web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Emërimi i Visho Ajazit ambasador në NATO/ Patozi: Një erë e keqe po vjen

13 Nëntor 2017, 20:54, Aktualitet CNA

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, teksa komentoi dorëheqjen e Visho Ajazit nga posti i kreut të SHISH dhe emërimin e tij si ambasador i Shqipërisë në NATO, tha se pretendimet e opozitës për shkarkim dhe kërcënim nga Rama u hodhën poshtë.

Patoti ngriti dyshimet për një marrëveshje mes Ramës dhe Ajazi, e jo për presion ndaj këtij të fundit.

“Një erë e keqe po vjen. Sot ra varianti i presionit të Kryeministrit ndaj Visho Ajazit për të dhënë dorëheqjen. Rama nuk mund ta kërcënonte Ajazin, pasi nuk mundet që një kryeministër ta kërcënojë kreun e SHISH, ky i dyti kryeministrin po. Ndaj kryeministri nuk mund ta largojë kreun e SHISH pa ndihmën e Presidentit.”, – tha Patozi në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”. /CityNews





Lajmet e fundit nga