web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

OJQ-irsat shqiptarë dhe derdimenët e Fondacionit “Fridricht Herbert”

17 Nëntor 2017, 17:00, Aktualitet CNA

Si shqiptar, që e dua Atdheun tim, unë nuk kam asnjë kundërshtim, që OJQ-irsa të shkathët e dinakë shqiptarë t?u rruajnë para qeverive dhe OJF-ve të huaja. Fundi i fundit këto shuma parash më mirë të përfundojnë  në xhepat e OJQ-irsave shqiptarë, sesa në cepa të humbur të Afrikës apo Azisë. Unë ama jam kundër, që të tillë OJQ-irsa, përvec mbushjes së xhepave, të mashtrojnë aleatët tanë perëndimorë me përrallza, që janë milje larg realitetit shqiptar.

Në ëorkshop-in e radhës ?Konferencë mbi Gjeopolitikën? të mbajtur në Tiranë 2 pronarë shqiptarë OJQ-sh i treguan një seri brockullave Ukës (Ëulf-it) të Fondacionit ?Fridrich Erbert? dhe të tjerëve personalitete të huaja, të cilët të paktën në dukje e hëngrën për djathë sapunin, e ofruar nga 2 OJQ-irsat shqiptarë. Dy myteberët tanë e siguruan mikun gjerman Wulf se shqiptarët nuk kanë një plan B d.m.th. shumica dërrmuese e shqiptarëve sytë i ka vetëm te Brukseli (Europa)  dhe nuk sheh nga Rusia, Kina, Turqia etj. Uka gjerman u kënaq, sepse dëgjoi nga goja e shqiptarëve të paguar me euro gjermane, pikërisht atë, që ia ka qefi të dëgjojë. Faktikisht punët në Shqipëri nuk janë aq rozë sa i përshkruajnë OJQ-irsat shqiptarë paguar me euro gjermane apo europiane.

Një numër gjithnjë e më i madh shqiptarësh të zhgënjyer totalisht nga klasa politike shqiptare (majtas e djathtas), që njëkohëssiht ndihen të mashtruar nga veprimtaria e përfaqësuesve diplomatikë të Brukselit e Uashingtonit në Tiranë, që varion nga një ?faux pas? deri te batakcillëku i rëndomtë, po i hedhin sytë për inspirim e mbështetje në cdo drejtim përvec SHBA-së dhe BE-së.

Janë me mijëra shqiptarë, që edhe për faj të diplomatëve euro-atlantikë të akredituar në Tiranë, po e konsiderojnë si një alternativë të pranueshme, pse jo edhe si rrugëdalje për Shqipërinë ekstremizmin dhe radikalizmin islamik, qoftë të tipit Daesh, qoftë të tipit Al Nusra me emër të ri apo edhe të cfarëdo lloj francaizi të Al Kaedës. Rrenat e ambasadorit Lu 13 muaj më parë te workshop-i mbajtur te Plepat e Durrësit u përgënjeshtruan nga Mossadi në më pak se dy muaj pasi dolën nga goja e Ambasadorit Lu (ndeshja e futbollit Shqipëri-Izrael). Sukseset e Qeverisë Rama kundra terrorizmit, që afirmonte ambasadori Lu në mbështetje të deklaratave të OJQ-irsit shqiptar, organizator i konferencës, ishin iluzore. Thjesht kasapët e ISIS-it kishin ndërruar taktikë. Ata nuk donin më rekrutët të shkonin në Sham e në Irak, por të vrisnin e të prisnin të pabesët në vendet e tyre (përfshirë Shqipërinë).

Të tjerë shqiptarë edhe për shkaqe AND-je familjare sytë i mbajnë nga Rusia e ringjallur putiniane. Për ta e ardhmja nuk është Time?s Square as Statuja e Djaloshit, që bën Pipinë, por Sheshi i Kuq në Moskë dhe Nevski Prospect në Sank Pjetërburg. Për të orientuar sa më shumë shqiptarë drejt Kremlinit FSB-ja sot po shfrytëzon mrekullisht ?defterët? e vjetër të KGB-së dhe  GRU-së, me qëllim që nipërit dhe mbesat shqiptarë t?u qëndrojnë besnikë firmave të gjyshërve të tyre hedhur nja 60 vjet më parë. Me ?defterë? të vjetër, me pushtet të butë e me blerje qeveritarësh Rilindjotë, Rusia jo thjesht po penetron në Shqipëri, sidomos në sektorët e turizmit, energjitikës dhe tregut të  pasurive të patundshme, por ajo po përdor mrekullisht edhe instrumentat e të ashtuquajturit pushtet i butë.

Turqia e ?Jeni Padishah? Erdogan po ashtu është një alternativë për mjaft shqiptarë madje edhe jo të besimit musliman, përderisa Brukseli për hir të stabilitetit të leshit do tolerojë këtë klasë politike shqiptare. BE-ja, që pranimin e Shqipërisë e ka shtyrë për në Kalendat greke, ndërsa shpërblen Serbinë duarpërgjakur, natyrisht bëhet më pak tërheqëse për mendjet dhe zemrat e shqiptarëve. Nëse BE-ja edhe për hapjen e atyre farë negociatash, u vë si kusht shqiptarëve, t?i lëshojnë aq e kaq kilometra det Greqisë, normal, që shqiptarët do të ndiejnë afinitet me Turqinë e Erdoganit. Kur Brukseli përfaqësohet në Tiranë nga ish dashnorja e Marko Kovacit, heroit të Vukovarit, Ankaraja përfaqësohet në Tiranë me 3 ambasadorë rrjesht njëri më burrë esnaf se tjetri, njëri më pro shqiptar se tjetri. Diplomatët turq nuk vinë në Tiranë, për t?u pasururar ?uma-uma?, sic thonë italianët, as edhe për turizëm seksual, por për të promovuar agjendën e Ankarasë në tokat e banuara denbabaden nga shqiptarët në Ballkan.

Ndryshe nga c?u brockullit në ëorkshop, Kina nuk synon vetëm një penetrim gjeoekonomik në Ballkan, por edhe gjeopolitik. Kina nuk ndërton në Bullgari vetëm fabrika për montim automjetesh të markës ?Great Ëall?, por edhe nëpërpmjet famëmadhit ?Institut të Konfucit? dhe gjithfarë aktivitetesh kulturore synon më shumë se shënjestra thjesht ekonomike në Ballkan e në Shqipëri!

?Derdimenët? erbertianë

Me qëllim që lexuesi të kuptojë kollaren, që OJQ-irsat shqiptarë u varën ?derdimenëve? erbertianë, do publikojmë një foto, që i nxjerr bojën përgjërimeve pro europianiste të OJQ-irsave tanë.

Sic shihet në foto, dy pronarët e OJQ-ve, që dhanë kontribut të shquar për organizimin e Konferencës mbi Gjeopolitikën, janë në një takim me Sh.T. ambasadorin rus Karpushin. Në takim dy OJQ-irsat tanë po diskutojnë si e si të rrisin bashkëpunimin e OJQ-ve në pronësi të tyre me Ambasadën e Federatës Ruse në Tiranë, për të organizuar aktivitete të përbashkta të paguara nga fondet e kësaj ambasade. Në takim dy OJQ-irsat tanë ju mburrën ambasadorit rus se ata me fonde serbe e iraniane kanë zhvilluar dhe planifikojnë të zhvillojnë aktivitete në Shqipëri në bashkëpunim me ambasadat serbe dhe iraniane.

Takimi i pasqyruar në fot u zhvillua në nëntor 2016. Pas një viti bashkëpunim i frytshëm i OJQ-irsave tanë me Ambasadën Ruse normalisht, që ka arritur në fazën e lidhjes së fryteve! Që ta kuptojë edhe lexuesi i gjerë këta OJQ-irsa, të cilëve u djeg barku për Brukselin e Uashingtonin, pasi janë fryrë me euro dhe USD të fondeve shtetërore (UASAID dhe BE) dhe private, që nga Sorosi te ?Fridricht Erbert Foundation Tirana?, nuk kanë fare qibar për të mbushur xhepat edhe me rubla, riales apo dinarë!

Pikërisht të tillë OJQ-irsa dalin garant para ?derdimenëve? erbertianë, që shqiptarët nuk kanë Plan B, përvec Planit A, atij të Brukselit. Garancive të dhëna nga këta OJQ-irsa  fonde gëlltitës mund t?u besohet po aq sa leksioneve të mbajtura nga një ish punëtore seksi drejtuar vajzave në moshën e puberitetit, përsa i përket ruajtjes së virgjërisë (Sic!)

 

GJERGJ THANASI





Lajmet e fundit nga