burgjeve ka detyrimin ligjor të denoncojë çdo akt dhune, edhe kur kjo dhunë është ushtruar nga kolegët e tyre. Moskallëzimi i krimit dënohet penalisht sipas Kodit Penal. /CityNews
Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ka pezulluar nga detyra, gjyq...
Nisur nga denoncimi qytetar mbi veprimtarinë e Drejtorisë së...
Analisti Dritan Hila, njëherësh moderator i emisionit “ARENA...
Panairi i 20 i Librit që mbahet në pallatin e kongreseve në ...
Ministrja e Arsimit, Lindita nikolla, ka reaguar pas deklara...
Prej një muaji, Ministria e Brendshme po kërcënon punonjësit...
Si shqiptar, që e dua Atdheun tim, unë nuk kam asnjë kundërs...
Pas deklaratës së dy ditëve më parë të Bashkisë së Shkodrës,...
Aksidenti i rëndë i ndodhur pak më parë në Gramsh, ku si pas...
Kreu Ministrisë së Brendshme Fatmir Xhafaj, i shoqëruar nga ...
Sot Shqipëria sapo ka hyrë në fenomenin moral dhe ligjor të ...
Partia Demokratike, vijon analizën në qarqe të ndryshme të v...
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar mbrëmë buxhetin e shtetit p...
Ditën e sotme policia greke ka bërë të mundur arrestimin në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Gramsh, ku...
Disa orë pas helmimit të 60 nxënësve të një shkolle në Shupe...
Në një postim në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokra...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Rrjedhja e gazit ka sjellë asfiksimin e 60 nxënësve në shkol...
Është hedhur shorti për vetingun në Prokurorinë e Krimeve të...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...