web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fshihte lëndë narkotike në lulishte/ Arrestohet shqiptari

14 Nëntor 2017, 11:12, Aktualitet CNA

Policia a Chietit në Itali ka arrestuar shtetasin shqiptar me iniciale B.A., pasi akuzohet se në bashkëpunim me 3 persona të tjerë të kombësive të ndryshme shpërndanin lëndë narkotike për të rinjtë e zonës.

31-vjecari, i cili e fshihte lëndën narkotike në lulishtet e qytetit u vu në pranga pas një kontrolli të befasishëm, ku ju gjetën 1 kilogram lëndë narkotike e llojit marijuanë.

Më vonë, gjatë një kontrolli tjetër, autoritetet policore gjetën edhe 250 gramë të tjera marijuanë, 350 gram kokainë dhe një peshore elektronike. /CityNews





Lajmet e fundit nga