web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Liroi të kërkuarin për vrasje/ Detaje të reja që “kryqëzojnë” gjyqtarin

11 Nëntor 2017, 10:41, Aktualitet CNA

Përveç pamjeve filmike të kamerës në lokalin në Fushë Krujë, ku u morën paratë e rryshfetit, fakte të reja janë zbuluar lidhur me akuzën ndaj gjyqtarit që tashmë ndodhet prapa hekurave, Shkëlqim Miri.

Gazeta “Panorama” shkruan se prova e dytë janë mesazhet përmes aplikacionit ?WhatsApp?.

Pas dorëzimit të parave në Fushë-Krujë, një i dyshuar tjetër njofton më pas të dënuarin Doda përmes ?WhatsApp?-it se për dy javë çështja sistemohej.

Kujtojmë se ndalimi i Miriu u bë dje nga oficerët e Sektorit për Hetimin e Korrupsionin në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Operacioni për arrestimin e gjyqtarit u kodua ?Një vrasje e dytë?. /Citynews





Lajmet e fundit nga