Atentati i 30 qershorit në Korçë/ Arrestohet vëllai i autorit, në pranga dhe i plagosuri
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
“Top Channel” ka një rënie të vazhdueshme të audiencës së tij këto vitet e fundit. Të gjithë kanë konstatuar si problem faktin se media më e madhe në vend rrudhej në audiencë, për shkak të qëndrimeve pro qeveritare dhe thuajse ishte bërë si dikur TVSH e vjetër.
Por a është thjesht dhe vetëm ky problemi? Në fakt nga “Top Channel” janë larguar dhjetra profesionistë dhe ky është në fakt problemi i vërtetë pse jepen emisione mediokre apo që audienca të kërkohet të ngrihet me hiret e Luanës apo veshjet e saj provokative. Duke e nisur nga fundi, nga Luana, emisioni i saj është një pjesë e ish-programit “E Diell” disa kohë më parë, që tashmë i është ndryshuar paksa formati. Thelbit nuk ka nevoje ti hyjmë pasi atë s’ka ku e kafshon as qeni.
Eksodi nga “Top Channel” ka filluar me Bledar Zaganjorin dhe Mentor Kikinë, të dy drejtuesit e lajmeve të cilët u zëvendësuan nga Sokol Balla i cili u largua së fundi. Balla shkoi si zë i qeverisë duke qeshur dhe iku po si zë i qeverisë por duke qarë.
Zaganjori ishte themelues i “Top Channel” dhe drejtor informacioni në momente mjaft delikate për Top-in, kryeredaktor qëndronte Kikia, të dy ikën.
Por nga “Topi” kanë ikur dhjetra gazetarë si Muhamet Veliu, Endri Xhafo (I rikthyer), Elona Meço, Rovena Moçka, Klodiana Kapo, Lira Burgia etj.
E shoqëruar me mbylljen e zyrave të Prishtinës dhe Shkupit, me korrespondentët e jashtëm si Arta Tozaj, Kim Mehmeti, së fundi dhe Idro Seferi një ikonë e “Top Channel” që raportonte nga Serbia.
Ikona e lajmeve Monika Stafa, Rudina e Shqip, Sokol Shameti apo Zefina e “The Voice”.
Marina e Sportit ishte një largim jo i pakët, ajo ishte qershia mbi tortën e emisionit sportiv, që tashmë e ndjen shumë mungesën e saj.
Rënia e “Top Channel” në fakt nisi në fundin e 2015, kur Vjollca Hoxha largoi dy nga drejtuesit kryesorë Enkelejd Joti, ish-drejtori i përgjithshëm dhe Skerdi Drenova, ish-zëvendës drejtor i përgjithshëm dhe shtyllë e prodhimit. Enkelejdi Joti u shkarkua me një skenar nga Vjollca Hoxha, në momentin kur ajo mori firmat e bashkë aksionerëve për disa ndryshime në drejtimin e Top-it. Joti ishte themelues i “Top Channel”, mik i ngushtë i të ndjerit Dritan Hoxha, Keli e dinte më shumë se kushdo tjetër ku i pikonte çatia këtij televizioni. Siç ishin të gjithë anëtarët e bordit që drejtonte kolegjialisht Top-in dhe që u larguan menjëherë më pas prej zonjës Hoxha.
Së fundi ikën edhe Sokol Balla që me apo pa lot në sy është një gazetar me eksperiencë, i cili pak kohë më parë u përfshi në një skandal publik, kur ju publikua një video ku ai masturbohej live me një partnere në kompjuter. Atëherë “Top Channel” nuk e largoi, e mbrojti dhe gjithçka u kalua, por dje ka ardhur shkarkimi i tij, ndërkohë që Vjollca Hoxha prej disa ditësh kishte filluar të kërkonte zëvendësuesin.
Të gjithë kanë ikur nga Top-i. Kush dje dhe kush sot. Eksodi në një nga ekranet ikonë nuk ndalet. Edhe pse nuk lëviz Alban Dudushi, thuajse i dalë totalisht mode.
Raportet e audiencës tregojnë një ulje të madhe të shikueshmërisë. Opinioni e shpartallon “Top Story”, Aldo në mëngjes është on TOP, Fiksi nuk është më ai i dikurshmi me skandalet dhe editorialet e forta politike kundër qeverisë, STOP-i ka ngritur mjaft audiencën e tij. Edicionet informative në “Top Channel” ishin si lajmet e TVSH në kohën e diktaturës ku thureshin elozhe për qeverinë dhe udhëheqësin, mjaftuan dy kronika kritike që njerëzit të thoshin, ç’po ndodh në “Top Channel”.
Në fakt s’po ndodh asgjë. Vjollca nuk do që Rama të ketë nën kontroll drejtorët e redaksive të saj, ashtu siç nuk donte që gjithçka të kalonte nëpërmjet Kelit, Ballës, Xakes apo Filipit. Vjollca po kërkon të njihet si pronare, ajo kërkon që gjithçka dhe çdo kërkesë nga Rama të kalojë prej saj. Por tashmë perandoria “Top Channel” nuk është më ajo e para, detyrën e bëri me Berishën, me Ramën të gjithë e shohin si ?lojë? apo një çështje që do zgjidhet pas sqarimit të pazareve.
Nuk mjafton të kesh qenë gruaja e Tanit apo vajza e tij që të dish të ndërtosh një media ta mbash “on TOP” dhe të jesh e respektuar për atë që bën. Vjollca nuk bëhet dot Tani, as vajzat dhe dhëndurët, nuk do mund ta bëjnë kurrë atë që bëri Tani, prandaj nuk do kemi më “Top Channel”, por një tjetër media që me lëvizjet e vazhdueshme mund të quhet “Vjollca Top Channel TV”.
“Top Channel” është ikona e ngritur nga Dritan Hoxha, më një grup bashkëpunëtorësh që Vjollca i ?zhduku? të gjithë, kanë ngelur disa kokrra që do ju vijë koha dhe do ikin dhe ata, një e nga një.
“Top Channel” ka humbur peshën dhe shkëlqimin e dikurshëm në tregun mediatik sepse televizioni nuk drejtohet më
me idetë, forcën dhe shpirtin e Tanit, por nga Vjollca dhe vajzat e Tanit, që kurrë s’mund të jenë Tani. Humbëm Tanin, por kishim Toip-in, që vazhdonte edhe për inerci, por edhe sepse bashkëpunëtorët e tij ishin aty. U larguan edhe këta të fundit, aty ka ngelur vetëm Vjollca, shikoni dhe shijoni “Top Channel” sipas modelit të saj, simboli është Luana, Ledioni e co.
Top Channel sot po korr çfarë mbolli Vjollca, ajo ende nuk e ka kuptuar që ai nuk është Televizioni i saj, por i shqiptarëve, të cilët e mbështetën dhe e dashuruan kur e udhëhiqte Dritan Hoxha, dhe pa asnjë problem e braktisin kur produkti që jep është për të qarë hallin.
Ja lista e të larguarve nëndrejtimin e Vjollca Hoxhës:
Arta Tozaj – Reportere nga Brukseli
Ardian Proko – Zv.Drejtor i Përgjithshëm i “Top Channel”
Bledar Zaganjori -Drejtor i Lajmeve
Bujar Kokonozi – Drejtor Artistik
Elona Meço – Gazetare
Enkel Joti – Drejtor i Përgjithshëm
Enkelejd Llanaj – Producent Ekzekutiv, Redaktor ekonomie
Hektor Pustina – Drejtor i “Top Albania Radio”
Idro Seferi – Reporter nga Beogradi
Jonida Shehu – Drejtuese e emisionit ?Pasdite në Top Channel?
Kim Mehmeti – Redaksia e “Top Channel” në Maqedoni
Klodiana Kapo -Gazetare
Lira Burgija – Gazetare
Marina Vjollca – Bashkëprezantuese e emisionit ?Procesi Sportiv?
Mentor Kikia – Kryeredaktor
Monika Stafa – Moderatore, gazetare
Muhamet Veliu – Gazetar
Rovena Moçka – Gazetare
Rudina Xhunga – Drejtuese e emisionit ?Shqip?
Skerdi Drenova – Zv.Drejtor i Përgjithshëm i “Top Channel”
Sokol Balla – Drejtor Informacioni
Sokol Shameti – Autor i programit “Pop Channel”
Sonila Agostini – Redaktore
Zefina Hasani – Autore e programit “The Voice”
Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ne një 37-vjeçari rapo...
Ditën e sotme si Përfaqësues i Kryesisë së OSBE-së për vitin...
Nga Dashnor KaloçiAshtu siç pamë dhe nga numri i kaluar, ngj...
Në një intervistë për gazetën “TemA”, ish-deputeti Namik Dok...
Policia e Maqedonisë ka raportuar ditën e sotme gjetjen e nj...
Ndër të tjera, gjatë bisedës në “Studio e Hapur” të gazetare...
Shtatë persona kanë humbur jetën në Greqi si pasojë e motit ...
Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën për...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas raportit të Stabilizim ...
Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e djeshme ishte i ftuar në em...
Pamjet që shihni në këtë video tregojnë momentin e arrestimi...
Dy doganierët e pikës kufitare të Qaf-Botëas, dyshohet se ja...
Lëvizja Socialiste për Integrim ka organizuar ditën e sotme ...
Nga Robert RRASAIsh -Presidenti Nishani aprovoi dhe dekretoi...
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në këshillin bashkiak të ...
Goditja e parë në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” ësh...
Pasi CityNews dha i pari lajmin e shkarkimit të Sokol Ballës...
Policia ka zbardhur detaje të tjera në lidhje me sekuestrimi...
*Valbona Mezini Partia Demokratike prej muajsh është e sëmu...
Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, nuk e ka pritur aspak mi...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...