Shtyhet afati i skemës kombëtare/ Salla: Në vijim diskutimet për IPARD
Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, njoftoi shtyrjen me 10 ...
Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, njoftoi shtyrjen me 10 ...
Ermira Shehaj nga Ballshi, mësuese në shkollën ?Besëlidhja, denoncon se pas 10 vjetësh punë në këtë shkollë në lëndën e bio-kimisë, për të cilën është diplomuar, e kanë nxjerrë jashtë profilit pa të drejtë. Ermira tregon se ka dalë e para në portalin e rrethit Mallakastër e Fier, por aktualisht është me kontratë 3-mujore dhe jep edukim fizik.
Pas disa ankesave, Zyra Arsimore Mallakastër ka marrë urdhër të sistemojë në punë Ermirën. Drejtoresha e shkollës, Etilda Dishaj thotë se ishin shumë mësues bio-kimie, ndaj u sakrifikua Ermira Shehaj.
Në komunikimin me drejtuesin e ZA Mallakastër, ky i fundit i kërkon gazetares autorizim. Pas një situate në kufijtë e absurdit, kreu i ZA, Gentian Dervishi thotë se Ermira Shehaj ka dalë jashtë profilit nga shkolla e tani mund të aplikojë për mësuese ndihmëse ku ka nevojë??!
?Quhem Ermira Shehaj. Kam studiuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, dega Biologji ? Kimi. Në vitin 2008 kam ardhur në shkollën 9 ? vjeçare ?Besëlidhja?. Jam emëruar mësuese definitive për lëndët Biologji ? Kimi dhe pas 10 vitesh pune, ku në profil isha mbi 50 % të orëve të mia, u vendos që unë duhet të largohesha jashtë profilit padrejtësisht.
Këtë vit janë bërë emërimet për mësues ? ndihmës, ku shumë mirë mund të isha futur dhe unë, pasi jam e kualifikuar me shkallën e dytë të kualifikimit, ?shumë mirë?, pra 10 ? vjeçar.
Dhe më kryesorja, jam fituese e portalit, e para me pikë nga lëndët e mia, por jo vetëm, edhe nga të gjithë lëndët e tjera të mësuesisë në Mallkastër dhe po ashtu në qarkun Fier.
Por aktualisht jam përsëri me kontratë 3 ? mujore, duke dhënë lëndën e Edukimit Fizik.
Pas ankimimeve që kam bërë në Zyrën Arsimore Mallakastër, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe në Komisionerin e Mbrojtjes për Diskriminim, përgjigjia që është kthyer është që vendi i parë i mundshëm që do të hapet, unë duhet të rregullohesha patjetër, jo si kryefamiljare, por sepse e meritoj, duke qenë e para në listë, e renditur nga portali ?Mësues për Shqipërinë?.
Gazetarja e emisionit ?STOP? i është drejtuar shkollës ?Besëlidhja? në Ballsh për të komunikuar me drejtoreshën e saj, Etilda Dishaj.
?Kur unë jam emëruar drejtuese e shkollës, më është kërkuar që të bëj zbatimin me përpikmëri të udhëzimit?, shprehet drejtoresha, e cila shton se në këtë shkollë kanë qenë 3 mësues bio-kimie, por nuk ka patur ngarkesë. Sipas udhëzimit, Dishaj ka ndarë ngarkesën, duke respektuar normën mësimore e duke mbajtur të punësuar ish ? nëndrejtorin e shkollës dhe një mësuese tjetër. Por mësuese Shehaj thotë se nëndrejtori ka ardhur më pas, ndaj nuk kishin pse të sakrifikonin atë.
E pyetur nga gazetarja se përse konkurojnë mësuesit në portal kur nxirret i pavlefshëm, drejtoresha thotë se për këtë mbajnë përgjegjësi organet e tjera, të cilat e menaxhojnë.
Ndaj gazetarja e emisionit ?STOP? dhe denoncuesja iu drejtuan Zyrës Arsimore Mallakastër për të marrë një përgjigje nga drejtuesi i këtij institucioni.
Drejtori ZAM ? Nga ju, dua urdhrin e punës dhe ?
Gazetarja ? Shumë bukur! Jam gazetare e emisionit ?Stop? dhe do ta shohësh veten tek ?Stop?.
Drejtori ZAM ? Jam shumë i gëzuar! Por, dua autorizimin!
Gazetarja ? Po, nuk kam! Nuk shkoj me autorizim unë.
Drejtori ZAM ? Atëherë, jeni të paligjshëm, që keni ardhur këtu.
Gazetarja ? Jo, jo?unë kam ardhur me logon e Klanit, dhe sipas nenit 4, të së Drejtës së Informimit, je i detyruar, përderisa ke këtë post publik, të më përgjigjesh.
Drejtori ZAM ? Në rast se jeni nga Klani dhe emisioni ?Stop?, ju dua urdhrin e punës dhe autorizimin! Të lutem!
Gazetarja ? Më falni! Drejtori i ZA-së, i nderuar, keni pirë ndonjë gjë? Se folëm bashkë më përpara, lamë një takim.
Drejtori ZAM ? Unë, unë?! Mua mos më ofendo dhe mos më thuaj: ke pirë! Do të lutem, nuk të përgjigjem për asnjë gjë!
Gazetarja ? Në dorë kam Komisionin e Disiplinës, pika 1 ( shkresa)? Komisioni i Disiplinës, Pika 1 : ?Duke pasur parasysh gjendjen familjare të ankueses, rekomandojmë që nga ana e ZA-së Mallakastër, të studiohet mundësia e sistemimit, sa më të shpejtë të zonjës Shehaj! Pse nuk e keni sistemuar në profilin Biologji?
Drejtori ZAM ? Zonja Shehaj është në punë pa ndërprerje.
Gazetarja ? Po është me kontratë, është me kontratë.
Drejtori ZAM ? Do t?ju lutem, mund të dilni?
Gazetarja ? S?dal! S?dal!
Drejtori ZAM ? Më sillni autorizimin pra!
Gazetarja ? Çfarë autorizimi?
Drejtori ZAM ? Do të dal unë. Juve rrini në zyrë!
Gazetarja ? Pse do të dalësh?
Drejtori ZAM ? Do të dal unë, pra?
Gazetarja ? Po dil! Dil, nëqoftëse nuk e mban këtë post! Dil!
Drejtori ZAM ? Më fal, të lutem! Më sillni autorizimin, që jeni e emisionit ?Klan?, të lutem!
Gazetarja ? Ja!
Drejtori ZAM ? Nuk është kjo!
Gazetarja ? Po, kjo pra është. Kjo është.
Drejtori ZAM ? Nuk është kjo. Më sillni autorizimin!
Gazetarja ? Po, nuk është ky argumenti.
Gazetarja ? Pse nuk ke zbatuar Komisionin e Disiplinës? Komisioneri për Mbrojtjen?
Drejtori ZAM ? Të lutem! Nuk të jap sqarim!
Gazetarja ? Do të ma japësh! Sepse je i detyruar, ke një post publik.
Drejtori ZAM ? Ia kam thënë zyshës, ia kam thënë?
Gazetarja ? Pse nuk e ke ekzekutuar? Zysha është e para në portal.
Drejtori ZAM ? Do t?ju lutem të mos veproni kështu!
Gazetarja ? Eshtë e para në portal, në Mallakastër?
Drejtori ZAM ? Të lutem, po të kërkoj diçka ligjore: Dua autorizimin tuaj, që jeni përfaqësuese ?
Gazetarja ? S?kam autorizim.
Drejtori ZAM ? Atëherë, nuk të përgjigjem sot.
Gazetarja ? Dakord!
Drejtori ZAM ? Merrni autorizimin dhe paraqituni!
Gazetarja ? Po s?mund të vij unë kur të kesh ti dëshirë.
Drejtori ZAM ? Të vij unë tek emisioni ?Klan?.
Gazetarja ? Jo, s?ke pse vjen fare. Ekzekuto këtë ti që të mos vish!
Drejtori ZAM ? Të lutem zonja Odeta! Të lutem, të thashë!
Gazetarja ? Uau?pse më njihkeni ju? Po ju s?më njihnit mua!
Drejtori ZAM ? Po pra se edhe kemi folur në telefon.
Gazetarja ? Po të them, njerëzore, hajde ulemi që të flasim si dy njerëz të kulturuar?
Drejtori ZAM ? Absolutisht!
Gazetarja ? Unë në pozicionin tim?
Drejtori ZAM ? Zysha nga momenti që e ka prekur reforma e deri më sot nuk ka ndenjur asnjë ditë pa punë.
Gazetarja ? Po është me kontratë, more Drejtor!
Drejtori ZAM ? Po! Me kontratë.
Gazetarja ? Eshtë jashtë profilit.
Drejtori ZAM -Po, pra!
Gazetarja ? Jep Edukimin Fizik.
Drejtori ZAM ? Po pra, shumë mirë!
Gazetarja ? Po si more, e thua me të madhe ti! Ajo ka mbaruar Bio-Kimi.
Drejtori ZAM ? Në rast, se do të ketë filluar, një mësuese për Bio-Kimi nga portali ?
Gazetarja ? Ka filluar..ka filluar.
Mësuesja ? Ju keni sjellë dikë tjetër tek shkolla ime, edhe ajo është për Bio-Kimi.
Drejtori ZAM ? Aha, ok!
Mësuesja ? Elisabeta Niçaj!
Gazetarja ? E keni njoftuar Komisionerin lidhur me mundësinë e sistemimit të zonjës Shehaj?
Drejtori ZAM ? Do të lutem, mund të hysh pa kështu ? pa kamera, të flasim diçka bashkë? Mund të flasim paraprakisht?
Gazetarja ? Dëgjo, se për mua si gazetare, kjo lloj sjellje e jotja është ?skup?! Do të flasësh tamam? Të të nxjerr siç duhet?!
Drejtori ZAM ? O Odeta, tani ?
Gazetarja ? Siç ke vepruar.
Drejtori ZAM ? Tani, mund të të ?
Gazetarja ? Jo! Nuk më ofendon ti mua!
Gentian Dervishi, drejtori i Zyrës Arsimore Mallakastër, vendosi të pranojë të përgjigjet para stafit të emisionit ?STOP? në lidhje me padrejtësinë që i është bërë mësuese Shehaj.
?Në kuadër të reformës që është bërë në sistemin arsimor parauniversitar, urdhrit numër 63 të Ministres së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla. Mësuesja është prekur nga reforma, vlerësimi i dosjeve nuk ka qeë në Zyrën Arsimore, por është bërë në shkollën ?Besëlidhja?. Është vlerësuar dhe ka dalë si mësuese jashtë profili?.
Drejtori i ZAM tregon se një shkollë ka bërë kërkesë për mësuese-ndihmëse për një nxënës me aftësi të kufizuara dhe se ai mund ta sugjerojë mësuesen, meqënëse është i pranishëm edhe emisioni ?STOP?.
Ndërkohë që shkolla ?Besëlidhja? ka bërë kërkesë për mësues ? ndihmës, por ZAM është duke studiuar, pasi jo të gjithë nxënësit me aftësi të kufizuara do të mund të kenë mësues ? ndihmës.
Drejtori ZAM ? Mundësinë, për t?ju dhënë një kafe? Se keni ardhur nga larg ë ?
Gazetarja ? Nuk ? nuk u sollët mirë me ne. Mirupafshim! Nuk e meritoni!
Drejtori ZAM ? Mirë, ok!
Gazetarja ? Gjithë të mirat!
Gazetarja rikthehet në shkollën ?Besëlidhja? për të pyetur drejtoreshën e saj sesa nxënës kanë nevojë për mësues ? ndihmës. Ajo tregon se në shkollë janë shtuar 4 nxënës me aftësi të kufizuara, ndaj i ka bërë kërkesë për Zyrës Arsimore Mallakastër për mësues ? ndihmës, por ende nuk kanë marrë një përgjigje.
Kryetari i Komisionit të Vlerësimit të mësuesve fitues në portal, Reshat Dervishi thotë se në momentin e parë që do të kërkohet mësuese Bio ? Kimie, Ermira Shehaj do të punësohet. Kjo e fundit tregon se në shkollën ?Besëlidhja? është punësuar një mësuese Bio ? Kimie si mësuese ? ndihmëse. Dervishi shprehet se Zyra Arsimore ka një komision psiko-social që i përzgjedh ndihmës-mësueset, ndaj nuk është përgjegjësia e tij.
Karabinierët e qytetit të Raguzës arrestuan dy vëllezër romë...
Nëse mendoni se keni parë çdo gjë kur vjen fjala për artin e...
Kristi Pinderi një nga aktivistët kryesore për të drejtat e ...
Banka e Shqipërisë ka konfirmuar atë që kishte paralajmëruar...
Moderatori Adi Krasta i ka rrëfyer gazetares Eni Vasili se d...
Mbrëmjen e sotme breshëri kallashnikovi janë dëgjuar në zonë...
27 fermerë nga Novosela nuk kanë marrë dëmshpërblimin e përm...
“Marrëdhëniet e mia me Ramën janë të njejta siç i kam pasur...
Ky debati i gjatë i raportit të Edi Ramës me shtypin ta shpi...
Në vijim të intervistës së tij në emisionin “Studio e Hapur”...
Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia për veprën penale ...
I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasil...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka publikuar një koment, ku a...
Nga Gjorg KodraIlva Tare e gjen të keqen e medias te Trump d...
Një aksident automobilistik është regjistruar pak momente më...
‘Listat e PD për zgjedhje mund të ishte më e mirë’, kështu k...
Në policinë greke ditën e sotme ka mbërritur një denoncim, k...
I ftuar në emisionin “Kolaudim” në In Tv, moderatori i emis...
Një krim midis adoleshentëve është regjistruar pak çaste më ...
Gjatë fjalës së tij në takimin e sotëm më strukturat e LSI n...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...